Dikur donte Zotin, tani do burrat e madje ndihmon gratë e tjera me probleme në jetën seksuale.
Ish- murgesha Fran Fisher, 63 vjeç, nga Anglia, ka pasur një karrierë befasuese.
Kur ishte 18 vjeç, ajo ishte murgeshë në një manastir katolik, ku ishte betuar për një jetë të dëlirë dhe për devotshmëri ndaj Zotit. Por vite më vonë ajo nuk mbajti më dhe u largua për shkak të frustrimit dhe mërzisë.
Tani ajo është terapiste seksuale dhe këshillon çiftet e martuara, që kanë vështirësi erotike.
Pas largimit nga manastiri, ajo u njoh me burrin e saj, Richard. U martuan dhe bënë fëmijë. “Jeta jonë seksuale ishte shumë normale,” thotë ajo.
Por në vitin e 10-të të martesës, Richard nisi të kishte më shumë kërkesa. E dërgonte atë në klube nate e në panaire seksi dhe kërkonte të provonte gjëra të çuditshme gjatë aktit seksual.
Fran ishte e shokuar. “Kisha shkuar direkt nga shkolla për në manastir. Atëherë mendoja se e gjithë jeta ime do të ishte si virgjëreshë. Na kishin mësuar se seksi ishte diçka e pistë”.
Në një panair seksi ajo njohu një grua, që punonte si terapiste. “E kuptova se duhej të mësoja diçka”, thotë ajo.
Fran hyri në një kurs për seksualitetin njerëzor. Ditën e parë ajo mësoi për masturbimin. Kur u kthye në shtëpi piu një shishe uiski për ta marrë veten nga mësimi. Por ajo u bë nxënësja shembullore e kursit dhe tani ka vetë një kurs të tillë.
Nga përvoja e saj ajo thotë: “Problemet e tua, nuk ka rëndësi nëse janë probleme ereksioni apo diçka tjetër, zgjidhen vetëm kur ti flet hapur për to”.
e mori K… per mire.