A mund të largosh urrejtjen me FOTO në pozicione seksi?

23 Nëntor 2012, 13:29Lifestyle TEMA
A mund të largosh urrejtjen me FOTO në pozicione seksi?

Në kabllogramet e ambasadës amerikane, publikuar nga WikiLeaks, ajo cilësohet si beqarja më e urryer në vendin e saj.

Njësoj si babai i saj, një nga diktatorët më brutalë në Azinë Qendrore, edhe ajo ka reputacionin e një femre të pamëshirshme.

Por në një përpjekje për të ndryshuar imazhin e saj, bija e presidentit të Uzbekistanit, Gulnara Karimova, ka postuar në internet disa foto të saj duke bërë joga.

Ajo shfaqet në pozicione seksi. Por në vend që të ngjallte dashamirësi, ajo e ka shtuar më shumë urrejtjen, pasi kësaj here i janë zemëruar shumë elementë konservatorë islamikë të këtij vendi.

Babai i saj, Islam Karimov, ka 22 vjet në pushtet dhe cilësohet si një diktator. 74 vjeçari qeveris me grusht të hekurt.

Vajza e tij e cilëson veten poete, dizajnere mode, mezo soprano dhe bukuroshe ekzotike.

Ajo njihet si këngëtare në vendin e saj me emrin GooGoosha. Pavarësisht se është dizajnere mode, ajo u përjashtua nga java e modës në New York, pas ankesave të grupeve të të drejtave të njeriut.

3 komente në “A mund të largosh urrejtjen me FOTO në pozicione seksi?”

  1. Sala says:

    Qenka si Argita qe ju boft baba

  2. katnari says:

    ministre e kultures e uzbekistan
    e motra lola esht kryetare e sherbimit informativ te jashtem,
    kane te perbashket artet marciale
    te dyja jane ne nivel ekselent ne AIKIDO E KRAW MAGA
    plus qitese te perkryera…

    1. armand says:

      Mire o mire po me popullin s’ka Krav Maga qe te shpeton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje