Një lokal vampirësh, klientëve u shërbehej për të pirë gjak

23 Nëntor 2012, 12:47Lifestyle TEMA

Filmat e shumtë me vampirë duket se po ndikojnë edhe në jetën e përditshme të njerëzve. Kështu, në Venecia, policia ka zbuluar një lokal, ku pronari i saj përgatiste pije me gjak dhe ua shërbente klientëve. Klientë të kësaj pije ishin katër të rinj, të moshës 17-18 vjeç.

Policia ka ndërhyrë pas denoncimit të Gris, një shoqate që prej 26 vjetësh merret me studimin e sekteve dhe kishave satanike.

“Për fat të keq vampirizmi është një fenomen me rritje të shpejtë. Kohët e fundit është rritur ndjeshëm prej filmave apo telefilmave më vampirë, apo festive të tilla si Halloween. Nga vampirizmi pastaj është e lehtë të kalosh në satanizëm dhe në konsumim të drogave apo perversiteteve seksuale dhe sadizmit”, ka thënë Giusepe Bisetto, nga Gris.

Në Venecia mendohet se ka 35 sekte dhe kisha satanike, ku janë të përfshirë më shumë se 300 persona, edhe pse për momentin nuk ka të dhëna zyrtare.

6 komente në “Një lokal vampirësh, klientëve u shërbehej për të pirë gjak”

  1. neti says:

    Keto jane shenjat e medha te kijametit. Allahu i shkaterrofte.

    1. bullshit says:

      kijameti mbi koke tende

  2. neti says:

    me rrofsh more djale, allatet!

  3. Sandri says:

    Pyetje: Po ne se ndonje klient kerkonte çaj, a i jepnin nje filxhan me uje te nxehte dhe nje lines te perdorur? ?

  4. neti says:

    Estagfyrullah! u prish dynjaja , large kjofte kjo qe thua Sander.

    Ai qe ben kesisoj gjerash do te digjet ne xhehnem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje