“Lideri i Koresë Veriore, njeriu më seksi i vitit 2012"- Në Kinë e besojnë

27 Nëntor 2012, 18:57Lifestyle TEMA

Gazeta e Partisë Komuniste të Kinës ka raportuar një lajm të revistës amerikane satirike si të mirëqenë, në lidhje me zgjedhjen e diktatorit të Koresë Veriore, Kim Jong Un, si personin më seksi në botë.

“E Përditshmja e Popullit” ka cituar raportin satirik të The Onion, e cila raportoi se Kim Jong Un, “me bukurinë shkatërruese të tij, fytyrën e rrumbullakët, sharmin djaloshar… është ëndrra e çdo gruaje”.

Gazeta gjtihashtu botoi në faqen 55, një fotografi të shpërndarë në uebfaqe, nën titullin “Lideri i Koresë Veriore është zgjedhur njeriu më seksi i The Onion për vitin 2012″, raporton REL

Në muajin shtator, agjencia gjysmëzyrtare e Iranit, Fars ka ribotuar një raport të The Onion në lidhje me një anketë të supozuar, ku thuhet se shumica e amerikanëve të bardhë më parë do ta votonin presidentin iranian Mahmud Ahmadinejad sesa presidentin Barack Obama.

5 komente në ““Lideri i Koresë Veriore, njeriu më seksi i vitit 2012″- Në Kinë e besojnë”

  1. Heron says:

    Ky lajmi per ahmedinajad vs obama eshte mese i sakte!

  2. Qenka sexi says:

    Qenka sexi si zen berisha.
    Kur te vdese sala, zenir ka per tja lene kolltukun, api jo?

  3. e verteta says:

    Ne kete lajm me intrigon koincidenca e faqes 55 te kesaj gazete me gazeten 55 te Bahri Falliut te Salit. Te kete diçka ketu??????????

    1. Landi says:

      Ne fakt kinezet e kane ngaterruar se Onion nuk mund te vleresonte Kimin po te madhin dhe sex-simbolin e Viçidolit. Me keto qe ben ky s’ka “hosten” qe mos ta vleresoi

  4. Genjeshtra says:

    Po,e verteta! ke me se te drejte,a nuk te duket dhe F.Balliu i 55es si njeriu me seksi i kesaj Gazete te shpifur,dhe do ta shpallim si gazetari me seksi i 100Vjetorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje