Si e përdhosi Nishani protokollin e shtetit duke lënë zyrtarin e PPE të bëjë deklarata politike në festë

29 Nëntor 2012, 18:10Politika TEMA

Në Vlorë ai ishte në krah të Berishës, në Tiranë po ashtu. Nuk dihet se kush e ka ftuar, por me shumë gjasë ai është kryeministri Sali Berisha. Bëhet fjalë për kreun e Partive Popullore Europiane, Wilfried Martens. PPE, një organizëm që bashkon partitë e djathta në Europë, ka mbetur streha e fundit për të nxjerrë Berishën nga izolimi. Sa herë shkon në Europë diku, ai shkon tek kongreset e seminaret e PPE.

Por skandali ka ndodhur mbrëmë, kur Martens ka mbajtur fjalën e hapjes në aktivitetin e organizuar në Pallatin e Brigadave, duke shkelur protokollin e shtetit që parashikon se duhet të flasë vetëm presidenti dhe natyrisht ai duhet ta hapë ceremoninë.

Martens, përfaqësues me staturë politike, nuk la pa bërë komente politike teksa tha se drejtimi aktual i vendit do e çojë përpara integrimin. Më pas ai hodhi edhe disa fjalë për nevojën e luftës ndaj korrupsionit dhe zgjedhjet e lira.

Por ai e bëri të tijën.

Ndërsa sot Martens është takuar me kryeministrin Sali Berisha.

“Kryeministri Berisha i bëri zotit Martens një ekspoze të shkurtër të zhvillimeve historike që kanë shënuar këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë dhe theksoi se tashmë shqiptarët, kudo ku janë, janë të lirë dhe të vendosur për ndërtimin e të ardhmes së tyre europiane. Kryeministri u shpreh se ky përvjetor ka shënuar një proces të rishkrimit të historisë mbi bazën e të vërtetave historike, gjë që po vë në vendin që i takon këto të vërteta dhe figurat historike që kanë themeluar  dhe konsoliduar pavarësinë dhe shtetin shqiptar gjatë këtij shekulli. Ai u shpreh se bashkëpunimi në kuadër të PPE-së është një instrument i shkëlqyer për avancimin e këtij objektivi madhor,” thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

15 komente në “Si e përdhosi Nishani protokollin e shtetit duke lënë zyrtarin e PPE të bëjë deklarata politike në festë”

  1. xhoni says:

    Cfare kerkoni me teper nga nje GJYTYRYM KAPTERR???
    Ne nuk kemi shtet,por PRINCIPATE FEUDALE Me ne krye nje BAJRAKTAR FODULL,KRIMINEL,INATCOR,RRUGAC,SHPIRT ZI DHE GJUHE GJARPER!!!
    Po keshtu edhe DAMIR FAZLLICI drejtoi mbledhjen e KOMITETIT TE SIGURISE KOMBETARE,KU U KERKONTE LLOGARI MINISTRAVE SHQIPTARE!!!
    A e keni marre vesh se te gjitha keto behen nga nje AGJENT SERB,me emrin Sali Berisha????
    Keto ndodhin,se tek ne nuk ka OPOZITE,PROKURORI TE PERGJITHESHME,INTELEKTUALE,SINDIKATA etj!!!
    SHKURT:NE JEMI NE MESJETE!!!Edhe Skenderbeu ka udhehequr me me MEND se ky palo Berisha!!!
    HYYYYY,MALOKERI!!!
    U SHOFSHI TE TERE!!!

  2. Delli USA says:

    Ky Martenes na u be si Grosruku,sa per shtet, deri sa ne krye kemi nje kapter nuk mund te pretendojme.Fakir fukaraj(nga ment)Nishanlliu do pranoj cdo lloj shkerdhimi qe do ti bej Saliu,prandaj mos kerkoni protokoll.

  3. Bardhi Tolabi says:

    MENDONI SE ME PROTOKOLLE DHE LIGJE DREJTOHET SHTETI YNE?
    Gaboni!
    Ne Shqiperine e sotme,bishti eshte me i rende se sqepari.Dhe ne diten e sotme,28 Nentor,ky Martens-i eshte bishti.Ky Nishani,qe duhet te ishte sqepari,nuk eshte as bisht tigani.

  4. mergimtari fv says:

    Moj kasolle ku na mblodhe , keshtu do jete nga sot e mot qe kakarisin bota e jo te zotet e shtepise pa zot , mallkuar kjo dite e ky sahat qe pame veten nen bythe te te tjereve , ah rrace muti e felliqur sa poshte na ulet koken dhe nderin , ah Turqi te qi……..sha nenen mire qe na shtype 500 vjet por te pakten na zhdukje nga fara e dheut jo keshtu te nenshtruar si mut pa dinjitet .

  5. shqiptari says:

    A ka ngelur ndonje shqiptar ne shqiperi bashke me mua te beje nje nisme per shkarkimin e ketij kapterri.
    Ju juriste a ka ndonje mundesi ligjore per shkarkimin e tij.
    Dhe nqs nuk ka atehere haram buka e atyre qe do te respektojne apo te degjojne se cthote ai ai handikapat jo fizik por mendor mbas kesaj.

    1. gladiatore says:

      I nderuar Shqiptar!! Problemi eshte qe duhet me te vertete nje revolucion i dyte ne Shqiperi!!! Mendon se vendi yne ka jurista!!!
      Nje rruge eshte duhet me zhdukur vetem si fillim nje person!! Po lind problemi kush do ta beje!!! Jane 3 kokerra qe duhen larguar nga vendi e qe te mos shkelin me kurre….

  6. Altini USA says:

    Saliu duke futur nje bedel ne protokollin e shtetit kujton se do krijoj imazhin se e duan ne Europe,harron hajvani qe keta Grosruket,Martenes etj jan bere njerez te urryer per popullin,keshtu qe Saliu ne vend te veri vetullat po nxjer syte.

  7. ardian says:

    kapterr JARI e konsideron presidencen si repart ushtarak po se mos eshte dora e rraketikut kete gje vetem nje i semure si psiqiku sali mund ta beje se jari nuk ka fuqi te mbahet dot ne kembe …

  8. Bubullima LU says:

    Jam i bindur dhe u betohem ,duke u dhene fjalen e nderit, se si Berishes dhe Nishanit, ai Martines,me qene se para pak diteve u gezuan se u erdhi shoku,(kuptohet kockat)AHMET Zogu dhe u eshte dukur si AhmetZOGU.Para mbretit nuk dilet,prandaj ja kne lene fjalen qe te flase i pari. Ose e quqjne per mbret te PPE qe ti ndihmoje per integrim ,pasi deshtuan. Eshte tradite e cdo krahine qe muhabetin ne dasma e gostira e hap i zoti i shtepise e jo miku ,sa do i rendesishem qe te jete.PO si duket Kryeministri yne i nderuar,pa Nishanin nuk e pyet njeri,pasi po jep orjentime te “cmueshme ” per historine e gjuhen e vendit tone u eshte kthyer edhe mohimit te zakoneve tona .SA per deklaratat politike ,.mendoj se ka qene edhe arsyja kryesore e fteses.
    Pastaj pse cuditemi! Cilin ligj e rregull ka perfillur SALIU me shke
    qe te perfilli portokollin shteteror.PD + shtet = Sali. Ligj per te eshte vetem mendja e tij.

  9. Pavarësia says:

    Sali Berisha, ka 22 vjet që po bën çka i ka dasht zogu i qefit në dam të Shqipërisë e të gjithë kombit shqiptar. Ai nuk ka munguar të fusi hundët dhe në shtrembërimet flagrante të historisë, nën pretekstin se po ,,përpiqet” të korigjojë shtrmbërimet e historisë të shkruar në periudhën e diktaturës. Ai(Saliu)me qëllime të caktuar shumë dashakeqëse, po e katranos ma zi historinë e popullit shqiptar. Por asnjëherë nuk do ti a arrijë qëllimit. Saliu do të ,,fitojë” përkohësisht. Ndërsa e vërteta do të mbetet e pa cënuar. Dëmet që po i bën sot, ai, vendit tonë, do ti paguajnë fëmijtë e tij nesër. Vetëm kështu do të ndodhi dhe as pak ndryshe. Mjerë ata që nuk e kuptojnë apo, më keq, në se nuk duan ta kuptojnë.

  10. 100 VJET SHTET TURPI says:

    100 VJET SHTET RRUMPALLE DHE DROGE QE PERDHOSET
    NGA EGERSIRAT E SHPELLAVE DHE INJORANCA MALOKO VERIORE.

  11. PPE says:

    Si thate,streha e fundit qenka PPE-ja?!Po ajo eshte me teper se gjysma e popullit europjan,more zoterij.Nga i gjetet keto fjale qe s’hyjne fare?Apo ashtu i vinte per mbare te ndrtohej fjalija.Dhe jo nje dosido por vete kreu i partuve popullore europjane…Megjithse juve me i madh ju eshte dukur sh.Enver dhe sot sh.Rama,Ruci e Brace…

  12. Tironci says:

    Car thoni mer rob?! Pse ju djeg miza se ko fole kryetari i partise popullore te europs?! Ky robi na ka nihmu me heq vixat. Jeni kokrrat e legenave qe shkruni kto gjona! Ju kom thone edhe ma pare. Ju jeni pushtus te Tirones.

  13. leka says:

    Nuk e la kapter Nishani,por e ke lene ti mor tutkun,qe ke lejuar dy here te te vjedhin pushtetet.Maloket Sali dhe Meta dhe lloji i kapterave te tyre,vazhdojne te tallin keq bythen me ty.

  14. al says:

    sipas protokollit te cdo pervjetori dhe feste ,ne cdo darke te shtruar per miqte presidenti mban fjalen e rastit dhe te mireseardhjes se te ftuarve. nuk e kuptoj dot se cfar ka ndodhur por presidenti i shtetit me kushtetute eshte personi juridik , i pari i cdo shteti. bujari eshte zgjedhur nga partia e tij dhe lsi, por kjo nuk do te thote ta ktheje presidencen ne aneks te partise se tij . integriteti ne post te rrit vlerat te ben me te dashur per masen e popullit. te huajte qe erdhen te ftuar duhet te merrnin fjalen pas presidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje