Meta: Koalicioni parazgjedhor? Ndoshta as me PD e as me PS. Zogu po mbivlerësohet

24 Nëntor 2012, 10:26Politika TEMA

Meta tha se shpreson që të mos shohë lajme për therje qengjash

Kryetari i LSI, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për Vizion Plus mbrëmjen e djeshme. Pa dhënë përgjigje të sakta, ai ka lënë të nënkuptohet se mund të dalë me PDIU në këto zgjedhje në koalicion, duke shmangur PS-në dhe PD-në. Ai tha se mund të ketë një koalicion paszgjedhor me PS-në.

Për koalicionin e zgjedhjeve të 2013-s, Meta shprehet se, “do bëjmë sondazhet dhe testimet që bën çdo forcë politike” dhe më pas do të vendosë për mënyrën se si do të paraqitet para elektoratit. Ai theksoi se, “është një mundësi reale” që LSI të mos jetë në një koalicion me Partinë Demokratike, me të cilën qeveris pas zgjedhjeve të 2009-s.

“Për forcat reja politike që përpiqen të afirmohen është gjithmonë për të qenë më vetë, për të treguar dhe forcuar identitet e tyre politik. Se këto janë projekte afatgjata, nuk kanë të bëjë thjeshtë me zgjedhjet e radhës”, u shpreh Meta.

“Tani është një situatë tjetër, LSI ka përfaqësues në KQZ dhe në përfaqësues në procesin e administrimit të zgjedhjeve”, tha Meta duke nënvizuar se në zgjedhjet e kaluar LSI ka humbur 2 mandate për pak vota, një në Tiranë dhe një në Elbasan.

Meta ka folur më pas edhe për festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë. Ai tha se nuk e di simbolikën e therjes së 1 mijë qengjave, por deklaroi se shpreson që të mos shohë lajme të tilla për therje qengjash.

Duke folur për Ahmet Zogun, ai tha se po mbivlerësohet. Meta deklaroi se largimi i tij më 7 prill ishte një moment dobësie.

“Absolutisht nuk duhet të harrojmë që është një figurë, të cilën historia e ngarkon me shumë përgjegjësi për eliminimin e shumë figurave të tjera  që nga Hasan Prishtina, që nga Luigj Gurakuqi, që nga Riza Cerova, Avni Rustemi e shumë personalitete të tjera të kohës patriotike. Megjithatë ne nuk duhet të harxhojmë shumë energji në këtë drejtim. Ne nga çdo figurë, nga çdo personalitet duhet të evidentojmë dhe të vlerësojmë anët më pozitive por duhet të ruajmë sensin e masës sepse më pas në vend që të bëhet një rivlerësim, kalojmë në një konflikt i cili nuk i shërben askujt,” tha Meta.

14 komente në “Meta: Koalicioni parazgjedhor? Ndoshta as me PD e as me PS. Zogu po mbivlerësohet”

  1. coku says:

    o ZOMBI kokemish!

    1. Vlora says:

      kur deklaron se mund te beje koalicion me ps,,,ka parasysh qe te mari vota majtas.

      ne nje kohe qe thote se do te dali me pdiu,,,dhe kur kjo parti ka deklaruar hapur se nuk ben koalicion me ps.

      si do ta zgjedh koalicionin ne kete menyre meta???????????

  2. refat sinanaj says:

    ESHTE TAKTIKE E ZGJUAR E LSI

    1. cmenduri te besosh ne Pirate si puna e Metes. says:

      I.Meta. nje lojtar me fanele te shplare,
      ka kohe qe luan ne rolin e Shvejkut,nder beteja
      per tu bere “gjeneral”!
      \Kjo linje,sa e konfirmuar aq edhe e konsumuar,
      ka bere qe te luaje si “Pyke” ne Politike!
      Lekundshmeria e tij me Amplituda Qafethyerese,
      jane bere sa gazmore,aq edhe tallese per kete njeri
      butaforik.U be nje kohe e gjate qe ketij njeriu,
      i iku Koha duke u mare me pelihvanlleqe koruptive
      dhe vetem ne caste “pikante” ne vend te cilesive
      nxjerr Bllokun per te blere ca Vota nga disa hallexhinj
      qe per hir te varferise,vleresojne Castin pa e kuptuar
      se perdhosin te ardhmen.
      I.Meta,i frenuar nga banditizmi piraterik po prezantohet
      me profile te corroditur dhe pa asnje vektor te dukshem Politik.
      perkundrazi,vete korupsioni dhe Politikat e ketij
      aventurieri Grossist,jane si dy forca me drejtime
      te kunderta ku rezultantja eshte nje Pike dhe shuma e Forcave
      ka shenjen e nje minusi te madh!
      c,ka do te thote se vete integrimi tek ky njeri
      me qendrimet e deritanishme barazohet me Zero!
      Gjithcka qe tham e gjen te shkruar tek Romani voluminoz
      i korupsionit,ku ne qender eshte personazhi yne…
      Theksojme se volumi i ketij Romani eshte shume me i madh
      se ai i titulluar “Pirati u be Pape!”
      ku tek te dy,vertitemi rreth te njejtit subjekt;
      Ku me shume vlere ka Ai qe ka
      Xhepin plote dhe jo Koken…se po te ishte ndryshe
      I.Meta duhet te ishte neper birruca Burgjesh.
      megjithate nuk do jete e larget kjo dite….
      Ai do te kete fatin e Gjelit te Detit…..

  3. Dukati! says:

    Pika Ilir malokut që na është bër diplomat. Bën sikur e kritikon Zogun por dhe e përkëdhel. Për krimet e vrasjes së figurave të mëdha nga ana e Zogut ai gjoja e dënon, por me butësi. Lere më që marrka vesh nga kategoria dialektike e masës. Mjerë Shqipëria në se bie përsëri në dorë tëp këtij xhahili provincial!

  4. lleshi says:

    Ka ren ne hall paloco, nuk din akoma nga te vej kesaj rradhe,si peshku pa uje,nje her i lepin BYTHEN PS, dhe nje her PD,ka problem se duhet nje koh e gjat per te dorezuar gjith ate pasuri te vjedhur dhe njerez qe u vran prej tij dhe Salovicit,turpi i rradhes do jete per PS po pranoj kualicjon me plehrat e kombit.

  5. kuq e zi says:

    Mos merzit o djali nga Çepani se keto pune do i rregulloj amerika ”aleati jone”http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww&playnext=1&list=PL50B6DE600CEA5E59&feature=results_video

  6. fshatari says:

    SA I PATURPSHEM KY I ASHTUQUAJTURI POLITIKAN I INTEGRIMIT TE SHQIPTAREVE!

  7. Marjela says:

    Ik ore koke qyp, as me PD as me PS, jo se deshiron koka jote e trashe por se nuk te pranuan. Yjuaj pak propozimin qe ju bere. Koke qypi kerkonte nga nje LSI-st te dytin ne liste tek 12 qarqet, dmth ne cdo qark nje deputet te sigurt, oferte qe ja beri te dy partive dhe qe sigurisht qe nuk e pranuan. Ky koke daullja me 3 deputete dhe po ben si CUB le me pastaj te kete 12. Yaaaa

  8. Ivani i madh says:

    filluan te levizin kameleonet e politikes se qelbur shqiptare o futyre e qelbur po ndjek rrugen e kunder te Berishes po mos haro se ti e Mona e pritet tere nderime mender pretedentin per fron dhe oborin e tij ne ajroportin shqipetar apo mendon se populli i haron .Tani po vine zgjedhjet dhe po te dridhen kembet se me humbjen te pret dhe burgu ku ke borxhe per te lare. Sa do dhelper te tregohesh nje dite do biesh ne cark po nuk do hash kemben po koken .

  9. Horri i Bulevardit says:

    Ndenji ne pushtet, po vijne zgjedhjet dhe sa te vjedhi vota nga e majta, pastaj del nga hajduteria dhe vazhdon qelbpsinlliqet e zakonshme.

    1. Po kush i han keto ? says:

      Ilir koke tuli po i perdor te gjitha mundesite e mashtrimit . Koke lopa eshte
      aq i lidhur me. Sali qenefin sa dhe nje wc besoj qe pa e pyetur nuk shkon.
      Po moto e ketij funderrije eshte te grumbulloje sa me shume debila rreth partise se tij.
      PD . LSI PDIU .JANE TE LIDHUR ME NJERI TJETRIN
      EDHE QE SHAN ZOGUN ME LEJE..TE SALES E BEN .
      GJITHESESI ILIR FAQE BYTHA JA LEME KOHES !!!!!!

  10. Ura e Corrovodes says:

    Cilado parti qe te pranojë bandën e hajduteve,korrupsionit dhe imoralitetit të këtij krye hajduti,do pësojë disfatë të rëndë!Aq me teper Partia e Cameve që nuk pa Asgje te mire,perkundrazi,ministri Haxhiqamil Nasto nuk dinte fare se kishte Cameri duke e mohuar atë!Meta e ka serish ne kasolle kete antishqiptar.Panariti me flamurin kokposhtë u be gaz i botës dhe ne Itali sepse e dha Striscia la notizia…Partia me skandaloze,pa moral.Premtuan integrim per 2-3 muaj,pastaj për 6,pastaj hic fare dhe askush nuk dorhiqet,as Luan Rama mburraveci i reformimit të LSI!Pergjigja u duhet dhene ne votime sepse me Saliun jane Kasta e vjeter ku frymezon Ramizi me qender Beogradin!Zhdukini keta pleshta nga trupi politik i Shqiperise jashte Europës ende,nga ky idjot që do të qendroje perjet edhe ne parti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje