Presidenti i Republikës dekori sot me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ish-Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, William E. Ryerson, me këtë motivacion: “Mikut të shqiptarëve, që dha kontribut të rëndësishëm në ringjalljen e marrëdhënieve diplomatike shtetërore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe inkurajoi e mbështeti fuqishëm vendosjen e demokracisë në vendin tonë. Për ndihmesën e vyer në forcimin e marrëdhënieve miqësore, tradicionale ndërmjet popullit shqiptar dhe atij amerikan”.
Në ceremoninë e rastit ishte i pranishëm edhe Berisha, për të cilin Ryerson-ka dhënë këtë këshillë para 5 vjetësh, në një intervistë të botuar në gazetën Panorama: “A duhet z.Berisha të dalë në pension? Siç e dini, unë jam amerikan dhe duke kërkuar në historinë e vendit tim për shembuj, më bën pershtypje ai i Xhorxh Uashingtonit. Pasi kishte shërbyer si gjeneral në Luftën e Pavarsisë, ai u zgjodh dy herë si President i SHBA-së. Dhe pas herës së dytë, Xhorxh Uashingtoni nuk kandidoi për herë të tretë. Ai kishte bërë shumë për vendin dhe ishte krenar për arritjet e tij, por sidoqoftë, zgjodhi pensionin. Mendoj se z.Berisha është në fakt në një situatë paralele – ai ka bërë shumë për vendin e tij, dhe e meriton të dalë në pension. Ky do të ishte një hap i mirë për demokracinë si brënda PD-së ashtu dhe më gjerë në Shqipëri. Kjo, sepse kështu do të hapej rruga për të tjerë që të marrin përsipër përgjegjësitë. Unë personalisht mund të konstatoj se jeta në pension s’është fare e keqe!”
http://respublica.al/artikuj/2012/11/30/dekorim-ne-prani-te-berishes-i-ryerson-it-i-cili-i-ka-sugjeruar-te-dale-ne
ku e le gita me zenin ate te dali ne pension.
per xhoni respetkte,por ai ka rene nga kali,por tani po kerkon brimen e miut per pese grosh,ne tropoje nuk e duan,nekavaje nuk e votuan ne tion eshrte jabanxhi site gjite tjeret,une mendoj se do te kerkoje strehi politik tek edi rama si gjthmone te mbe shtesim njeri tjatri se ne fun te funit te nje kallypi jeme,dhe populli do te habitet.por nuk ka ndonje habi per keto halbake qe e quajne vehten politikan,sa per dijeni,edi duke qene i vetedishem se do te fitonte ndyshoi rregulat dhe si perfundi,as ai vete nuk e din c,far kerkon,edi e shte nje laskar i salesdhe i tosit ka nje zgjidhje votoni politikat e reja qe te shmangeni nga hajdutet,mos ma merni per te keq por te gjithe shqipetaret jane pronare ne token etyre dhe duhet ta mbojne sipas kushtetutes se shqiperise e jo sipas sale apo.edit sala djal bariu,edidjalarrixhiu
Cfare respekte thua mor vella. U be dhe ky pis te marre urdherin e Skenderbeut! Ky e ka perdhosur flamurin shqipetar dhe kete vend me veglen e tij te ndyre Sali qelbesi Berisha
Ambasadori ka menduar dhe folur si amerikan, por kur mendoj bishen pjelle e kuqe Edvinin, pasi te thyej qafen ne 2013, Berisha ka per te dhene doreheqjen. Edvini eshte perdhosesi dhe turpi i ketij vendi.
Ju tipa si ky iliri, kushdo qe te vije ne udheheqje te ps, keshtu do te flisni. Ju s’keni inat Ramen, por keni friken se mos u iken Saliu. Por Saliu nje dite do veje ne te s’emes, se na plasi dhe do ti ledhatoni ato.
FIDEL KASTRO I EVROPES – SALI BERISHA
– Po me vjen per te vjelle dhe per … Ah sikur te kishja nje tesere te partise se tij per te …
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Ka dy ore qe po pllet si Fidel Kastro. Cdo fjale rrene. Cdo fjali mashtrim. Cdo gje futja kot te dali plot…
E po flet me 400 te rinj “pionere te Saliut” qe here gajasen, here duartrokasin me marrite e kryeministrit Berisha… Sot ata fillojne nje jete te re: behen anetare te partise se fundit komuniste ne Evrope- PDSH-se se Sali Berishes.
Nuk di te pushoje…. llaka…llaka… llaka. Tamam si Fidel Kastro.
Mu kujtua biseda e tij me ish- ministrin e Jashtem te Shqiperise Reiz Malile ne ambasaden shqiptare ne Kube ne fillim dhjetorin e stuhishem 1990…
Plot kater ore pa pushim… Une beja perkthyesin. Mu tha goja. Po me zihej fryma nga lumi i fjaleve te tij pa fund!
Te njejten ndjesi kam edhe tani qe nga ekrani i ABC-se se Aleksander Frang Berishes pas shpines sime po degjoj Fidel Kastron shqiptar!
Mjere ata te rinj qe jane te denuar te degjojne kete papagall ala- Fidel Kastron e Shqiperise.
Jam i bindur se me shume se gjysma e ketyre te denuarve politike per te degjuar llaka- llakat e Sali Berishes- alias Fidel Kastro i Evropes do ti perdorin teserat e Partise se tij dhe te Aldo Bumcit per misionin me fisnik ne keto 2o vjet demokraci… per te fshire prapanicat e tyre, sapo te clirohen nga makthi i fjalimit pa koke e pa kembe , te fjalimit te pafund e paane Fidel Kastros se Evropes.
Ma coj tugen, themi ne Tropojanet… Po me ben me vjelle…
…. Ah sikur te pakten te kishja nje tesere te Partise se tij per ta perdorur si te rinjt e Lagjes Nr. 5 te kryeqytetit te Shqiperise!
Nju Jork, e premte me 30 nentor 2012 ora 12: 30 e mesdites
NË KËRKIM TË SË VËRTETËS zoti Ryerson
Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.
Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.
Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….
Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.
Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.
Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :
“ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”
Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.
Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.
Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.
“ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.
Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”
Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”
Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.
Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.
Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.
Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.
Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.
Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?
Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.
Eugjen Merlika
Ku komentuesi i lire nga tropoja paska komentuar bukur. Asht ka mpelqen, duhet te dal ne pension opozita, :))))
Kujtime te gjalla per nje mik te madh
TUNGJATJETA ZOTI XHORXH BUSH !
– Thyerja e nje xhami qe nisi nje miqesi….per te bere nje mik te madh
te nje populli te madh !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Miku i madh i shqiptareve, strategu qe shembi komunizmin, nje amerikan e lider i madh boteror Xhorxh Bushi plaku u shtrua sot ne nje spital te Hjustonit per nje ftohje te lehte! Ne moshen
Xhorxh Bush eshte profesori im qe me beri qe ne moshen 17 vjecare te doja SHBA-ne si vendin tim!
Nuk harroj kurre tek loznim me topa bore me Z. Xhorxh Bush, bashkeshorten dhe bijte e tij ne Universitetin e Pekinit ate dite janari te vitit 1976.
Nje burre i pashem, nje burre skofnar, nje burre i madh shteti lozte me topa bore me ne stiudentet shqiptare si me bijte e bijat e tij. Shoku yne Alfred Sejdia , ne ate kohe student e me vone ish- shef personeli ne Ministrine e Jashteme te Shqiperise, pa dashur kishte marre edhe nej guralec te vogel bashke m boren dhe e godet objektivin e aparatit te Bushit, duke e thyer.
Te gjithe u shtangem nga keqardhja, bashke me shoket mi te shkolles Fatmir Xhaferrin, Alfred Sejdiun, Ilia Pecin e Tasim Kokonen, Iljaz Spahiun…. Vrapuam drejt tij duke i kerkuar falje me gjithe e kishim te ndaluar rreptesishte e mund te perjashtoheshim nga shkolla e ktheheshim pako postale ne Shqiperi nese kontaktonim ose flisnim me nje amerikan apo me nje rus.
Sikur te mos kishte ndodhur asgje Xhorxh Bushi na drejtohet duke qeshur me gjithe shpirt:
– Ah djelmosha shqiptare, ah miqte e mi shqiptare mos u beni merak. Nuk ka dasem pa mish e beteje pa viktima, sic thoni ju shqiptaret, Ne fund te fundit nje xham i vogel u thye ! Aksidente ndodhin perhere !
– Jo Zoti Bush, ne kemi burse dhe do tu shperblejme per demin qe u shkaktuam pa dashje…
Ai gati sa nuk u mek nga e qeshura…
– Jo miqte e mi shqiptare…. Ky aparat eshte prone e qeverise amerikane dhe per demet ajo paguan… Pastaj une per fat te mire nuk jam pa pare…
Xhorxh Bush ne ate kohe ishte Shefi i Zyres se Nderlidhjes dhe Informacionit te SHBA-se ne Kine, pasi akoma Amerika nuk kishte lidhje te plota ne shkalle ambasadash me Pekinin. Pra ishte gati gati si nje ambasador amerikan ne Kine. pastaj do te drejtonte CIA-n amerikane.
Prej vitit 1981 e deri ne vitin 1989 do te zgjidhej zevendes i ish- Presidentit Ronald Reagan per ta zevendesuar ne katervjecarin e ardhshem, kur do ti nxirrte “kartonin e verdhe” po te shkelte vijen e kuqe ne Kosove…
Kujt ti besonim: syve e vesheve, shpirtit, mendjes sone dhe realitetit qe kishim perballe apo dokrrave te Enver Hoxhes per “imperializmin amerikan… qe e kishim ne griken e topit !!!
U perqafuam si te ishte prindi yne! Qe ate dite ai u be ne fakt miku yne i madh.
U thye nje xham… Nisi nje miqesi !
Sa here vinte ne universitet e pershendesnim e na pergjigjej si nje mik i madh! Mik i madh i nje populli e kombi te vogel qysh ne kohen e koleres antiamerikane ne Shqiperi!
Ne kete kohe spitali per kete mik te madh i lutem zotit dhe uroj me gjithe forcen e shpirtit :
– Be well soon… U sherofsh sa me shpejt miku yne i madh Xhorxh Bush!
– Tungjatjeta Zoti Xhorxh Bush !
– Tungjatjeta miku i madh i kombit tone te vogel ne hapesire e siperfaqe, por i madh ne qyteterimin e tij
– Tungjatjeta Xhorxh Bush e familja juaj e nderuar e mike e madhe e shqiptareve!
zoti Alban, je shume i ceket akoma nuk e ke mare vesh se komunizmin ne shqiperi e mbajti amerika me marveshje diten e luftonin komunizmin naten e perkahnin.
Hamdiu, proamerikan dhe antikomunist qysh pra 40 vjetesh.
Kjo eshte shakaja e dites.
Alban Dega,
Eshte e nevojshme qe te dije poipulli shqiptar qe Plaku Bush eshte ne spital?
Shqiperia e kujton dhe e do Ameriken jo prej Bushit Plak apo djalit (Te dy presidente te dobet per Ameriken). Shqiperia eshte ndihmuar ne 1913 nga Amerika me Wilsonin, ne 1999 ne Kosove nga i madhi President Clinton, nje nga figurat me te respektuara sot ne Amerike. Personi qe vuri pikat mbi i ne rizgjedhjen e Presidentit Obama.
Kosova po vuan sot per Pamvaresine, sepse Bushi i ri nuk e zbatoi rezoluten e Kombeve te Bashkuara qe hartoi Clinton per Kosoven te merrte automatikisht Pamvaresine pas 36 muajsh, dmth ne vitin 2002.
Bushet mund te jene miqte e tu, por miqte e Shqiperise me te medhenj jane Presidenti Clinton dhe Hillary Clinton. Nuk e besoj qe e ke te drejten te flasesh ne emer te Shqiptareve.
Megjithate Bushi te behet mire me shendet. Shko thyeji ndonje xham tjeter, te fillosh miqesine nga e para.
Mos harro te shkruash ndonje artikull per Enverin ne ZP.
Zoti Alban duhet te jeni dhe ju i qarte se komunizmin nuk e shembi Amerika,por papa Vojtila dhe Gorbacovi
Zoti Alban duhet te jeni dhe ju i qarte se komunizmin nuk e shembi Amerika,por papa Vojtila dhe Gorbacovi.Nuk kishte se si ta vriste pjellen e vet Amerika,nderkohe qe me prapambetjen e sistemit komunist mburrej dhe detyronte shtetet e vogla te ktheheshin ne krah te saj.
Është plotësisht e saktë çka shkruhet në komentin e #kuq e zi#
E pakonceptueshme për masën e gjërë të popullit tonë,të indoktrinuar maksimalisht me “luftën pa kompromis të PPSH ndaj imperializmit amerikan dhe rrezikut anglo-amerikan për Shqipërinë”, çuditërisht ka ekzistuar një lidhje e fshehtë e lidershipit komunist me shërbimet sekrete të CIA-s dhe Inteligence Service britanik.
Lexoni http://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=odisea%20e%20nje%20detektivi%201&source=web&cd=2&cad=rja&ved=0CD0QFjAB&url=http%3A%2F%2Fwww.gazetakritika.net%2Fliteratur%2Fagim%2Fhamiti.pdf&ei=m_m4UIinL6Tg4QTQk4GgBg&usg=AFQjCNGh0pQAW5FK06JszTzp2jou-yYZhw
Një pajtim i anglo-amerikanëve me sundimin komunist në Shqipëri, në emër të “ruajtjes së stabilitetit në Ballkan” dhe ruajtjes së ekuilibrave gjeopolitikë,në frymën e Jaltës.
Një sakrifikim i interesit të shqiptarëve për demokraci për 46 vjet.
Më në fund, pajtim i “vendit më demokratik të botës” me udhëzimet e Katovicës.
Në këtë frymë ishte edhe përkrahja e antipatikut Rajerson për sekretarin e organizatës së Partisë të spitaleve, sali b(er)isha, më 1992.
Mr. Reyerson, ndihmuat instalimin e një neodiktature në vendin tonë, shpërdoruat besimin e verbër që populli i vuajtur shqiptar kishte tek “demokracia e fuqishme amerikane”.
Pa respekt,
SHQIPTARI
Po çfarë mund të bëni tjetër Z. ambasador, përveç pensionit?
Data e pensionit te Berishes perkon me daten e vdekjes se tij, qe eshte viti i mbrapshte 2013.
Le ti bejne permendore ne Beograd, se per ata po punon.
ne pension saliu vdes,ngaqe s’ron dot pa folur ne mikrofon c’do cast dhe pa ngritur lart dy gishtyat fallco.
ryerson ,ky fytyre e ndyre qe na la ne pushtet ,shpellarin ,serbin dhe grekun. Kur mendoj se cilin kam kryeminister me vjen te bertas fort sa t’a degjoj e gjithe bota ,me vjen ndot dhe krupe .,sepse disa sosh nga keta i kam njohur mire dhe ua di te gjitha te merthymet.
nga: Flamur Collaku nga: Tirane, Shqiperi
30.11.2012 21:35
Shkelqisia e tije William E. Ryerson, e meriton kete dekorate te larte sepse kontributi i tije eshte i madh dhe me shume vlera per demokracine ne vendin tone. Ai ne cdo mesazh qe leshon per ne i ka fjale prej miku keshilla prej te urti. Fjalet e tij jane si perla qe ndricojne dhe sherojne. Ishte kenaqesi qe e takova dhe e urova per mirseardhjen dhe kerkoj qe te komunikojme shqip. Per nje moment me parakaluan si shirit i gjithe aktiviteti i tij diplomatik ne insatlimin e demokracise.
I urojme shendet dhe ta gezoje dekoraten me plot merite. Presidenit Nishani merr vlera te vecanta per respektimin e ketyre personaliteteve brilante.Ju meritoni edhe me shume zoti Ryerson. Kontributi juaj per luften ndaj kancerit komunist ne Shqiperi do mbetet i pashlyer nga kujtesa e shqiptareve.
Ne do rritim moshen e daljes ne pension,per mandatin e tjeter te mos thone po kandidon nje “pensionist”.
Kultura e vertete demokratike,pranohet me veshtiresi tek ne,ne ndonje rast kerkon “dajak” bythve.
Ne do rritim moshen e daljes ne pension,per mandatin tjeter te mos thone po kandidon nje “pensionist”.
Kultura e vertete demokratike,pranohet me veshtiresi tek ne,ne ndonje rast kerkon “dajak” bythve.
Ju autori i letrës Agim Hamiti,kur Enveri vdiq ishit në burg,mos harroni jeni një nga ata që firmosët telegramin që do i dërgohej nënës Nexhmije,që ta ngushllonit për vdekjen e Komandantit.Ti Agim ke firmosur telegramin pra i tille je dhe së shpejti do botohet dhe telegrami ku ju do shikoni emrin dhe firmen tuaj.Shumë të burgosur e refuzuan prer dhe nuk e pranuan ta firmosnin.