“Gangnam Style” bëhet videoja më e parë e të gjitha kohërave

26 Nëntor 2012, 11:07Lifestyle TEMA

Kënga “Gangnam Style”, e këngëtarit nga Koreja e Jugut, Psy, është bërë video më e parë e të gjitha kohërave në YouTube.

Sipas BBC, video ka shënuar më shumë se 808 milion shikime që kur është postuar në korrik.

Në video bëhet humor me konsumerizmin në Gangnam, një lagje e pasur periferike në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Kërcimi në këtë video është kthyer në një fenomen botëror pasi është performuar edhe nga të burgosurit në Filipine, nga artisti i njohur kinez Ai Weiwei, nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-moon dhe nga një robot kinez.

Por me këngën janë realizuar edhe shumë parodi.

Gangnam Style, që ka fituar çmimin e videos më të mirë në MTV Europe Music Awards, ka qenë numër një në 28 shtete.

Aktualisht kënga mban edhe rekordin e më shumë ‘like’ në YouTube, plot 5.4 milion.

Më përpara rekordin e këngës më të dëgjuar e mbante Justin Bieber me ‘Baby”.

Menaxheri i Bieber, Scooter Braun ishte personi i parë që postoi në SHBA në Twitter një link të kësaj video.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje