Një vogëlushe me një çrregullim të rrallë gjenetik, ka më shumë shpresa tani pasi mjekët kanë thënë se do realizojnë disa ndërhyrje të rralla.
Amerikania Katie Renfroe është diagnostikuar me megalencophaly përpara se të lindte. Kjo sëmundje bën që ajo të ketë kokën dhe fytyrën shumë të mëdha.
Ajo i është nënshtruar madje edhe një ndërhyrje për të mundësuar që të mos kishte kriza. Mjekët i kanë hequr një pjesë të trurit.
Prindërit e saj thonë se ajo është dhuratë e Zotit dhe një dhuratë të Zotit nuk mund ta hedhësh tutje.
Angi dhe Danial Renfroe janë besimtarë. Ata thonë se e kishin vënë re që gjatë ekove se vajza e tyre nuk ishte normale. Mjekët u thanë se e ka kokën tre herë më të madhe se zakonisht.
Tani familja, që ka tetë fëmijë, thotë se ajo merr gjithë dashurinë e nevojshme dhe askush nuk e trajton si handikapate.
Mjekët në Florida shpresojnë që me anë të disa ndërhyrjeve të zvogëlojnë mollëzat, faqet, buzët e gjuhën, që vogëlushja të kthehet në përmasat normale.
As armikut mos ja pafsha kete situate!
Po pse beni eko pra? Jeni mire ju me dhuraten e zotit? po te kishte goje ajo e te fliste do ju thoshte faleminderit qe do i duhet me vujt ktu e 60 vjet?! te kisha pas goje une do i thoja flm gjithkujt qe do me hiqte qafe brenda ca mujsh e jo pasi te shihja drite. mamate mundesisht mos te lene koment se dihet cdo shkruajne
Shume e trishtueshme. Kam pare nje emision per nje femije me nje problem te tille i cili u kurua ne USA dhe i bene disa operacione ku i hoqen pjese te teperta dhe me kirurgji plastike i dhane nje fytyre gati normale si dhe iu permiresua e folura. Shpresoj te njejten gje per kete femi.
kjo fotoja e fundit ta keput shpirtin.