Një nënë në Britaninë e Madhe ka shkaktuar shumë zemërim, pasi është fotografuar duke u futur në një lokal bastesh, ndërsa të bijën e lidh tek dera e lokalit, njësoj sikur të ishte kafshë.
Ngjarja u fiksua nga punonjësit e një zyre përballë lokalit të basteve, që e fotografuan bukuroshen e vogël ndërsa qëndronte si një qen përpara lokalit.
Ndërsa mamaja vinte baste sportive brenda, vogëlushja rreth 4- 5 vjeç tentoi që të lirohej nga litarët, por mamaja doli jashtë dhe e mori.
Ajo e lidhi fëmijën jashtë për shkak se në lokal nuk lejohen fëmijë poshtë 18 vjeç.
“Oh Zot, shiko, ajo është si një qen,” tha një dëshmitar në vendin e ngjarjes.
Identiteti i gruas nuk është bërë i ditur.
Kafshe me fytyre njeriu.
Ohh those british
http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/daniel-craig-sexy-007.html
!!!