Pedofili: Nuk e arrita aktin final, nuk duhet të qëndroj në burg

26 Nëntor 2012, 11:41Sociale TEMA

“Nuk arrita aktin final, nuk duhet të qëndroj më në burg. Ishte diçka që nuk duhej të kishte ndodhur, por gjithsesi unë jam penduar dhe duhet të dal prej këtu. I kërkoj falje familjes Maxhari, për atë çka unë pa dashur u shkaktova”.

Me këtë deklaratë ka dashur të shlyejë aktin kriminal pedofili 52 vjeçar Vladimr Xhalollari, i cili i shkaktoi viktimës 12- vjeçare shok të rëndë psikologjik dhe e çoi dy herë drejt vetëvrasjes.

Sipas prokurores së çështjes, Xhalollari, gjatë tentativës për të abuzuar seksualisht me 12 vjeçaren në dyqanin ushqimor në fshatin Leminot, ka kryer vepra të turpshme dhe pas refuzimit dhe përpjekjeve për t’u larguar nga ana e së miturës, pedofili e ka kërcënuar me thikë.

Ngjarja ka ndodhur më 21 tetor të këtij viti dhe pedofili, baba i një djali 21 vjeç, ka arritur ta puthë në buzë 12-vjeçaren ndërsa e ka kërcënuar për të abuzuar seksualisht.

Sipas GSH, Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “Burg pa afat” nën akuzën e “Kryerjes së veprave të turpshme me të mitur” si dhe atë të “Kanosjes” për Xhalollarin.

7 komente në “Pedofili: Nuk e arrita aktin final, nuk duhet të qëndroj në burg”

  1. Roberta says:

    Aaaaaaa keshtu qenka puna? Nuk arrite te perfundoje c’kishe ne kashun? Epo atehere qenke vertet i paster dhe kot rrike ne burg…ah maskarenjte qe te mbakan kot ty brenda, ah…
    Ty mor qafir duhen prere ato pjeset e dala te trupit dhe varur ne ball mor kafshe, mor shtaz, mor ca te te thot i ziu njeri ty.
    Po femijet i rrisin me halle mor lugat, i rrisin me sakrifica dhe ty t’u ngrika nje dite, keshtu pa pritur dhe pa kujtuar dhe do ti hipesh siper…
    Per zotin, te kishe te beje me mua, as ne burg nuk do kishe arritur te futeshe…

  2. Drini says:

    Qepe halen edhe kape sapunin nqs se ke kapuar akoma. Plehre qe turperon rracen njerezore.

    1. Tan_Tironci says:

      Aktin e perfundimit do e provosh ne burg.
      Vetem idea qe e ke kalu ne mendie eshte Krim.
      Drin, kto lloj rropsh nuk lahen ne Jete, e jo ne burg, skone me prit ata “Garipat” deri sa te zhvishet ky.

  3. kapo says:

    Ore ne kot e zgjasim duke sulmuar kete funderine ne web. Mjafton 1 ligj si ne amerike tredhje koqesh e ska cben me ai xhaxhi, dhe pastaj vene mend dhe te tjeret.

  4. taulant omi says:

    epo meqe eshte keshtu ta lirojne sepse eshte gjynah, sa te dale ta marre populli ne dore, eshte gjynah keto tipa te qendrojne ne burgje.
    ta lidhesh me litar e terheqesh zvarre ma makine eshte pak

  5. alban4eva says:

    po jo mor zoti pedofil, si do rrish ne burg ti? pse, ku je ketu ti, ne Europe??? i thone Albanistan ketij vendi, duhet te vjedhesh pula qe te futesh ne burg. ma ate qe ke bere ti, nuk meriton te futesh brenda.. ka te drejta ky vend o zoti pedofil..

  6. jona says:

    ti duhesh vrare jo futur ne burg, po cti besh qe nuk ka drejtesi shqiperia dhe te semure si ty dalin te lire ne rruget tona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje