Festë në Shqipëri? Administrata mendon të bëjë një udhëtim jashtë

26 Nëntor 2012, 11:00Sociale TEMA

Edhe pse në Shqipëri kemi festë, punonjësit e shtetit po shfrytëzojnë ditët e pushimit për të udhëtuar jashtë vendit.

Për shkak të pushimeve të paguara si pasojë e festës, grupe kolegësh, por edhe familjarë kanë zgjedhur të prenotojnë dhe të përfitojnë nga ofertat e agjencive turistike për të kaluar jashtë vendit vitin jubilar të Pavarësisë.

“Ata që prenotojnë janë kryesisht grupe të afërmish, kolegësh, të cilët përfitojnë nga ditët e pushimit. Festat në përgjithësi në dimër, si të nëntorit si të fundvitit, Shën Valentini apo 8 Marsi shërbejnë për të përfituar nga ofertat tona. Zakonisht në kohë festash edhe bashkëpunëtorët tonë jashtë janë më të gatshëm për të ofruar çmime të volitshme dhe oferta të pranueshme edhe pse jemi në kohë krize”, shprehet Ada për gazetën Shqip.

Edhe pse administrata ka vetëm dy ditë pushim për këtë 100 vjetor, një pjesë e punonjësve kanë menduar t’ju paraqesin shefave edhe ndonjë raport për mungesat që të jenë të lirë deri të hënën e ardhshme.

10 komente në “Festë në Shqipëri? Administrata mendon të bëjë një udhëtim jashtë”

  1. coku says:

    po e rregulluat shqiperine dhe ikni per pushime. po 2000 desh kush ti haje saliu me lulin. shkoni se pas disa muajsh do jeni perhere me pushime jashte.

  2. ambasadori says:

    epo tani ikin jashte ata qe kane bere para se ata qe skane rrine ne shtepi, festojne me deshte e saliut e te lulit mire e ke ti i ha dot haji gjithe ata kurbane…

  3. eli-Tiv says:

    …pse jo..?? te rrembejne c’fare eshte e mundur..!!

  4. ambasadori says:

    more keta slane gje pa bere, zhvasin, vrasin , genjejne ppullin gjoja me festime qe tu zene syte pr hakaretet e tyre e kane kthyer kete vend si mos me keq flasin me vete njerezit rrugeve ( lere pastaj vrasjet qe ska dite pa degjuar per makabritete horrore ) dhe jemi duke festuar me paret e ketij populli te vuajtur,
    por sdo vonoje shume se zgjedhjet 6 muaj duan pa do e shohim kete lloj banditizmi qe as ne koherat me te keqija skane ndodhur keto qe po ndodhin sot ne Shqiperi

  5. i indinjuari says:

    Per keta qe do ikin ne menyre te organizuar nuk ka cfare i ben qeveria, por ama per personat qe duan te udhetojne me makinat private kane arritur ti bllokojne. Do thoni juve si? Ka gati nje muaj qe ne zyren ku merren patentat dhe leje qarkullimet nderkombetare te percjellin duke te thene qe nuk ka kartona te cilet mbushen dhe perdoren si dokument jashte shtetit.

    ky eshte nje skandal dhe turp qe ben administrata per te penguar qytetaret te levizin lirisht. vetem e vetem qe te kete sa me shume njerez qe “do festojne” pavaresine e desheve te therrur dhe tortes se guinnesit …

    dhe si me magji dokumentat do jene te disponueshem qe nga e hena tjeter, pas festimeve …

  6. paskuqani says:

    MOS u shqetesoni te dashur komentus se kta punonjse te administrates qe do shkojn jasht shtetit dashin e kan marr qe te dogana ne durres,plus kan mar dhe shperblim bilet udhtimi per parat e tortes,por çfar do bejn ai milet thuaj qe me taksat qe i paguan shtetit,i pret dhe nga nje bilet falas atyre qe i rrjepin treqint e gjashtedhjet e pes dit te vitit,çdo popull tek e fundit meriton qeverin qe ka.

  7. Gezimi says:

    Pse te mos ikin, per kete pune i paguajme, jo per te bere pune te tjera!

  8. andi says:

    Është e çuditshme por e vërtetë: partia me prirje nazifashiste në Greqi “Agimi Artë” që sulmon çdo shenjë të etnicitetit jo grek ka lejuar Partinë Socialiste të organizojë një tubim militantësh në Athinë. Anëtarët e “Agimit të Artë” janë bërë protagonistë ditët e fundit duke sulmuar çdo të huaj në Greqi, sidomos në kryeqytetin e Athinës, pasi i shikojnë të huaj si përgjegjës të mungesë së punës. Ky protagonizëm i tyre në ditët e fundit nuk është parë në pengimin e takimit të Ramës, çka do të ishte një praktikë normale për të sojin e organizatës së tyre. Kjo heshtje e “Agimit të Artë” zhurmon edhe më shumë takimin e Edi Ramës në Greqi, pasi vërteton lidhjen e nëndheshme me faqezijtë në të anën e kufirit. Partia Socialiste dega Greqi prej ditësh ka marrë kontakte me përfaqësues të “Agimit të Artë” për mbarëvajtjen e takimit të Ramës.
    Radikalët grekë të heshtur janë të kënaqur së tepërmi për qëndrimet politike të Ramës në Tiranë, që për ta është një bekim bllokimi i tre ligjeve dhe vonimi i marrjes së statusit të vendit kandidat, ndërsa për qytetarët shqiptarë një mallkim, pasi mos marrja e statusit të vendit kandidat do të thotë zero përfitime nga fondet zhvillimore të Bashkimit Europian. Paratë e parashikuara për vendet me status kandidat në rajon janë duke u planifikuar në Bruksel. Me siguri destinacioni i ndryshuar i parave të parashikuara për Shqipërinë me status kandidat do të jenë pjesë plus për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi financiar. Dhe një prej arsyeve që “Agimi i Artë” heshti për manifestimin e Edi Ramës është mirënjohja për shuarjen e fondeve Greqisë, duke ia hequr Shqipërisë pa status.
    Sidoqoftë Kryesocialisti Rama shfrytëzoi rastin për t’u bërë thirrje emigrantëve të bëhen pjesë e ndryshimit të madh në 2013.
    Athina është baza e rekrutimit të militantëve radikalë që s’kanë asgjë për të humbur, çka u pa në mobilizimin e disa kokave në demonstratën e dhunshme të 21 janarit 2011.

  9. alban4eva says:

    po normale qe do shkojne me pushime. paguan populli.. kafshe te ndyra hajdute..

  10. al says:

    or and se cfar idesh ke ti as me rreh fare se dukesh nga llogjikla qe perdor dhe mos kruaj shume me emigrantet se ato me djersen e vet kane dhe ne kontribut me te madh se te gjithe per ekonomine shqiptare. dhe se dyti greqine e drejton nje qeveri demokratike qe nuk ka ndaluar asnjerin te festoje ne baze te normave europiane.sa per te dhenat qe perdor tregon qe je nje llapazan pa tru se ato nuk qendrojne dhe shko dhe meso te flasesh dhe mos ofendo nje milion emigrante te greqise si radikal. u bere ti fshatar te komentosh ne blog. sa per ps te dish ti dhe cdoklysh si ty po kerkon shtet europian dhe jo autoritar qe kerkon ti. rritu dhe lexo me teper qe te kene interes tjeret kur shkruan dhe jo te krijojne neveri.trap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje