Zjarri shkrumbon kinemanë, të vetmin objekt kulturor në Cërrik

26 Nëntor 2012, 11:52Sociale TEMA

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar objektin e vetëm kulturor në qytetin e Cërrikut. Kinemaja 60 vjeçare është djegur tërësisht së bashku me gjithçka ndodhej brenda.

Sipas hetimeve paraprake, shkak i djegies mund të jetë bërë  ndonjë qark i shkurtër elektrik, ndonëse po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Siç pohohet edhe në GSH, vetëm pak ditë më parë në sallën e kësaj kinemaje u zhvillua ceremonia e 60 vjetorit të këtij qyteti, që përkon me kohën kur ajo qe ndërtuar.

1 komente në “Zjarri shkrumbon kinemanë, të vetmin objekt kulturor në Cërrik”

  1. detari says:

    Po tani cfare kane ndermend te ndertojne meqenese kjo kinema u dogj??????
    Ju le vend per imagjinaten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje