Ina Rama do e çojë shkarkimin në Kushtetuese (por kjo nuk do e ndalë Nishanin)

24 Nëntor 2012, 10:40Politika TEMA

Kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka të drejtën të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e saj, mund ta ndërmarrë një hap të tillë, por jo tani kur asaj nuk i ka mbërritur një vendim nga presidenti Bujar Nishani.

Burime nga organi i akuzës thanë se përderisa nuk ka një vendim, nuk do i drejtohen Kushtetueses. Që do të thotë se ata do i drejtohen pasi të jetë bërë fakt i kryer shkarkimi i saj.

Opozita pretendon se shkarkimi i Ina Ramës është antikushtetues, pasi ndryshimet e reja kushtetuese nuk kanë fuqi prapavepruese. Por presidenti Nishani pretendon se mandati nis në ditën kur nis puna e një zyrtari. Ai thotë se për këtë çështje është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese.

Edhe ish- kryeprokurorët Arben Rakipi dhe Theodhori Sollaku janë ankuar në Kushtetuese për shkarkimin e tyre, por edhe pse gjykata u dha të drejtë, ata sërish nuk u rikthyen në detyrë.

14 komente në “Ina Rama do e çojë shkarkimin në Kushtetuese (por kjo nuk do e ndalë Nishanin)”

  1. LORA says:

    I mbaj mend mire Rakipin e Sollakun qe vepruan juridikisht “pas pilafit”,megjithese e fituan ne leter drejtesine.
    Keshtu qe ne rastin Ina Rama duhet vepruar krejt ndryshe,me PARAPRITJE.Sado tutkun qe eshte sakati nishani(ose bujari ju degjon)ai e ka friken e ligjit.

  2. banija01 says:

    Kete qe do te beje Kryeprokurorja Ina Rama qe kur te jete shkarkuar si paraardhesit e saje atehere do ta kerkoje ne Kushtetuese kesaje nga jugu i thone “prit gomar qe te mbije bare”.Ina duhet te mirte masat si lepuri kur pa kalin qe tridhej

  3. Brussels says:

    Po sikur ne vitin 2008 qe u bene ndryshimet kushtetuese, Ina Rama te kishte ne shume se 5 vjet ne ate detyre, dhe jo 6 muaj sic qelloi te ishte rasti, si do te behej interpretimi ligjor? Sigurisht nuk do ti thuhej se meqe ke me shume se 5 vjet do te largohesh menjehere, pra ne ne po ate vit (2008).

  4. kondi uk says:

    Po di maloku Berisha se c’fare eshte Gjykata Kushtetuese,Ai di vetem Ligjin e eger te maleve.

  5. Brussels says:

    Po sikur ne vitin 2008 (kur u bene ndryshimet kushtetuese), Ina Rama te kishte ne ate detyre me shume se 5 vjet si do te interpretohej rasti? Sigurisht qe asaj ne ate vit (2008) nuk do ti thuhej qe duhet te lesh detyren. Me nje supozim logjika ta thote qe ligjit i mungon qartesia, dhe automatikisht ajo duhet te qendroje ne ate detyre deri ne maj te vitit 2013.

  6. KATANI says:

    Te kisha thene, moj Silvia, mos i leviz vithet sa andej-këtej por pozicionohu ne pajtim me ligjin. Ty te dukej se do t’ia hidhje Viçidolit vetem me talljen qe bere per Gerdecin, ku i shpetove djalin. Prandaj e kyçe gojen kur ai te dha titullin e larte “Lavire Bulevardi”, duke menduar se toleranca ne dem te drejtesise dhe ne dem te dinjitetit tend (nuk e di nese ke vertet dinjitet!) do te ta siguronte postin e larte si gocë e llastuar e ambasadoreve amerikane. Ah, moj Silvia, syte e tu të butë nuk dinin te shikonin tej fasades se mafies politike si syte e Korrados, prandaj te kisha porositur: “Mos u beso buzeqeshjeve te ambasadoreve dhe te perfaqesuesit te BE, se ata ta kane me hile, por ti fluturoje ne qiellin e shtate.” Tani shkruaj kujtimet si Kryeprokurore e deshtuar dhe mos prit derman as nga Kushtetuesja e as nga Zoti. Te fala me keqardhje: Corrado Catani

  7. elda says:

    Te thonte dikush tua hapim letrat,jo thonje ti,mos u afroni tek te medhenjt,te medhenjt ty te quajten cka mos, dhe tani do te hudhin ne rrug, ashtu sic te than, kjo do te thot,ate qe nuk bere ti, do ta bejn ty.

  8. ol says:

    Opozita mos votoje ligjet qe kerkojne antishqiptaret.Pervec masakrave te tjera t’i vihet si kusht edhe kjo e Ina Rames.Shteti ne keto 20 vjet nuk ka kaluar ne menyre demokratike,atehere pse duhet te marim statusin.Opozita duhet t’i veri bllok Saliut si shkaktar i kesaj demokracie te shemtuar deri ne doreheqjen e tij.

  9. tefta says:

    ZONJA INA RAMA BJERI PUNES GJER NE FUND SIPAS LIGJIT SHQIPETAR DHE NDERKOMBETAR

  10. shpatar says:

    Ina.Nuk ka drejtesi ne Shqiperi .Ti e di me mire se ne.Mos beje gabimet e atyreve qe i drejtohen Kushtetueses.Me mire beje topin dhe shiko profesjonin.Ne Shqiperi nuk kane vlere njerzit e pastert dhe kopetente. Ata qe bejne ligjin jane te veshur me tjeter kostum -antikombetare.

  11. plaku says:

    E cfare ndryshimi do te kete ne se kjo zonje do ngelet kryeprokurore edhe per disa muaj ? Une nuk marr vesh nga drejtesia por kam mendimin se kjo zonje nuk ishte ne lartesine e detyres se saja. Kjo zonje u frikesua nga Sale injoranti. Nga ana tjeter populli thoe se me nje dallandyshe nuk vjen pranvera. Kjo zonje duhej te bente dicka mbrojtje te ligjit dhe Kushtetutes. Kuptohet qe nuk ishte kollaj por ne se e pa se nuk ja dilte dot duhej te ishte ne rregull me ndergjegjen e vet dhe te jepte doreheqjen sic ben gjithe bota.
    Nuk e di por kam pershtypjen se nuk ishte e zonja ne profesjon dhe e vendosur te kryente detyren per te cilen paguhej.

  12. pioe says:

    Znj. Ina nuk ka pse te kete kundershtime se i plotesoj mandatin e saj me nje deshtim te plote se as ze te fliste nuk kishe kur jepte intervista dhe jo te zbulonte krimet e renda qe po ndodhin ne Shqiperi qe dhe perendia te flase zore se do beje pune.Lerja vendin tjetrit nje sahat e me pare se mos nuk i dihet bene ndonje levizje .

  13. Selim Kupa says:

    Mire moj zonje,shkarkimin tande do ta cosh ne kushtetuese,po thesin me para ku do ta cosh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje