Rita Ora do këndojë në Tiranë më 28 nëntor pa asnjë pagesë

23 Nëntor 2012, 13:36Lifestyle TEMA

Rita Ora, këngëtarja me origjinë kosovare që po bën bujë në tregjet botërore, ka anuluar çdo koncert dhe ka boshatisur axhendën e saj vetëm për të qenë prezente në Tiranë në ditën që shënon 100 vjet të shtetit shqiptar.

Ajo do të këndojë falas në sheshin “Nënë Tereza” në 28 nëntor dhe ka kërkuar që vetëm t’i sigurohen instrumentet dhe banda e saj nga Berlini.

Siç shkruhet në gazetën Mapo, këngëtarja ka qenë tepër e emocionuar dhe e lumtur për ftesën që i është bërë nga autoritetet shqiptare dhe për këtë nuk ka pranuar asnjë lloj pagese.

Koncerti që ajo do të mbajë do të jetë falas si një dhuratë për  shqiptarët dhe pavarësinë  e shtetit shqiptar në këtë vit jubile.

Po kështu axhenda e saj në Shqipëri mësohet se do të jetë tepër e ngjeshur me takime mjaft të rëndësishme, konferencë për shtyp me gazetarët, madje do të jetë e ftuar edhe në studion e emisionit “Opinion”.

22 komente në “Rita Ora do këndojë në Tiranë më 28 nëntor pa asnjë pagesë”

  1. Ora e Saliut says:

    Keshtu i perdhunon plaku Sali vashezat shqiptare qe ndrijne ne bote, edhe per fajin e Saliut dhe kontributin e tij me luftrat ne Kosove e ne Shqiperi. Bujaria dhe atdhedashuria e Rites per tu lavderuar. E shkreta s’di qe, Blendi, ne rolin e magjistarit te zi, do te pergatise kurbanin e radhes per duhmen e qelbet te kucedres qe s’ngopet jo vetem nga gjaku i popullit, por edhe nga gjaku e djersa e femijeve te rrefugjateve qe i zhduku nga ato toka. Perverse! Saliu plak feston me Oren e fatit.

    1. Ben Chicago says:

      Flmnd Rita,por hajde te degjosh enveristet tani,po jo pse kendon ne Tirane,jo duhet te shkosh ne Vlore,jo duhet te besh duet me Ramen,,apo me Luan Zhegun,lol,apo Kozma Dushin,,,

      1. Dean says:

        A te puno mami akoma ke berisa,a jo?

    2. jimmy says:

      hajde Rita kendoj saliut ne tirane , se ta furnizoi te gjith ushtrine serbe me naft.Vajze hajde ne Vlore se aty u ngrit flamuri.Apo do kendosh para flamurit qe qe ka nxjer sala ,e ka bo shqiponjen si llapiste ,ky idiot as copy paste sdi te bej.

      1. Shtegtari says:

        Lere çupen rehat o Jimmy se eshte flori dhe eshte patriote, krenohet hapazi ne media qe eshte shqiptare (megjithese keshtu si po na vete halli yne, nuk pa na mbetet shume gje per tu krenuar si shqiptare e “trima” si dikur ne vaktit).
        Se mos i vajti mendja Shpetim Gjikes ta ftonte dhe ajo nuk vajti.
        Ky qe kemi sot ne krye eshte bandit por jo budalla, po behen 12 vjet qe po na ve ne rresht dhe siç duken bathet (me kete opzite qe kemi ne) ka rrezik te arrije rekordin e mesuesit te tij, xhaxhi Enverit. Nga kjo situate mund te na nxjerre vetem i ndrituri Jezu nese vendos ta therrese Atje Lart per ti ker kuar llogari, se ne s’paskemi pasur BOLE per ate pune

    3. KLAUS VLORE-UK says:

      RITA DUHET TE ISHTE NE VLORE ME 28 NENTOR, POR EDHE NE TIRANE, AJO NUK VJEN PER BERISHEN, PO PER POPULLIN SHQIPTAR.
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/08/rip-by-rita-ora-live-acoustic-photo.html

  2. Horri i Bulevardit says:

    Ne Tirane ste ndalon njeri te kendosh, por ne qofte se do te vish me ndonje ftese te fshehte nga Sali Berisha ne Tirane, per te kenduar qe ti besh Saliut dhe ti kthesh bythet Vlores, ske per te qullosur gje sa do te paguaj Saliu, se do te futesh ne bordellon e Ciljetes, Gretes, Bleones dhe Savjanes, domethen do te perfundosh ne cet si partizane e kurtizaneve.

  3. elda says:

    Din kjo kenge per Ismail Qemalin, apo po vjen te kendoj kengen kendon zogu ciu ciu dilni o se erdhi Saliu ha ha ta shikojm.

  4. Fieraku 71 says:

    Me origjine shqiptare ooo gazetaaaar.Eshte njesoj si te thuash me origjin labe,dukagjinase etj
    Zhdukeni termin kosovar o miku im se kosovar ka edhe turq edhe serbe etj

  5. drita says:

    Nuk vjen per Saliun kjo por vjen se e ndjen ne shpirt shqiptarine dhe deshiron t’a perjetoje ngjarjen. Mos shani por shijojeni koncertin e saj. I lumt kèsaj bije me gjak shqiptari! Rrofsh Rita!

  6. raimondi says:

    Rita eshte lovely , super girl..

  7. era kosove says:

    nuk eshte rastesi se ju i keni punet si i keni kur ndigjoj keto komentet e juaja me beni te neveritem aq shume nga ju .Shtetin e beni ju o njerez nuk e ben as sala e as rama se ne qmendet e nuk ka lidhje rita me ate qe ju komentoni koti,ju nuk leni as te festohet pamvaresisht deshprimit te kuptushem qe keni qeverin e ben populli ata nuk jane rastesisht aty ,keshtu qe mjaft me se na lodhet se ankuari GEZUAR 100 VJETORI I SHTETIT TONE shpresoj qe te bejm me shume se ne kete qindvjeqare te pare

  8. pid'hory says:

    po zezaket qe i bejne hysmetin si femen e bukur ,a do ti marr me vete a?

    1. jaki says:

      jo nuk do jene ata zezaket qe ti bejne husmetin , ndoshta do jete goran bregovici tju bej hysmetin juve … more grek …

  9. STALINGRADI says:

    ben ckago ne syte e mij dhe shune komentuseve,je nje kric salian.edi eshte artist gjithashtu ka dhene prova qe dhe kendon bukur,po vogelushes i ka tregu baca sal se kohet e fundit ka fillu me knu,vecanerisht kur shkon ne pune,pranej ka menu si patriot zogist qe osht don me hap vete koncertin.vajzes i kane thene vogelushe shteti yt meme ka feste ,dhe une si baba i kombit i vet quajtur zogu i 2 te do ngrej ne 28 nentor ne tirane nje flamur me shqiponje pa gjuhe ,ska problem se gjyna ata qe moren tenderin,duhet ti lagnin pak duart,pastai sa shume flamuj qe jane kush do i numuroi,gjuhet syte apo krahet,po per mishin cfar po behet,qingjat dhe deshet ja kane mare kenges,se jane te gezuar se per vec se cobani qe i riti me cobenet ujqerit qe i ka vene qeveria do kenaqen me ato qe dofitojne,cfar kenaqesie ne tirane do mbaj sheshi flamurit,ere vanile,ere shege dhe here kurbani qe do beje sal ram trop0j berisha ,kenaqesi e madhe bleqerijne e kendojne para kurbanit si ne dikur ne mengjez na shoqeronte kenga me gezim po shkoi ne pune,o beno kjo qeveri hajdute e karagjoze eshte me e rezikeshme,se ppsh, e dyta mos e perdor ate mbiemer se eshte turp qe nje salillar te mbaj mbiemrin cikago,me mire vere ben putini,do jesh me i neruar e respektuar.sa per ramen mos ja qaj hallin,kriminel dhe e 1001 te tjera te zezave doli sala i PD FALLCOS CAU BEN STLINGRADI;

  10. Ali Pasha says:

    Mire do ishte te kendonte ne Vlore,aty e ka ngritur Ismail qemali flamurin jo ne Tirane.

  11. lal krosi says:

    Ka me ardhe edhe Bleona, Ciljeta, Stresi do kendoje rep tropojan me lidhje direkte ka arresti ne shpi, Arditi po se po ka me u perdredhe si buce. Sala ka me u zgerdhi sic e ka zakon, Gjyzja ka me bo meee si dhia, do rob te tjere kan me there desh andejna ka kolonat, Visho do vej hafije ne tane Tiranen, poplli shqiptar do kenaqet, shoqnia civile ka me shajt ose ka me kendu, Tos Lubonja ka me fol si e din ai, qe as vete ai s’e din. Euronews dhe CNN kane me dhone lajmin edhe do thojne “1000 QINGJA TE THER TE SHESHI NE TIRONE – REKORD GINES” (ku i plas atyne per 100 vjetor). Edhe ca budallenj pa pune si puna juaj do rrijn tu shkrujt e tu ja fut pordhes si kali ne dere te hanit

  12. Mati says:

    Ky lajmi s’duket dhe kaq I plote…. Sa do ti kushtoje Bumcit Banda dhe instrumentat ?!
    Aty tek 200-400 mije euro Per kenaqesine e rites dhe te te interesuareve

  13. fisniku says:

    Une spo e kuptoj mentalitetin e shqiptarve te SHQIPERIS dhe naivitetin e tyre, dhe nga kjo qe lexova pikerisht keta qe shkruan 100000 % jan me origjin super greke qe kurr nuk e dashurun Shqiperin dhe Shqiptaret dhe ne vend se te krenohemi me te arrituarat qe ka ber Rita Ora e cila nuk e humb identitetin nga eshte sikur kengetaret e Shqiperis… dhe turpi me i madhe eshte te nenvleftesohet pranimi i fteses per ardhje ne Shqiperi te Rita Ores … kur dihet eshte kengetare shume e kerkuar dhe ka nje agjen te ngjeshur nderkombetare ne koncerte te ndryshme dhe shume fitimpruse…. PO ja po vjen ne Shqiperi se e therret Gjaku, nuk ka lidhje nese do jet ne Vlore apo ne Tiran kryesore e rendesishme eshte prania e saj se eshte nje vajz qe nuk na turperoj por na beri te ndihem mire, kur permendim emrin Rita Ora ne bote, me tregimin e origjines se saj qe nuk e fsheh e din e gjithe bota qe eshte Shqiptare ,,, dhe padyshim qe eshte Saliu qe therret se eshte Qeveritar i Shqiperis dhe e ka per detyrim te ftoj njerzit dhe jo te merr inicitaiva te grekomaneve RAMA, qe edhe sot e neser e gjithmon nuk do ta duan Shqiperin….. POr Shqiperia ngadal dal do te lulezon shume , por jo me shqipefoles grek …. por vetem me ata qe me mburrjen jan Shqipetare …

  14. berati_kosove says:

    Sa here qe shkruhet per VIP kosovar nuk ekuptoj perse shkruani veq zi e zi dhe nuk jeni krenar qe kemi ni talent si RITA ORA a mos vall kjo ju ka pru ne ket gjendje shqiperin qe osht sod se nuk doni te vlersoni njerin qe duhet te vlersuar per talentin qe ka edhe per punen qe ben per deri sa jeni keshtu dhe urreni njeri tjetrin nuk kemi me perparu me kesu lloj gjervae.

  15. jaki says:

    Nuk me besohet qe lexoj kto komente ? mos deshet valle qe ta ftonin GORAN BREGOVICIN e te kendonte KALLASHNIKOVIN per kete 100 vjetor ?
    ndoshta edhe do te ndodhte kjo, por fatmirsisht qe rastisi ne kete date te madhe te jene ne krye te shtetit dhe te tirones njerzit e duhur qe mendoin SHQIP
    urime te gjithve kjo fest qe kemi privilegjin e te jetuarit ne kete kohe ,feste qe vjen vetem nje here ne ejte

    GZUAR

  16. o katunare ca beni kshu komentesh m se na flliqet nk thoni flm rita qe po vjen ne po e shani idioter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje