Gjendet e vrarë dhe e masakruar kryebashkiakja kurajoze

26 Nëntor 2012, 19:34Lifestyle TEMA
Gjendet e vrarë dhe e masakruar kryebashkiakja kurajoze

Ajo i kishte mbijetuar më parë dy tentativave për vrasje nga trafikantët e drogës. Madje në një rast ajo humbi edhe të shoqin.

Por pavarësisht kësaj, meksikania Maria Santos Gorrostieta nuk u zmbraps. Me një kurajo të jashtëzakonshme, 36 vjeçarja iu kundërvu bandave të drogës që kanë shkatërruar zonën e Tiquicheo, ku ajo ishte kryebashkiake.

Madje kur disa dyshonin se ajo ishte sulmuar në atentat, ajo u tregoi shenjat në mish dhe u betua se nuk do të dorëzohej kurrë.

Dhe fundi i saj ishte thuajse i paevitueshëm.

Trupi i saj u gjet i vdekur buzë një rruge. Ajo ishte masakruar. Trupin ia kishin djegur, e kishin prerë me thika dhe e kishin nxirë në trup nga goditjet.

Ajo la pas dy djem e një vajzë. Burri i saj i dytë po ashtu është zhdukur dhe ende nuk dihet gjë për fatin e tij.

Ajo ishte duke çuar vajzën në shkollë kur e rrëmbyen. Një makinë i zuri rrugën dhe dy burra e morën me forcë, duke lënë të bijën në vaj në makinë.

Mediat thonë se askush nuk mundi ta ndihmonte.

Qeveria kishte vendosur t’i hiqte mbrojtjen asaj. Ky vendim u vu në diskutim shumë, pasi ekzistonte frika se ajo do vritej.

19 komente në “Gjendet e vrarë dhe e masakruar kryebashkiakja kurajoze”

  1. Stili trebicka says:

    Une mendoj qe keta mexikanet e droges duhet te vijne ne shqiperi per te mesuar stile moderne se qenkan shume mbrapa.
    Kemi stilin
    Trebicka
    Hajdari
    Arbnori
    Shoshori
    E shume e shume te tjera.
    Pagesa e shkolles behet me leke shqiptare, mexikane, euro ose dollare.
    Parate kineze jen tani per tani nuk pranohen.
    Vazhdojne regjistrimet

    1. elinor says:

      @stili trebicka; pusho mor hu e ndjej pak keqardhje dhe admirim per kete zonje te larte! Mos shkruaj mendime bastardhe vend e pa vend!

  2. LINDI says:

    Admirim per kete zonje te paepur.Paqja e Zotit qofte me te.

  3. zyrtari says:

    sa do deshironim te kishim shume kryebashkiake si ajo,por jo me fundin e saj.

  4. shqiponja says:

    Njerez kurajoze si kjo femer trimeresh jane shume te rralle fatkeqesisht. Femijet e saj duhet te jene shume krenare per te!

    1. Dean says:

      Ne ne Shqiperi,nuk kemi burrat kaq kurajoz,lene mo me pas femrat.
      R.I.P.,se paska qene me e vertet 1 femer per tu admiruar dhe respektuar.

  5. Ani N. says:

    O Tema,

    A keni etike profesionale ju apo jo? Le qe keni postuar foto te nje njeriu te vdekur ne website por as nuk paralajmeroni njerzit para se te hapin linkun. Dhe cdo dite ndonje femer topless…boll u dogje o webmaster!

    1. Dean says:

      Nuk ka as1 foto ‘topless” dhe jam 100% i bindur se te gjithe lexuesit dhe komentuesit ke Tema jane te rritur dhe te AFTE qe te absorbojne nga ana emocionale,efektet negative qe mund te prodhoje ndo1 foto e caktuar.
      Kam pershtypje se po je duke Perkedhel vetveten me teper,me ate ”humanizmin” dhe Etiken tate fallco,se sa te shqeteson me te vertet etika e gazetes Tema.
      Me perjashtim te 1 kategorie perversash,as1 Lexues normal i 1 gazete nuk do t’i ngateronte plaget ne trupin e 1 femre te masakruar,me seksualitetin.
      Mos u bo aq i BRISHTE,bre burr,se ka mundesi te mos jesh dhe aq sa dukesh….
      Gjith te mirat.

    2. Fani Tanku says:

      Rrituni o popull. S’ju kanë faj fotot, por dhuna e realitetit dhe dobësia juaj për ta ndeshur. Shmangia e fotove apo e kuptimit vetëm sa ju zvogëlon

  6. Robi says:

    E pra ,krahasojeni kete grua me grate e “Byrose Berishiane” :Jozefinen,Mesilen, Majlinda Bregun,Vjollca trashetiren etj.

  7. Ani N. says:

    Dean,

    Ska nevoje te me sulmosh mua, o Shqiptar. Un po te thoja qe duhet paralajmeruar lexuesi kur postohen foto te nje masakre dhe te nje njeriu te vdekur.

    Fjalia e dyte, ishte ne pergjithsi per “rubriken” topless te gazetes Tema dhe nuk kishte lidhje fare me kete artikull per kryebashkiaken meksikane. Keshtu qe ska nevoje per komente perverse nga ana jote.

    Nuk e kuptoj pse te dogji kaq shume komenti per webmasterin, mos valle je ti? Nqs je…shko kap ndonje dashnore mo bur boll u dogje gjithe diten te gazeta Tema me foto gjysem nudo te Rihanes.
    Duken gazetaret qe jane diplomuar duke ofruar ne kembim te notes produkte qumeshti.

    Tung ?

    1. Dean says:

      Ani N.
      Nuk ka gje me te bukur se trupi i nje femre nudo,apo topless,aq me teper kur eshte ne 1 seksion te vecante te 1 gazete dhe jo ne faqe te pare qe mund te ngrej pikpyetje apo shkaktoj debate nga ana etike.Nese nuk te pelqejne,mos i shiko.Shume e thjesht.
      Une personalisht,nuk e lidh nudizmin domosdoshmerisht me k….ikun,aq me teper kur 1 foto e caktuar eshte bere me pelqimin e 1 femre te caktuar.Te kujtoj ketu ate organizaten Ukrainase,FEMNE ne mos gabohem,te cilat per te terhequr vemendjen per 1 X problem,protestojne,(p.sh., prostitucioni dhe tregtia e mishit te bardhe ne Ukraine) Gjysem nudo.
      Ndoshta nderhyrja jote do kishte me kuptim nese pamjet topless do te shfaqeshin si lajm i pare ne ndo1 kanal televiziv mbarkombetar,por jo ne 1 gazete.
      Sidoqofte,gjith te mirat edhe ty.

  8. G says:

    DEAN
    trupi i nje femre eshte i bukur po jo me shenja thikash.
    faqe e I apo II eshte njesoj se njesoj e shikon foton.
    posto dhe fetish ti po na pelqeu mir ose po sna pelqeu mire i mut o.
    me pelqimin e kujt i more kto foto? te asaj qe ka vdek apo asaj qe drejton kete rubrike?

    1. Dean says:

      Retorika ime ne komentin e mesiperm nuk ka te beje me fotografite e mesiperme.
      Po flisnim ne pergjithesi per nudizmin neper gazeta dhe nderlikimet dhe problemet Etike qe stimulojne foto te kesaj natyre.
      Tani ke pyetja jote.Ajo qe ka vdek nuk mund te leshoje ”ekskluzivitet” per fotot e saj,por une mendoj se Lajme te kesaj natyre,bejne XHIRON e Botes dhe askush nuk ngre pikpyetje nga ana morale dhe etike,pasi URREJTJA,qe Automatikisht keto lloj fotosh Provokojne,ndaj 1 Grupi Kriminelesh eshte me DOBIPRURESE per Shoqerine sesa disa implikime te vogla etike.
      E perseris,ky nuk eshte 1 difekt i gazetes Tema,pasi te njetin rast te pasqyruar ne te njejten menyre e kam pa edhe ne agjenci te Huaja Lajmesh.
      Ai/Ajo qe drejton kete rubrike,mund te ”akuzohet” per mos perunim te informacionit,por jo se ne vetvete Lajme te Kesaj natyre kane ndo1 problem.
      Gjith te mirat.

  9. per dean says:

    qe je psikopat e dinja,,por qe qenke komplet debil sot e mora vesh

    1. Dean says:

      Kush eshte ndryshimi midi ”psikopatit” dhe ‘komplet idiotit”???????????????
      Po as te ofendosh nuk di,mor HAJVAN???????????????

      1. Fani Tanku says:

        Idiot dhe psikopat janë dy gjëra të ndryshme, krriç.
        Për shembull, nqs nuk e di kuptimin e 1 fjale dhe spekullon në vend ta kërkosh, je idiot, ama jo psikopat

  10. Roberta says:

    U prefte ne paqe bashke me ata qe para saj kane sfiduar dhe goditur I narcos…
    Luftuan te gjithe per nje ”cielito lindo” qe duket i larget per tu arritur. Trafikantet e kane dhunuar dhe po e dhunojne Mexiken dhe mexicanet e ndershem puntor.
    Nje popull qe dua me gjithe zemer!
    Paqe barrio

  11. valter says:

    Nuk ka fjale per kete grua trimeresh dhe fisnike. Shpresoj qe ata femije qe ka len pas te ken mbrojtjen e duhur! U preht ne paqe shpirti i saj! Keshtu eshte kur ska shtet ose shteti eshte vet mafia. Pse ska te tilla raste ne Kine apo ne vendet me te zhvilluar perndimore, pasi eshte shteti qe funksionon. Ne vende e botes se tret ku edhe ne bej pjese ligjin e ben mafia qe eshte ne krye te shtetit. Fakti qe i kishin hequr rojet tregon se shteti e ka vrare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje