PS, plan për zgjedhjet dhe mbrojtjen e votës

30 Nëntor 2012, 16:50Politika TEMA
PS, plan për zgjedhjet dhe mbrojtjen e votës

“Një qytetar – një votë” është angazhimi i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2013-ës, që do të bëjë të mundur shmangien e çdo skemë manipulimi dhe mbrojtjen e rezultatit elektoral ashtu siç shqiptarët do të shprehin vullnetin përmes votës.

Partia Socialiste miratoi strategjinë elektorale për garën e vitit që vjen në forumin më të lartë vendimmarrës të saj, kryesinë, e cila u mblodh në mëngjes. Burime pranë kryesisë së PS konfirmuan për Top Channel se diskutimi i anëtarëve të kryesisë së selisë rozë është përqendruar rreth strategjisë për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Unanimisht kryesia miratoi planin e detajuar jo vetëm për procesin zgjedhor, por edhe monitorimin e rreptë të përgatitjes së tij nga qeveria dhe institucionet shtetërore, si edhe procesin e numërimit të votave. Përveç leximit të drejtë të çdo vote, strategjia parashikon edhe periudhën paraelektorale për identifikimin e çdo shtetasi që mund të bëhet pjesë e skemës së manipulimit.

Strukturat e partisë më të madhe në opozitë angazhohen përmes kësaj strategjie të miratuar gjatë mbledhjes së kryesisë të marrin masa të posaçme për të mos lejuar asnjë skemë manipuluese në zgjedhjet e ardhshme. Kryesia ka caktuar kryetarin e grupit parlamentar Gramoz Ruçi, sekretarët Blendi Klosi, Bashkim Fino dhe Fatmir Xhafaj si grupin implementues të këtij plani, duke qenë në krye të asaj që socialistët e kanë cilësuar si “makineria organizative” në kundërpërgjigje të asaj që ata e quajnë makineria manipulative e pushtetit.

21 komente në “PS, plan për zgjedhjet dhe mbrojtjen e votës”

  1. Ramy says:

    Edhe PD duhet tê beje nje plan pêr mbrojtjen e votês lire qê zakonisht zhduken nga lakuriqet e natês

    1. Vlora says:

      po mire ju te ps na thoni,,,ne rst se ja u vjedhin(qe eshte e sigurt) cfare do te beni???????????

  2. jimmi says:

    ju qenkeni te trashe asnjehere sdo ta leshoje salija ti beni syte 14 e arruate 97 gerdecin 21 janarin votat 2011 aty do rrishe ore edi se ke folure me hajdutin meta plehra jeni qe te gjthe

  3. Ben Chicago says:

    kot mundoheni
    po te jete saliu kryeminister do te gjenden menyra te reja qe ti vjedhe votat

  4. BERISHA LARGOHU, KURSE TORTA E BASHES GJOJA E PAVARSISE ZBULOJ INJRANCEN QE KANE SHQIPTARET. says:

    PS po gabon qe po shkon ne zgjedhje me Berishen, socialistat kane kohe per te nxjerre popullin ne rruge per te kerkuar dorheqjen e Berishes dhe krijimin e nje qeverie teknike per te shkuar ne zgjedhjet e ardheshme. Pra vetem keshtu mund te mbrohet vota e shqiptareve, kurse te tjera opsione jane thjeshte humbje kohe dhe nuk e garantojne mbrojtjen e votes.

  5. old man says:

    Hahahahahhhaa,
    A nuk thane te njejten gje heren e kaluar dhe ia vodhen votat PS sy per sy???

  6. safeti says:

    “Nje qytetar nje vote” kundra “nje militant shum vota”.
    Guri rend ne vend te vet – thot populli, PS tashme ka ber goxha vend ne opozit.

  7. elinor says:

    “Nje qytetar – nje kallashnikov” duhej te ishte.

    1. baca mertur says:

      bahit, me cfare njerezish …me keta qe rrine gjithe diten ne kafe tu llomotit , apo me ata qe shqyen torten ..me mire vrasin njeri-tjetrin me …..ue sha ke ti si mshef mu….

  8. edra says:

    “Nje qytetar-nje vote” zbatohet nga anetaret e komisioneve te QV-it deri tek anetaret e KQZ-se ne Tirane.
    Mbajtja ne kontroll i listave zgjedhore duke bere analiza progresive çdo muaj, eshte nje faktor kryesor per mbarevajtjen e zgjedhjeve.
    Muli,Pone,Ristani,Dr.Pergj.i Gjendjes Civile dhe punonjesit e gjendjeve civile ne bashki, komuna e rrethe duhet te raportojne e japin llogari per çdo ndryshim ne rregjistrin themeltar te gjendjeve civile.
    Nqse ata (te siperpermendurit)e “kalojne” lumin si Imami dhe zgjedhjet do i beje paçavure Berish me zagaret e tij.

  9. tani says:

    Pas pritjes qe ju be Berishesh e pas festes se madhe u paska hyre frika ketyre te ps, me Ramen e rucin as kane per te ardhur ne pushtet me mire nje berish sesa keta te dypafytyre te ishte ndonje Majko a Blush do kishin shprese.

  10. jimmi says:

    3 here u mundova te investojme ne ate vende deshtuame se jane qe te gjithe hajdute tani jame rehate ketu Sidneje ky trapi prete ndershmeri me kriminelet

  11. Din Kruja says:

    PS-ja vazhdon te haje pershesh. Ka rrezik qe te kopjoje 96-te ne krijimin e grupeve te vigjilences. Cfare do te ndodhe? Zgjedhjet do ti marre Sala, Rama do te qahet si zakonisht tek nderkombetaret. Ata do ti thone se nuk mund te eliminohen shkeljet, por keto zgjedhje ishin me te mira se ato te shkuarat. Pra PS-ja vazhdon gjumin e ariut, ndersa Sala priret nga parrulla “topi bam dhe muçua tutje”. Edi ka prirje mazohiste, nuk do te fitoje, deshiron te vetehumbase. Aferim i qofte, se ky vend ka burra te tjere.

  12. gjoka says:

    Ne shqiperi nuk mund te kete KURRE zgjedhje te lira dhe te drejta me Volfartin e OSBE.

  13. gjoka says:

    Ne shqiperi nuk mund te kete KURRE zgjedhje te lira dhe te ndershme me Volfartin e OSBE-se.

  14. Agim says:

    Nuk rri amerikane pa i dhene fitoren Berishes,votat do vidhen me ndihmen e ambasades amerikane.

  15. Ben Chicago says:

    o ljuis
    e kam lene me kohe larjen e pjatave kur isha ne amerike
    tani kam punesuar nje pjatalarese ne pisnesin tim ne shqiperi

  16. elinor says:

    Shiko, baca mertur, se e kisha ne menyre figurative. E kam fjalen qe duhen marre masa qe vota te ruhet me te gjitha menyrat per arsye se edhe manipulimet te tilla do te jene – te te gjitha menyrave.
    Ne kete pike si ka shku puna, PS-ja (opozita ne pergjithesi) ka shansin me te madh per te fituar nqs fiton elektoratin tradicional te saliut; kryesisht ata qe pame ne diten e festes duke mbushur legenat me torte. Pra, periferite e Tiranes si dhe zonen Veriore. Si mund te behet kjo? Nuk besoj se eshte edhe aq e veshtire sa duket. Nje fushate agresive e opozites ne ato zona, intensivisht, duke i premtuar elektoratit te atyre zonave kujdesin e pare dhe me te madhin te qeverise se re. Rregullim infrastrukture, shkollash, rendi publik, t’u jepet prioritet investimeve te huaja ne ato zona, ceshtja e kromit dhe minierave te tjera ne ato zona,…pra, pergjithesisht nje rregullim sa me te shpejte ekonomik dhe social nepermjet hapjes se vendeve te punes.
    Pjesa e Shqiperise se Mesme dhe te Jugut duhet te beni durim. Doni fitore ju jugoret? Le te rregullojme Veriun se pari pasi nje ekonomi e permiresuar ne Veri e ul ndjeshem nivelin e injorances dhe heret e tjera njerezit e kuptojne me lehte se cili duhet votuar. Largohen nga dilitantizmi partiak.
    Keshtu pra, meqe jugoret ankohen gjithnje se fajin e ka veriu atehere le te presin sa te rregullohet ky i fundit.
    Ne fund te fundit, Shqiperia eshte nje dhe po nuk u be e gjitha, nuk behet hic.
    Nqs kjo rruge nuk funksionon si pasoje e manipulimeve te medha atehere nuk e di se cila alternative tjeter ngelet pervec forces!

    1. baca mertur says:

      si gjithmone ne nje linje!une jam verior elinor dhe e njoh mire situaten ketej,problemi qendron se keto 20 vjet kane prodhuar kaq bukeshkale saqe sta merr mendja …njoh kryetare familjesh ..domosdo pa nivel..qe te gjithe votat e familjes i japin me ankand …Ne shume njerez eshte rrenjosur ideja se keta jane njesoj..dhe po te shikosh se cfare figurash ose rrethin qe kane afer vetes drejtuesit e opozites ketej nga zonat tona,nenkuptoj ps,atehere bindesh se njerezit nuk kane faj ..malesorit po nuk ia ndeze zjarrin e ta bindesh qe ky zjarr vetem do ta ngrohe…eshte e kote..
      kam pak shprese se kesaj rradhe njerezit do ti therrasin mendjes..
      sa per mbrojtje votash..no koment!!veshtire shume!!
      te pershendes!!

  17. sokoli says:

    Mrojtja e votes eshte vetem nje fjale goje,por si do ti mbroni votat ,kur ti vjedhin anetaret e tu te komisjonit te cilet partia demokratike ti blen me para,cfare do lloj masash te marresh prap paraja i degjeneron anetaret e komisjonit,te cilet nuk bejne pune tjeter vetem nje here ne kater vjet rrine njezetekater ore ne pune dhe marrin para sa per kater vjet.se cfare do te shpikni juve deri per zgjellje ate do ta shohim.

  18. Elio Gora says:

    Ore vellezer!E di qe po tingellon bajate kjo shprehja:”Do te mbrojme voten”?Kete gje po thoni gjithmone dhe perseri Sali Kafsha i ka vjedhur votat.Ajo qe ndodhi ne vjedhjen e votes per bashkine e Tiranes,duhet te shkaktonte termet ne rradhet e socialisteve.E cfare termeti do te thoni ju.Se pari partia socialiste nuk duhet te kishte lejuar qe pushteti lokal te mbulohej nga ministria e puneve te brendeshme.Me kujtohet se atehere u sollen shume shembuj se keshtu e ka edhe ky vend e keshtu ai tjetri.Eshte e vertete po asgje qe ekziston ne europe nuk mund te montohet mekanikisht ne Shqiperi perderisa te jete gjalle Sali Kafsha.Sali berisha ka treguar kohe me pare se ka manipuluar votat dhe policine ne kohen kur pushteti lokal nuk varej nga ministria e brendeshme,dhe jo tani qe i ka te gjitha ne dore.Kesaj i thone i varesh ujkut melcite ne qafe.Jo me kot Sali Kafsha vendosi minister te puneve te brendeshme Flamur Noken.Ky i fundit qysh tani i ka mbushur kutite e votimit qe nxjerrin fitues partine demokratike.Akoma nuk ju eshte mbushur mendja se nderkombetaret tallin bythen me ankesat qe ju vijne nga partia socialisteVetem fakti i manipulimit te listave te votimit duhet te bente qe partia socialiste te bojkotonte zgjedhjet.Arma e vertete dhe efikase e partise demokratike eshte paraja.Me kete te fundit ajo eshte e bindur se mund te bleje edhe socialistin me te thekur.Voten e paster te te majteve qe cdo here ka qene me e madhe se e te djadhteve,vetem nese e shpeton zoti,se ndryshe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje