I vënë emrin e tij rrugës, por ish-ushtaraku është ende gjallë

26 Nëntor 2012, 12:17Lifestyle TEMA

Një mirënjohje për kurajon e treguar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me këtë motiv, Francesco Canepari është nderuar nga ana e zyrtarëve të Palma di Montechiaro në Argjentinë, të cilët i kanë vendosur emrin e tij një rruge. Ai u nderua pas vdekjes, për shkak se vuri në rrezik jetën që t’u rezistonte trupave anglo-amerikane në vitin 1943.

Por, gjithçka ka qenë një gafë, duke qenë se Canepari, 88 vjeç, është ende gjallë.

“Shikoni se im shoq është ende gjallë, e kam këtu përpara meje, po doni mund t’ua kaloj në telefon”, ka thënë bashkëshortja e 88-vjeçarit në momentin kur autoritetet e komunës e kanë marrë në telefon për ta njoftuar për nderin që i bënë burrit të saj.

5 komente në “I vënë emrin e tij rrugës, por ish-ushtaraku është ende gjallë”

  1. coku says:

    dy gjera jane pa fund. budallalleku dhe gjithesia.

  2. Luçiano says:

    Ka ndodhur dhe në Shqipëri:dhe ZHani Ciko është gjallë dhe emrin e tij mban një shkollë në Patos. Sado që”protestoi bashkia,por nuke heq qeveria,or tëj !

  3. albani says:

    zhani ciko nuk e meriton as gjalle as vdekur ti ven emrin nje shkolle

  4. kelmendasi says:

    Nje rruge ne Madrid ka emrin Iker Kasijas te portierit te Realit.
    Argjentinasit nuk kane gabuar e kane bere qellimisht e kane ditur se jeton por gazetari nuk ka haberr cfare ka ndolle e flet kot.Po sheshi Klinton ne Kosove mos ka vdeke gje Klintoni.Po sheshi Xhorxh Bush ne Shqiperi.Gazetare diletante dhe me nivel mediokerr

    1. Korabi says:

      O ti tipi, nqs di te lexosh lexoje mire, ata i kane akorduar emrin e rruges pas vdekjes . Sigurisht qe ka dhe emra rrugesh ose sheshesh me njerez qe jetojne akoma por ne rastin konkret ata e kane kujtuar te vdekur dhe motivacioni ka qene ” u nderua pas vdekjes, për shkak se vuri në rrezik jetën që t’u rezistonte trupave anglo-amerikane në vitin 1943″

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje