Venezuelë, gjenden të groposura gjashtë qese plot me para

24 Nëntor 2012, 21:58Lifestyle TEMA

Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë gjetur 550 mijë dollarë të groposur pranë kufirit me Kolumbinë, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Sipas BBC, paratë ishin futur në qese plastike në brigjet e lumit Meta. Bashkë me paratë ishte edhe një pushkë e 1 kilogram kokainë.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur se si ranë në gjurmët e parave.

Venezuela ka arrestuar disa trafikantë kolumbianë droge.

Grupet guerile kolumbiane dhe trafikantët e drogës shpesh i groposin paratë në zona të pabanuara.

Paratë, të gjitha në kartëmonedha 100 dollarëshe, ishin futur në gjashtë qese.

Në vitin 2003, ushtarët kolumbianë gjetën rreth 20 milion dollarë para droge të groposura në xhunglën kolumbiane.

Ushtarët nuk u treguan aktiviteteve për këtë zbulim. Ata janë nën akuzë për vjedhje. Akoma nuk është dhënë një vendim për ta.

6 komente në “Venezuelë, gjenden të groposura gjashtë qese plot me para”

  1. kulmaku says:

    Ama ne brigjet e lumit Meta jane zbuluar ,,,,,pa tjeter Ilir Meta Floriri ka gisht ne kete histori,,,sepse keta politikanet mafioz shqiptar i kane siguruar ne vende te sigurta paret e korupsionit.

  2. fshatari says:

    Pse edhe venezuela i zbaton keto denime?sistemi juridik albanez nuk krahasohet as me ate te ketij shtei!

  3. Genti35 says:

    Edhe une thoja, ku i ka fshehur parate gjyshi im, ne bote se me tregonte se ku i kish fshehur. Faleminderit ju forcat e sigurise qe me gjetet parate e mia, do vij ti mare javen tjeter.

  4. Trap Gazetar says:

    Jo “aktiviteteve”, por “autoriteteve”. Pershendetje gazetarit gjysem analfabet….

  5. ura e Corrovodes says:

    meqe lumi quhet Meta,mesiguri jane para te droges te Ilir Metes fshehur pasi mori ato te regjistruara ne vidion e Priftit.Ku eshte Meta gjithshka eshte ose e korruptuar ose mafje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje