Indi, një burrë vret adoleshenten pse e pa duke urinuar

23 Nëntor 2012, 10:53Lifestyle TEMA

Një adoleshente në kryeqytetin indian, Delhi, është qëlluar për vdekje nga një burrë, të cilin vajza e pa duke urinuar tek porta e shtëpisë së saj.

Sipas BBC, burri, që jeton në të njëjtën godinë, qëlloi dhe plagosi edhe nënën e vajzës. Incidenti ndodhi në lagjen e superpopulluar Nizamuddin.

Policia tha se është në kërkim të burrit, që është arratisur pas ngjarjes.

Vajza 17 vjeçare, Binoo dhe mamaja e saj, Sadmani, 40 vjeç, patën debat me vrasësin.

“Dy familjet jetojnë në të njëjtën godinë. Vajza dhe mamaja e saj e panë burrin që po urinonte pranë portës së shtëpisë. Kjo solli sherrin mes tyre. Burri shkoi në shtëpi duke thënë se do ta shohim këtë dhe u kthye me një pistoletë, duke qëlluar mbi femrat. Vajza vdiq kurse mamaja është plagosur,” tha një zyrtar i policisë.

Policia thotë se mes tyre nuk ka pasur kurrfarë debati tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje