“Ndihmë mama, po bie në Kanionin e Madh” (FOTO)

24 Nëntor 2012, 12:50Lifestyle TEMA
“Ndihmë mama, po bie në Kanionin e Madh” (FOTO)

Ajo është një nënë që kujdeset shumë për vajzën e saj. Dhe për ters jeton në një epokë ku gjërat mësohen me shpejtësi të rrufeshme.

Amerikania Rebecca Busch nuk deshi në fillim që ta linte vajzën e saj, Samantha që të shkonte për një udhëtim në Kanionin e Madh.

Ajo ishte nervoze për këtë vizite dhe gjithë kohën ishte në ankth. Por kur vajza i postoi një foto të saj, asaj gati sa nuk i ra të fikët. Në foto dukej vajza gati duke rënë në humnerë. “Ndihmë mama, po bie në Kanionin e Madh,” shkruante Samanta.

Në fakt ishte gjithçka një rreng.

Vajza dukej sikur ishte në rënie, por këmbët i kishte mbi gurë, pasi gjithçka është një iluzion optik.

Mamaja e saj nuk e kuptoi këtë rreng dhe u tmerrua, sidomos pas faktit se kishte pesë ditë që i thoshte bëj kujdes se mos të rrëshqet këmba në shkëmbinj.

Tani kjo foto e vajzës së saj, e realizuar nga i dashuri, është kthyer në një hit në internet.

7 komente në ““Ndihmë mama, po bie në Kanionin e Madh” (FOTO)”

  1. Shtegtari says:

    Oj buçe, nuk luhet me ndjenjat dhe dashurine e pakufi te nje nene!
    Te ndeshkofte i madhi ZOT

  2. Marjela says:

    Aman kor thone “nuk donte ta linte nena te shkonte” ketu tek ne 13 vjecaret jane neper rruge deri ne 2 te mengjesit dhe s’pyesin per nenat, do pyeste ajo ne USA per nenen. Amani more gazetare

    1. Ben Chicago says:

      Marjela,te mos dyshosh qe nuk mund te ikte pa lejen e nenes.Ne Shqiperi femijet dhe adoleshentet jane shume me te shthurur,te paedukuar,dhe te degjeneruar se femijet ketu ne Amerike,per kete te mos kesh dyshim .

    2. gallata says:

      Kur jam kthyer me 1995 ne Shqiperi pas me shume se 4 vjet ne perendim,kam mbetur me goje hapur kur kam pare ne bulevard, vajza te reja xhiro me fustane qe ne perendim i veshin vetem prostitutat. Po ashtu shikoje bulevardit jo vetem gjate dites por edhe ne mbremje, djem (burra me gruan perkrahu) me fanellen e Del Pieros !!! Jemi thjeshte nje KARIKATURE e botes,sepse NUK DIJME TE ZGJEDHIM e te marim ate qe eshte per t’u mare nga bota,e te nxjerim ne pah vlerat tona si popull, qe nuk na mungojne.

    3. E nderuar Marjela ndoshta do tu duket e pabesueshme per menyren se cfare mendohet e flitet ne Shqiperi per moralin ne Amerike. Perderisa femija qendron ne shtepine e prindit dhe financohet nga prindi eshte i detyruar te beje ashtu si thote prindi. Nuk eshte jeta e Amerikes sic e tregojne telenovelat. Mos mendo se ajo nene e ka mirepritur ate rreng adoleshenti qe i ka bere e bija. Jam i bindur qe ta besosh duhet ta jetosh kete jete. Te lutem me beso po bej afer 2 dekada ketu. Po te vish nuk do te shohesh minifude dhe pantallona si breke. Edhe une ashtu mendova para rreth 20 viteve por pashe qe ishte krejt ndryshe. Te uroj te gjitha te mirat dhe gezuar festat!

  3. vincjeri me lev druni says:

    hajde te te fus kte vinxhin tem ktu posht qe te te ngrej ne tok te sigurt..

  4. pse? says:

    po pse e banalizon lajmin o vincjeri… apo per te treguar qe nuk del dot nga lekura …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje