Pacienti me periudhën më të gjatë në gjendje koma, një grua nga Majemi, SHBA, e cila quhej ndryshe edhe “Borëbardha e fjetur”, vdiq pas 42 vitesh në koma.
Ajo ishte 59 vjeç kur vdiq.
Edwarda o’Bara ishte një nxënëse popullore në gjimnazin e saj në vitet ’70 kur krejt papritur u sëmur dhe ra në një koma diabetike.
Por përpara se të binte në koma, ajo u kthye nga mamaja e saj dhe iu lut: “Më premto që nuk do të më lësh kurrë vetëm”.
Dhe nëna e saj i mbeti besnike fjalës së dhënë, duke qëndruar pranë saj për kaq shumë kohë, derisa ajo vdiq pesë vite më parë. Ajo nuk e kishte imagjinuar se e priste një tmerr pa fund.
Atëherë ishte motra e të sëmurës që u bë kujdestarja kryesore e saj.
Nëna e vogëlushes nuk u nda kurrë nga e bija, duke fjetur vetëm 90 minuta e duke qëndruar pranë saj në çdo kohë që ajo kishte nevojë. Ajo vdiq duke shpresuar se e bija një ditë do të zgjohej nga koma.
Babai i Edwarda-s, Joe, vdiq në vitin 1977. Mendohet se ai pësoi një atak kardiak nga shqetësimi që kishte për të bijën e sëmurë.
Pasi vdiq dhe nëna, motra Colleen thotë se ajo la punën për tu kujdesur për motrën.
“Nuk e mendova dy herë. Ajo është motra ime dhe e dua,” tha ajo.
Pacientja vazhdoi të merrte insulinë përmes një tubi.
Një mjek ka vendosur që të shkruajë një libër për përkushtimin e familjes dhe rastin e vajzës që qëndroi në krevat për 42 vite.
Tmerr. Shume gjynah. Si te merr jeta, nga ato fotografi te mrekullueshme kur ishte e vogel, gjithe familja me traume te perjetshme. Shume gjynah.
ngushllime .