Në Britaninë e Madhe është shënuar një ngjarje e denjë për filmat policorë: disa oficerë policie kanë shkuar në shtrat me ambientalistë, për të zbuluar strategjinë e tyre.
Për këtë arsye, Mark Kennedy dhe disa prej kolegëve të tij janë denoncuar dhe pritet të gjykohen. Sipas denoncimit të një grupi ambientalistësh, punonjësit e policisë kishin krijuar lidhje intime me ta, për t’i hetuar dhe marrë informacione.
Harriet Wistrich, avokati i ambientalistëve, tha se punonjësit e policisë kishin krijuar lidhje intime me 10 femra dhe një mashkull, të cilët i hetonin. Bëhet fjalë për lidhje të gjata dhe madje ata ishin prezantuar edhe me familjet e tyre.
Tre femra thanë se kishin pasur marrëdhënie me Mark Kennedy, që hiqej si ambientalist. Një tjetër punonjës policie, që prej vitit 2009 hiqej si kamionist. Shumica prej punonjësve të policisë ishin të martuar, çka e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje. Tashmë ata do të përballen me gjykatën për akuzat e ngritura.