SHBA publikon e-mailet që tregojnë se si u varros Bin Laden

22 Nëntor 2012, 18:56Lifestyle TEMA

E-mailet e brendshme sekrete tregojnë se Osama Bin Laden u la, u mbështoll me një çarçaf dhe u hodh në ujë, në përputhje me zakonet islamike. Asnjë marinar nuk e pa këtë gjë.

Kjo është përmbajtja e e-maileve, që janë publikuar në bazë të Aktit për Lirinë e Informacionit.

E-mailet janë shkëmbyer mes zyrtarëve të lartë ushtarakë në momentin që pason vdekjen e Osama Bin Laden. Ky i fundit u vra më 1 maj të vitit të shkuar nga një ekip i US Navy Seal.

Në një e-mail, të quajtur sekret dhe të dërguar më 2 maj nga një zyrtar i lartë i flotës detare, përshkruhet se si trupi i tij është larë, është mbështjellë në një çarçaf të bardhë dhe u hodh në ujë.

Sipas një tjetër mesazhi të një zyrtari të aeroplanmbajtëses USS Carl Vinson, vetëm një grup i vogël i drejtuesve të anijes kishin dijeni për varrosjen e tij.

Një zyrtar ushtarak kishte përgatitur një fjalim të shkurtër me natyrë fetare, që u përkthye në arabisht nga një përkthyes vendas. Pasi u thanë fjalët e rastit, trupi u vendos në një qese, u hip në një mbajtëse dhe u lëshua ngadalë në ujë.

Më herët, një nga drejtuesit e aeroplanmbajtëses kishte diskutuar me helikopterët që kishin brenda trupin e Osama Bin Laden.

“Ndonjë lajm për pakon tonë,” pyesnin nga aeroplanmbajtësja.

“FEDEX e dorëzoi pakon. Të dy kamionët janë të sigurt në rrugën drejt bazës”, ishte përgjigja.

Edhe pse administrata e Obamës mbahet si një nga më transparentet në botë, për çështjen e vrasjes së Osama Bin Laden ka mbajtur shumë sekrete.

Shumë media kanë kërkuar informacione të tilla si foto ose video, ndonjë certifikatë vdekje, raport mjekoligjor pas vdekjes ose edhe rezultatet e testeve të ADN-së.

11 komente në “SHBA publikon e-mailet që tregojnë se si u varros Bin Laden”

  1. trojani says:

    nje lufte biliona dollaresh u be per kete talibanin,dhe do ja “dorezonin” oqeanit per pak minuta !!?? nuk ma do mendja, ky kushedi ku “prehet” ne ndonje laborator special per analiza te hollesishme…

  2. asd says:

    “Ndonjë lajm për pakon tonë,” pyesnin nga aeroplanmbajtësja.
    “Ndonjë lajm për pakon tonë,” pyesin shqiptaret…

  3. LIQUID says:

    Dhe me e habitshme ti besh edhe varrimin ne menyren islamike nje njeriu qe nuk pati meshire per 5000 amerikan kur u hodhi kullat perpjete ,une ja kisha lene peshqeve

    1. Alban Koliqi says:

      LIQUID, i mencur po dukesh – vetem se po te vie era hudher shpesh

      1. LIQUID says:

        [email protected] ti je nga ata qe ironizon kot,sa per te mbushur faqen

  4. ALpini says:

    Nuk ka rendesi se si u vra Bin Laden,vrau veten a e vrane,rendesi ka qe amerikanet nuk ngopen duke u hakmarre ndaj tij se ate qe i ka bere ai ata edhe ne enderr po ta shofin tmerrohen.
    Ti themi gjerat troç-Osama Bin Ladeni me trimat e tij e gjunjezuan Ameriken e hodhen pa ndjenja ne toke.
    Duhet ti themi gjerat troç-Amerika me 11 shtator e pa e para se si do filloj shkatrrimi i botes.
    Troç fare-çfare do ti bej Amerika trupit Osama Bin Ladenit,Osama e ngriti Presidentin amerikan fluturimthi si asnjehere ne lartesine 10 mije metra me aeroplanin modern presidencial amerikan.ndodh kjo ne rastin e alarmit kuq…

    1. Ton says:

      Pirdh o malok islamik pirdh! Q… Amerika per talebanet dhe plehrat si puna jote…

    2. trojani says:

      moj kasolle ,ku na mblodhe….. mendja eshte gje e madhe me dhimbje alpin me dhimbje

  5. Slayer blood line says:

    Na tregoni ne c’det e keni hedh, keshtu te evitojm peshqit e asaj zone se kushedi na bie me honger peshq qe kan honger naj cop Bin haha

  6. fshatari says:

    Muslimanet e gjermanise (dhe ketu perfshihen edhe disa shqiptare muslimane)thone se ishte amerika qe beri keto sulme dhe jo bin laden,shume interesante po te tjeret cmendojne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje