Për herë të parë në kujtesën e gjallë, qyteti i Nju Jorkut ka kaluar një ditë të tërë pa një krim të dhunshëm.
Një zëdhënës i policisë tha se ky është 24-orëshi pa asnjë vrasje, therje apo incident të dhunshëm.
Sipas BBC, pavarësisht se në korrik qyteti njohu një rritje të vrasjeve, niveli i vrasjeve në qytet është në pikën më të ulët që prej vitit 1960.
Vrasjet kanë një rënie me 23 përqind në krahasim me një vit më parë. Deri më tani ka pasur 366 vrasje, në krahasim me 472 të vitit të shkuar.
Ekspertët thonë se një numër kaq i ulët i vrasjeve është i pazakontë për një qytet me 8 milion banorë.
Çikago ka pasur 462 vrasje këtë vit, pavarësisht se ka 2.7 milion banorë. Filadelfia me 1.5 milion banorë ka pasur 301 vrasje.
Ekspertët thonë se policia e Nju Jorkut është treguar agresive në parandalimin e krimit. Por disa kritikë thonë se ata kanë ndaluar qindra e mijëra persona me ngjyrë pa asnjë shkak.
paskan bo pushim shqiptaret me rastin e festes…
Je bllof qemol,pordhac tiranass
Për herë të parë në kujtesën e gjallë, qyteti i Nju Jorkut ka kaluar një ditë të tërë pa një krim të dhunshëm?????????
hajde demokraci qe paskan keta!!!
Ju qe diskutoni edhe palidhje,a e lexuat me larte se New York-i ka 8 miljon banore.Dhe mos harroni se aty jetojne nerez nga te gjitha shtete e botes,e jo si ne Shqiperi,nje popull etnik e vellavrases.
Per kete duhet vene gishtin ne koke.A me mire ishte te gezuar e te bashkuar si ne diten e flamuri ,apo te vritemi?