Izraeli kontrollon kufirin me Gazën me robotë ushtarakë (FOTO)

23 Nëntor 2012, 18:59Lifestyle TEMA
Izraeli kontrollon kufirin me Gazën me robotë ushtarakë (FOTO)

Në shumë rajone të botës tashmë njerëzit vriten duke përdorur makineri të komanduara në distancë. Të famshmet drone amerikane përdoren me sukses si avionë luftarakë në Pakistan e Afganistan.

Këta avionë pa drejtues janë aq të suksesshëm sa tani shumë shtete po përpiqen që t’i kopjojnë.

Ndërkohë robotët në terren janë më të rrallë. Shumë gjigandë të armatimit në botë po bëjnë eksperimente për të mundësuar që së shpejti të jenë robotët ata në terren luftimi.

Por ndërkohë Izraeli prej pak kohësh ka nxjerrë në terren robotët ushtarakë.

Këta robotë kanë nisur patrullimin edhe në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës. Të quajtur Guardium, ata mund të futen në terrene të vështira për ushtarët.

Deri më tani Guardium ka funksionuar vetëm si një robot vëzhgues, por shumë shpejt ai do të armatoset. Për këtë janë duke punuar dy kompani armatimesh në Izrael.

Këto robotë me pamje të miksuar mes një makine dhe një avioni, mund të pajisen me automatikë, por edhe me granatahedhës.

Edhe pse roboti komandohet në distancë, ai mund të veprojë edhe vetë në mënyrë autonome, duke shmangur pengesat e duke udhëtuar vetë.

Në rast se roboti regjistron një aktivitet të dyshimtë, atëherë vepron në mënyrë autonome.

Megjithatë ky është një vizion horror, pasi një makineri nuk mund të arsyetojë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes.

8 komente në “Izraeli kontrollon kufirin me Gazën me robotë ushtarakë (FOTO)”

  1. elinor says:

    “…tashmë njerëzit vriten duke përdorur makineri të komanduara në distancë”!
    Kjo eshte nje menyre e dobet e te shprehurit, aq me teper qe nuk behet fjale per njerezit, por per kriminele, terroriste.

    1. raimondi says:

      Po ne qe jemi skandal fare _-Nuk kemi asnje tank …Turp .

  2. taksapaguesit amerikane e hajne pilavin says:

    taksapaguesit amerikane e hajne pilavin, se paguajne ata dhe cifutet bejne qef me ato para duke i harxhuar per lojra lufte…

    1. fl says:

      ? sakte, po te mbash ne burg ne qiell te hapur 1.5 milion njerez ka kosto

      1. shqipetari says:

        Sipas kokes edhe kapellen…i hapen portat e ferrit…rruge re mbare !

  3. Dardan says:

    Kjo ngjane me ate te semurin qe mbane shpirtin me Barna, Edhe pse kame Rrespekte per popullin Hebre kjo rruge te cilen po ndjeke shteti Mikroskopike i Izraelite perballe 500,milion muslimanve Arabe te Lindjes esht vetvrasje vet shkatrrim per Izraelin, i cili ka vetem nje shance te mbijetoje dhe egzitoje si shte dhe ajo eshte gjetja e rruges se pajtimit me 500,milion musliman te lindjes, Izraeli po perdore me shum agrisivitet dhe arrogance fuqin e momentit duke harruar se jeta dhe Bota esht e gjate keshtu qe edhe aleancat dhe fuqite Boterore munde te ndryshojne dhe se asgje nuk esht e perjetshme ne ket Bote, Eshte afer gjdo llogjike se ne nje te ardhme Bota munde te dominohet nga Rilindja e popullit Arabe populle ky i cili ne te kaluaren ka krijuar disa nga perandorit me te fuqishme ne Bote me te cilat ka dominuar Boten per disa shekuj,

  4. Gjergji says:

    Ma don mendja qe populli musliman i lidjes se mesme nuk e do rrugen e pajtimit me popullin hebre nuk e kane dashte asnje here dihet se cfare duan vetem shfarosje te popullit hebre,dhe per kete jam i bindur qe ska per te ndodhur .Per sa i perket ndryshimeve te raporteve sic shpjegon zoteria dardan dhe shpreson, nuk do i krijohet mundesia qe ta shohe se vete sqaron se nuk jemi te perjetshem.

  5. pisi says:

    o dardan!!!
    ke lexu lajme mrapc kto kohet e fundit me duket!!
    le nom me budallalliqet qe shkru

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje