Majko: Për Prevezën nuk kemi dallime me Berishën

30 Nëntor 2012, 11:00Politika TEMA

Në një intervistë për GSH, deputeti Pandeli Makjo ka pohuar se për Prevezën nuk ka dallime me Berishën dhe sqaron se shqiptarët s’kërkojnë ndryshim kufijsh.

“Nuk besoj se në Shqipëri ka politikanë që diskutojnë ndryshim kufijsh. Ne me Berishën mund të kemi diskutime të natyrave të ndryshme siç është edhe kjo e 29 Nëntorit, por në këtë kontekst mendoj se nuk ka vend të diskutohen dallime të kësaj natyre. Unë e mirëkuptoj totalisht deklarimin e Berishës në sensin që diskutohet historia dhe historia duhet folur ashtu siç është. Pikërisht se është histori dhe duhet folur me gjuhën e historisë dhe gjuhës së protokolleve të saj, ne të majtët kemi kërkuar veç detajeve të rëndësishme, të respektohen ashtu siç kemi kërkuar të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen ndërkufitare, një histori e cila ka futur në ngërç marrëdhënien shqiptaro-greke, një histori që unë besoj të gjendet një zgjidhje në një moment të caktuar, por që unë nuk besoj se kjo  mund të ndodhë me këtë qeveri”.

Ai shprehet se në festimet e 100 vjetorit e majta respektoi protokollin.

15 komente në “Majko: Për Prevezën nuk kemi dallime me Berishën”

  1. Ardita says:

    Ketu e respektoj klasen politike, por ka nje problem: Pse ne keto 22 vjet demokraci asnje nuk eshte kujtuar per kete gje?? Pse pervec euforise se 100 vjetorit nuk eshte bere asnje veper konkrete ne lidhje me camerine? Pse pikerisht tani Sali BERISHA flet si “nacionalist” kur e di qe po i iken pusheteti nga dora? Mos valle deshiron te ngulitet edhe 4 vjet t tjera, dhe e fut nga nje genjeshter te radhes per tu dukura nga keta heronjte e koheve te fundit, POR NE TE VERTET ESHTE VETEM NJE SHOVINIST SERB E TRADHETAR!!!

    1. Slayer says:

      I zgjoi AKZ, se po e kuptojne se populli yne eshte me patriot se ce mendojne ps e pd e tani u duhet te bejne si gjela per te grabit vota me fallsifitete patriotizmi..

    2. ar says:

      E verteta eshte e vertete,nuk ka rendesi se kush e thote dhe perse e thote!

  2. civil says:

    Shume mire pa ta,pa nje qeveri laviresh.Te mos i kishit lejuar fare te vinin kembe ne Vlore!

  3. Atdhe says:

    Epo per dite do shkruash dhe tu ndonje budallalik o Pandi
    Ik e na ler rehat

  4. ai burri says:

    ketu AK dhe Vetevendosje i jep drejtim kesaj pune.

  5. elinor says:

    Majko flet me nota teper pozitive ne drejtim te Berishes. Nuk e di pse ai e mendon si te nevojshme nje gje e tille? Po te ishte dikush tjeter, si ai Ndoka p.sh., do thoja qe po jep sinjale qe eshte i gatshem te nderroje kamp per ndonje kocke me leng!

    1. Eri says:

      Elinor,

      Nuk mund te jete cdo aksion nihilist kundrejt qeverise.
      Ne kete rast Majko mbeshtet Berishen per ceshtjen e Prevezes, pa harruar t’i leshoje nje thumb ketij te fundit per ceshtjen e kufijve detare.
      Gjykoj se Berisha nuk do fitoje ndonje kredo politike me “nacionalitetin” qe po shfaq. Shqiptaret ne shumice kane vendosur se ai duhet ta lere pushtetin ne 2013-en me vote, keshtu qe deri ne ate dite nuk besoj se do ndryshojne shume gjera ne elektorat.
      Gjithesesi PS dhe ne qe mbeshtesim kete force politike duhet te fillojme fushaten per te bindur sa me shume emigrante, familjare dhe te aferm tane, qe te vijne te votojne ne Shqiperi ne 2013-en per te hedhur poshte kete pushtet despotik te ndyre nga krimi, korrupsioni, militantizmi dhe injoranca.

      1. elinor says:

        Jam dakord, Eri, ne vija te trasha, por thjeshte po them pse duhet t’i jepet sadopak merite saliut, sikur edhe ne rast kur ka te drejte, duke pasur parasysh qe ai s’eshte vecse nje hipokrit i neveritshem? Cdo gje qe ai thote e ka nje interes te ndyre nga mbrapa. Ai njeri nuk njeh principe dhe vlera, apo edhe patriotizem (ne fakt eshte e kunderta), prandaj duhet injoruar ne cfaredo qe thote dhe jo te shfaqet dakordesi me ate.

  6. leka says:

    tema po e dredh dhe ti.

  7. xxxx says:

    Ja nje mendim i shume i mire i zotit Majko historia duhet te tregohet e te flitet ashtu sic eshte pra eshte nje detyre e politikes dhe politikaneve te partive shqiptare qe per historine e ktij kombi te jene te te njejtit mendim dhe sidomos kur behet fjale per historin e tokave dhe qyteteve shqiptare jasht Republikes se Shqiperis dhe vecanerisht ne Greqi

  8. vlonjati itali says:

    salija nacionalist. pse e shiti teritorin e shqip greqis pse i le greket te ndertojne kisha vareza ushtaresh shkolla, kjo ka nje emer antishqiptar i shitur

  9. Pal-i says:

    Sala kryemister?!

    Shumica e kosovareve te mi jane te verber dhe shumica e veriorve te Shqiperise londineze gjithsesi jane te verber.

    Kosovaret nuk shofin se kryeminister faktik i Shqiperise eshete serbo-boshnjaku Damir Fazlic (anulimi tenderit per interkonekcionin energjetik Kosove Shqiperi.
    Verioret uk shofin se kruyeminster faktik eshte turku Maltez (prove Shkodra permbytet edhe ne dimer edhe ne vere dhe sala injorone poshterishte Luigjin e Shkodres.

  10. Dardan says:

    Ne 50 vitet e socializmit te Enver Hoxhes kemi mesuar se Jugosllavia do te shkaterrohej dhe se problemi i shpalljes se Kosoves Republike ishte nje problem i shtruar per zgjidhje dhe aspak nje prespektive per kohet e largeta. Po ashtu kemi mesuar se problemi i Camerise mbetje nje problem pa te ardhme pikerisht sepse popullsia ishte cvendosur dhe vendi i cameve ishte mbushur me greke ndersa camete e mbetur ne Greqi u shpermbulen ne vendet e tjera te Greqise ne saje te politikes spastruese etnike te shovinisteve dhe monarkofashisteve greke. Gjithe c’ka ndodhur deri me sot ne Ballkan tregon se historiografia shqiptare ka pasur te drejte. Ne se edhe problemi cam merr zgjidhje si Kosova, atehere kjo historiografi e shekullit te shkuar konsiderohet ne nje perqindje te madhe si e deshtuar. Nga ana tjeter ne se problemi cam zgjidhet ne formen e te drejtave demokratike si i kane gjithe pakicat kombetare, del se historianet tane kane qene me se objektive. Dua te shtoj se ne nje nga paragrafet e fjalimeve te E. Hoxhes, problemi cam konsiderohje prje tij si “pa te ardhme” gjithmone ne kontekstin e diskutimit mbi Kosoven-Republike.

  11. qytetar says:

    Pseudo nacionalizmi nxjerr kokë në momente kyçe të historisë kombëtare, nga njerëz që historikisht janë tallë me tezat kombëtare. Si; “Kush firmos në rambuje është tradhetar” “Kuq e Zi. “Faqezi” “UÇK është formacion terrorist” “Kosova është çështje e Serbisë”etj. Këto teza kane ardhur në moment të rëndësishme me qëllim frenimin e përparimit Euroatlantik të shqiptarëve, nga politika shqiptare. Qëllimi vetën ti japë dorë dhe argumenta armiqve te popullit shqiptarë, për të mos aprovuar statusin kandidat të shqipërisë. PeDeja nuk do të futemi në Europë, po bëjmë sikur! Ka frikë se bëhen arrestime si “Sanaderi”. Prandaj ai kur foli Prevezën, ai dinte mirë seç’thonte. Thonte bllokim të votës nga Greqia, dhe vendosjen edhe të vëndit tonë në rradhë me FYROM. Prandaj zoti Majko mos u vendos edhe tin ë ketë rrjesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje