Kryeministri: Sheshi oshtinte Berisha, Berisha, ndonjëri thoshte Edi Rama

29 Nëntor 2012, 21:02Politika TEMA

Kryeministri falënderoi ata që kanë dhuruar desh e qengja për këtë festë, duke thënë se u shpërndanë në mënyrë të caktuar. Berisha tha se është dashnor i medias, ndërsa shtoi se Ahmet Zogu ka qenë një antifashist i vendosur. Berisha tha se Madonna është pak para Rita Orës. Ai theksoi se po të mos ishte shiu, do kërcente në shesh

Kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp në orët e mbrëmjes për të folur për thuajse një orë e gjysëm në lidhje me festimet e djeshme. I lodhur në fytyrë, ai mezi lexoi disa rreshta të shkruar në një fletë, ndërsa disa herë piu ujë. Ai i quajti ato festimet më të bukura që kanë bërë ndonjëherë shqiptarët.

Si fillim, Berisha tha se falënderimet e para të tij shkojnë për të ftuarit. Në të vërtetë ai u braktis nga shumë të ftuar duke mbetur në krah të kryeministrit hungarez dhe një zyrtari të PPE. Në ditën e fundit atë e braktisën edhe zyrtarët e lartë të vendeve fqinjë, Maqedoni e Greqi.

“Falënderimet e mirënjohja ime më e parë është për miqtë dhe të ftuarit që na nderuan me delegacionet e 57 vendeve mike, të përfaqësuar në rang të deleguarish direkt nga kryeqytetet e tyre. Edhe organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare patën të deleguarit e tyre për të festuar,” tha Berisha, duke shtuar se Shqipërinë e ka vizituar më parë Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, ndërkohë që mesazhe urimi u ka dërguar shqiptarëve presidenti Obama.

Berisha tha se kurrë ndonjëherë nuk është festuar kaq pasivisht.

“U shpreh mirënjohje të thellë qytetarëve shqiptarë, atyre vajzave e djemve, grave e burrave, që me dashurinë e tyre, me qytetarinë e tyre, me fisnikërinë dhe kontributin e tyre, bënë që festa e shekullit të qëndronte lart dhe të merrte përmasa të paimagjinueshme, jo vetëm nga prania e tyre në tre ditët e festës në rrugët e sheshet, por nga entuziazmi që gufonte nga zemra e tyre.

Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk kanë festuar më bukur e më masivisht se 28 nëntorin, festën e shekullit.

Mirënjohje të thellë meritojnë të rinjtë e të rejat, fëmijët, që nuk e lëshonin flamurin nga dora.

Unë dua të falënderoj të gjitha autoritetet lokale në Tiranë, Vlorë, Korçë, Shkodër, Elbasan, kudo,” tha Berisha.

Kryeministri foli gjatë edhe për çështjen e rishikimit të historisë. “Kam qenë dhe jam i mendimit se njohja e të vërtetave historike është e domosdoshme,” tha Berisha, që nuk e fshehu entuziazmin se tanimë në librari ka një bibliotekë të tërë me libra për 100 vjetorin (nuk e kishte për Fevziun).

Ashtu siç pritej, Berisha lëshoi një lumë me lavdërime për Ahmet Zogun. “Ahmet Zogu ishte një nga antifashistët më të vendosur shqiptarë,” tha Berisha, duke shtuar se forcat mbretërore luftuan deri në fund të luftës.

Por Berisha ka prekur edhe çështjen e therjes së qengjave e deshve, duke thënë se u dhuruan shumë të tillë nga qytetarët dhe u shpërndanë në mënyrë të caktuar. Berisha tha se ata që donin të shihnin therje kafshësh në shesh, nuk e patën këtë mundësi.

Berisha falënderoi artistët, skulptorët dhe këngëtarët.

“Falënderimi i parë i shkon Zhani Cikos,” tha Berisha, që i thuri lavde më pas Rita Orës, duke thënë se po të mos ishte shi, do kishte kërcyer në shesh.

“Falënderim për superstarin e superhiteve, Rita Ora. Të themi Madonna është pak. Është diçka midis Beyonce dhe Rihanna.

Rita është një atdhetare e flaktë. E edukuar nga një familje e shkëlqyer.

Ishte shiu, por isha i gatshëm të kërceja me të rinjtë në shesh në ritmet e saj,” tha Berisha.

I pyetur për mungesën e kryediplomatit grek, Berisha përsëriti atë që kishte thënë më parë se: “Miqtë shkëlqejnë me mungesën e tyre”.

Duke komentuar një pyetje të gazetës Panorama, të cilën e pati sulmuar më parë për titujt e lajmeve të kronikës, Berisha tha se nuk ka njeri që i do mediat më shumë se ai. “Jam dashnor i mediave,” tha Berisha.

Kryeministri premtoi se do të ndërtohet shtëpia ku është shpallur pavarësia, por edhe stadiumi dhe parlamenti i ri.

I pyetur se ç’mendon për kërkesën e aleatit të tij, Ilir Meta, për rishikimin e figurës së Enver Hoxhës, Berisha i dha atij kredite për luftën ndaj fashistëve, por tha se këtë e bëri pasi u vendos në krye të komunistëve nga jugosllavët.

“LANÇL është një nga faqet më të ndritura. Enver Hoxhën në krye të Partisë Komuniste nga Dushan Mugosha. Por ato që i bëri Enver Hoxha shqiptarëve ju nuk mund t’i imagjinoni. Mbi 100 mijë shqiptarë të burgosur e të internuar e të pushkatuar,” tha Berisha.

Kryeministri nuk e ka fshehur edhe faktin se është ndjerë keq kur sheshi në Vlorë oshtinte për Edi Ramën. Por Berisha tha se në fakt sheshi oshtinte për të e jo për Ramën.

“Sheshi oshtinte Berisha, Berisha, vetëm ndonjëri thoshte Edi Rama,” tha Berisha. Por më pas duke qeshur ai tha se nuk i politizon festat, madje i ka përshëndetur të pranishmit me dorë e jo me dy gishta.

25 komente në “Kryeministri: Sheshi oshtinte Berisha, Berisha, ndonjëri thoshte Edi Rama”

  1. muzhakedin berisha says:

    ky s pranon humbjen ,vetem vdekja e tij na shpeton

    1. raimondi says:

      hahahahahahahahahahaa Sala eshte simpatik ne te folur, ka humor te lezecem hahahahaha

      Por me e bukura eshte kur me hiqet si ekspert i muzikes kur flet per Byeonce dhe Rihana ..hahahahhahahahaahaha

      Sala me te vertete te ngop me luge bosh , duket sikur ka bere shkollen e shejtanit …..

      Por edhe ne Vlore ka simpatizante Sala , dhe ka goxha , po natyrisht Edi ka me shume…

    2. Per Shqiperine says:

      Jam plotesisht dakort. Shqiptaret duhet te kuptojne se individi kur behet pengese per nje komb te tere duhet eleminuar fizikisht!

    3. coku says:

      ti mor malok shan madonen. pe te gjithe doktoraturat e tua me gjithe leke nuk shkojne as te llastiku i brekeve te MADONES. ZOMBI.

  2. chicago says:

    O safet per koken tende sa injorant Qe qenke,ne Shqiperi jeton dhe I lepin bythen sales ishalla je mbi 55 vjec se mendo te behesh ti politikan ,PO deshe mos bej me koment se je fatkeqesi si sala

  3. liriA says:

    Ne Vlore Berisha u nxi kur sheshi buciti rama rama dhe nuk dinte ku te fshihej dhe kapi Jozefinen nga fustani

  4. Beni USA says:

    Festa jote ishte torta dhe lulet e shkulura.
    Festa e shqiptareve ishte kudo ne bote!
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/11/albanian-independence-day-new-york-city_29.html

  5. elinor says:

    Kur e degjon kete kukudh dikush qe nuk e njeh menjehere mendon se i ka shpetu psikiaterve prej duarsh! Pastaj, kur e merr vesh se ky eshte kryeministri shqiptar, mendon se Shqiperia patjeter duhet te jete ndonje spital gjigand te marresh!

    1. Ati says:

      hahahaaa….sa kam qeshur! Komenti me i bukur qe kam lexuar. Percaktim me te sakte per kete tragji-komedi qe po jetojme nuk ka.

  6. jari says:

    Nuk e kuptova pse Berisha ishet aq i nxir kur flsite per festen. Akoma nuk i ik vula e tmerrit qe pa ne vlore. 1 miljon njerez kunder tij

  7. tirana says:

    FESTAT KALUAN ME TE VERTET ISHTE NJE FESTE MADHESHTORE ,ENTUZIAZEM I PAPARE
    KRITIKAT NUK DO TE MUNGOJNE ASNJEHERE NGA PERSONAT IDEAL QE KA SHQIPERIA
    ATO DUAN TE GJEJNE QIMEN NE VEZE.

    TANI ME PADURIM PO PRESIM DITEN E VOTIMEVE .
    PRESIM ME PADURIM SFIDEN E BERISHES DHE TE RAMES
    RROFTE SHQIPERIA

  8. vetetima says:

    Vdekje sali berishes

    1. Ben Chicago says:

      Dicka midis Rihanes dhe Beyonces,,LOOOL,,,je i madh,me pelqen humori jot.

  9. ILIRET says:

    Edhe nje here ne Vlore SRB-i, erdhi si i permjere dhe iku si i dhjere. Jane habite edhe kosovaret, kur sheshi oshetinte Edi, Edi.
    Iku me vrap ne Tirane, sepse midis paskuqanasve, bathoristeve dhe far kareve, ndihej mire… Po dhe keta, ja prishen torten me te madhe ne bote, duke mos arritur qe ajo te hyje ne librin Gines.
    Megjithate, u futen ne Gines, per neps te papare dhe rekord olimpik ne babezitje…

  10. Dafina says:

    As ti nuk je më i mirë nga Rama e as Rama nuk eshte me i mire nga ti. Jeni dy vellezer siameze: po vdiq njëri (politikisht), vdes edhe tjetri. Mjerë ky popull naiv qe vazhdon te besoje tek ju i ndarë në dy kampe, nderkohë që ju jeni dy anet e së njëjtës medalje.

  11. Shpirag says:

    Saliun Vlora e “pushkatoi”,ashtu si kish premtuar t’ja bente!Sheshi oshetinte Rama,Rama,Rama!…Une nuk i kam qejf keto thirrje,sepse jane vertet tribale,nuk dua Rama te thirret kështu,pasi dua cdo i zgjedhur nga vota e lirë jo të kërkojë lavdi,Urraaaaa,nga njerzit,qytetaret,por t’ju jap atyre!Kam ndjekur Prodi ,Berluskonin,tani Montin,neper mbledhje,mitingje…nuk ka shpellerime te tilla!Ka vetem duartrokitje ne fund,per mundimin qe flet,nuk ka Sai…Rama…si dikur Enver Hoxha!…I zgjedhuri duhet të respektojë te zgjedhurit dhe jo t’ju kerkoje budallalleqe si Berisha,apo dhe Rama!Megjithate,perballe Berishes e justifikoj Vlorën qe ngriti ne piedestal Ramen!Berisha donte ta shkaterronte festen,me datën 27,por nuk mundi!Vlora nuk e lejoi.E detyroj të vinte si kryeminister(falls)dhe e “pushkatoi”si politikan antishqiptar!Faleminderit Vlora!…Je e pavdekshme perballë kesaj monstre te mjerë!…

  12. Pilo Lala says:

    Zogu ishte aq Antifashist, sa qe iku nga syte kembet kur mbrriti fashizmi.
    Edhe kjo mund te jete e vertete. Pse mos ta besojme?

  13. banija01 says:

    Me sa u pa nga pamja e Berishes mue duk si Enveri ne byrone politike kur i thoshte Vitos per realizimin e planit te 1985 dooo taaa realizoooshshsh 55..39..40..[eshte fjala per vitet] Kaq percart foli sa e beri Zogun nga antifashistet me te vendosur ,nuk mund te jesh antifashist kur nuk ke hedhur asnje pushke kunder fashizmi dhe vetem se luftuan forcat mbreterore se edhe kete nuk dime se nga cila arkive e nxori.Mos na lente Perendia pa kryeminister .Do te na mungojne gjymat qe leshon ‘humori i holl’nenkupto budallalleqet qe thote kur del ne ekrane,do bjere ritja ekonomike,do nuk do hyme ne Evrope,prandaj ju bej thirje simpatizanteve te PS ti luten Zotit te mos na i mare kryeministrin.

  14. tajar katalanji says:

    c’esht mer ky legen!
    u plak tjetri e nuk vuri men!
    burr i keq
    mendje dreq!

    po domosdo!
    dersa ka nji kope talabanesh nga pas qe e ndjekin..
    paskena ken komb shkerdhat!
    se vec shkerdhatat sillen si Sal Bythqisha!

    shqiptar!
    je i keq
    je psikopat!
    mendjeshkurter
    shpirtshkerdhat!
    ti qe Salen e voton
    duhet t’shuhesh me atom..
    ti qe Sales pas i shkon
    meriton me u kall n’beton
    o shqiptar shkerdhat me ton!!!

  15. fredi hoxha says:

    Fytyra e Sales, ishte skena me torten ne sheshin SKENDERBEJ. Na fakt, ashtu si Sala me militente grabit vota, edhe barkpangopurit iu sulen tortes…

  16. era says:

    Fiks Fare shpirag!
    Dafina mos u merzit shume per serbin e shpellave dhe kerkon barazi.
    Nuk ka monster ne bote te ngjashme me ate te vucidolit.Mbasi te qerohet ky pervers, atehere me te drejte mund te fillojme krahasimin, dhe sigurisht dhe ndershmerisht do zgjidhet ai qe e meriton.

  17. Kerkoj nje pergjigje nga ata per shrlatanin ahmet zogu

  18. Kerkoj nje pergjigje nga ata duan t’i ngrejne permendore tradhtarit dhe hajdutit te shqiptarve ahmet zogu per shkrimin me poshte:Në 70 vjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste

    ARRATISJA E A. ZOGUT DHE PUSHTIMI I SHQIPËRISË
    NGA ITALIA FASHISTE MË 7 PRILL 1939

    Shkruan: Hazis Gjergji – Tiranë, 06. 04. 2009
    _________________

    Shqipëria në prag të pushtimit… Në gjysmën e dytë të marsit 1939, udhëtarët e linjave Bari – Durrës e Brindisi – Vlorë kishin filluar të sillnin në Shqipëri lajme të dyshimta mbi grumbullime trupash ushtarake italiane në portet e Barit e të Brindisit; ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë fashiste, konti Çiano (Galeazzo Ciano), shkroi në “Ditar”: 23 mars 1939. Duçja vendos të shpejtojë kohën për çështjen shqiptare dhe vetë harton një projektmarrëveshje shumë të shkurtër, me tre artikuj të thatë. Projekti ka më shumë formën e një dekreti se sa të një pakti ndërkombëtar. Po përgatis edhe unë një… Është një akord që, duke ruajtur format, pranon një aneksim efektiv të Shqipërisë. Duçja e miratoi. Ose Zogu pranon kushtet e parashtruara prej nesh, ose ne ndërmarrim pushtimin ushtarak të vendit. Për këtë qëllim po mobilizojmë e përqendrojmë në Puglia katër regjimente bersalierësh, një divizion fanterie, reparte ajrore dhe gjithë skuadrën e pare”(1).
    Më 26 mars 1939, zarfi sekret me projektmarrëveshjen e “aneksimit efektiv” të Shqipërisë ndodhej mbi tavolinën e mbretit Zog. Me këtë rast, biografi anglez Jason Tomes shkruan: “Mbreti Zog qëndroi i vetëm për orë të tëra në zyrën e tij të tymosur, duke e lexuar e rilexuar projektmarrëveshjen, tek thithte nikotinë e rrufiste kafe. Qetësia thyhej vetëm nga përplasja e fortë e shiut në dritaret. Po atë të shtunë, më 26 mars 1939, nën të njëjtin shi të fortë, Musolini mbajti përpara 200.000 vetave në Romë, fjalimin e tij në përkujtim të njëzetvjetorit të themelimit të fashizmit. Ai e quajti paqen e përjetshme një katastrofë dhe përfundoi me fjalët: ‘Më shumë topa, më shumë aeroplanë me çdo kosto e mënyrë; edhe nëse duhet të spastrojmë të gjithë atë që ne e quajmë jetë të civilizuar!’”(2)

    Videofilm: Si u pushtua Shqipëria nga Italia fashiste?

    E shtuna e 2 marsit 1939 ishte edhe dita e njëmbëdhjetë e aneksimit të Çekosllovakisë nga Gjermania naziste e Adolf Hitlerit. Duket se veprimi rrufe i aleatit të tij gjerman e kishte nxitur Duçen të hidhte hapin e parë për aneksimin e presë së tij – Shqipërisë. Në të vërtetë, për arritjen e këtij objektivi, Duçja kishte 14 vjet që punonte, duke filluar me Bankën Kombëtare të Shqipërisë dhe huan SVEA (1925), Paktin I (1926) dhe II të Tiranës (1927); marrëveshjet ushtarake në prag të hipjes së Zogut në fronin mbretëror dhe, së fundi, 17 marrëveshjet zyrtare të shpallura dhe të fshehta të 19 marsit 1936. Në një telegram dërguar legatës italiane në Tiranë, në prag të nënshkrimit të marrëveshjeve të marsit 1936, Duçja i kishte porositur të dërguarit e vet me një frazë të vetme: “E rëndësishme është që të mbetet ndonjë thikë në dorën tonë” (“Importante che resti qualche coltello per il manico”) (3).
    “Thika”, sipas porosisë së Duçes, ishte kamufluar në nenet e marrëveshjes së fshehtë ushtarake të marsit 1936, e cila nuk ishte shtruar për miratim as në Parlamentin e Mbretërisë Italisë e as në atë të Shqipërisë. Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, qeveria fashiste italiane kishte financuar buxhetin e ushtrisë mbretërore shqiptare në vitet 1936-1939, me afro 3 milionë e 500 mijë fr. ari në vit. Financimi ishte realizuar me para në dorë nga oficerët e Shtabit Madhor të ushtrisë fashiste italiane, nënkolonelëve Xhovani D’Antoni dhe Manlio Gabrieli. Sipas dokumenteve tashmë të botuara, duke filluar nga 27 gushti i vitit 1936 deri më 27 mars të vitit 1939, qeveria fashiste italiane kishte derdhur për pagesa rrogash, veshmbathjesh, ushqime e municione luftarake rreth 10 milionë e 492 mijë fr. ari ose sa 60% e buxhetit të qeverisë së mbretit Zog për ushtrinë (4).
    Shtabi Madhor i ushtrisë fashiste italiane nuk ishte vetëm financuesi më i madh i Ushtrisë Mbretërore Shqiptare, por edhe ideatori kryesor i saj. Në bazë të ligjit themelor të saj, i hartuar nga Shtabi Madhor i Ushtrisë Fashiste Italiane dhe i dekretuar nga mbreti Zog në mars të vitit 1937, efektivi i ushtrisë shqiptare kishte në efektivin e saj 675 oficerë e 6000 nënoficerë, gardistë e ushtarë aktivë. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të marsit 1936, mijëra “këshilltarë”, “organizatorë”, “instruktorë”, “specialistë” fashistë italianë kishin zënë pozitat kyçe në ushtri, xhandarmëri, ekonomi, arsim, kulturë etj. Vetëm në ushtri, nga postet nga më të larta komanduese e organizuese, si zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm e deri te specialitetet më të rëndësishme të armëve të ndryshme luftarake, ishin caktuar 280 oficerë fashistë italianë.” (5)

    Dr.Sh.Hysi: Marrëveshja Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit 1924

    Sipas përllogaritjeve të studiuesit italian, Gayda Virginio, në librin “Che cosa vuole l’Italia” (1940), nga vitit 1925 deri më 7 prill 1939, Italia fashiste kishte shpenzuar në Shqipëri mbi 1 miliard e 837 milionë lireta. Duke komentuar bilancin e këtyre parave të shpenzuara në Shqipëri, kolonel Faik Quku dëshmon: “Kur Zogu erdhi në fuqi, në vitin 1924, gjeti nji Shqipni të vorfën, por me nji ekonomi të paprekur; me nji financë pa asnji borxh, nji shtet të pavarun politikisht e me nji funksion me të vërtetë ekuilibrues në Ballkan e Adriatik; me nji administratë të ndershme shembullore, me nji demokraci në fillim, por në zhvillim e sipër; me nji popullsi, që me sakrifica të mëdha kundër nji bote, kishte mujtë me imponue pavarsinë e vet e për këtë ishte kryenaltë e entuziaste…. Gjatë 15 vjetëve të regjimit diktatorial të Zogut, të lidhun mbas qerres italiane, burimet ekonomike e financiare, si bankat, minierat, tregtia e jashtme, ujnat e bregu i detit, peshku, ndërmarrjet e ndryshme, vijat e portet ajrore ishin kaparua prej italianëve.”(6)

    Mbreti Zog shkeli betimin e bërë mbi Bibël e Kuran

    Para 11 vjetësh, më 1 shtator 1928, Mbreti Zog ishte betuar mbi Bibël e Kuran: “Unë, Zogu, Mbreti i Shqiptarëve, me rastin e marrjes në duart e mia të fuqisë mbretërore, betohem përpara Zotit të Gjithëfuqishëm se do të ruaj unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të shtetit…” Ndërsa, në fjalën e mbajtur përpara Asamblesë Kushtetuese, kishte deklaruar se e pranonte fronin, pasi “besonte që ky ishte vullneti i popullit dhe, nëse ai nuk do të tregohej i denjë për shpresat e tij, do t’ia linte vendin një njeriu më të mirë”. Ai e kishte mbyllur deklaratën e shkurtër me fjalët se do t’i shërbente Shqipërisë me të gjitha forcat e tij dhe, “po të ishte e nevojshme, do të jepte edhe jetën për të”. Në bazë të Kushtetutës së Mbretërisë Shqiptare, Ahmet Zogu përfaqësonte autoritetin më të lartë të qeverisjes së popullit dhe të ushtrimit të pushtetit sovran: ai kishte të drejtën “e shpalljes së luftës në rast mbrojtjeje”.(7)
    Por, në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë, mbreti Zog nuk nënshkroi as shpalljen e luftës për mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit fashistë dhe as e mblodhi Parlamentin “në një sesion të jashtëzakonshëm”, siç e përcaktonte Kushtetuta. Mbreti Zog ishte Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, për mbajtjen e stërvitjen e të cilave kishte harxhuar çdo vit afro gjysmën e buxhetit të shtetit; e megjithatë, ato ditë, kur duhej të ishte në krye të tyre në mbrojtje të atdheut, sipas detyrës së tij kushtetuese, ai dezertoi nga fronti i luftës, duke e lënë ushtrinë në duart e organizatorëve fashistë italianë dhe të agjentëve të SIM-it (Servizio Informazioni Militari). Se çfarë atmosfere u krijua ato ditë të zymta në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë, kolonel Faik Quku dëshmon: “Ndërkaq, atmosfera shqiptare vjen gjithnji tue u ba ma e randë. Kudo, nëpër qytete, në male e në fusha, djem burra, pleq kanë nji dëshirë: me luftue. Kudo populli kërkon armë, por, simbas urdhnit të Mbretit, nuk i jepen kujt, me përjashtim të rrallë për ndonji të besueshëm dhe vetëm me urdhnin e tij. Në Berat, ku gjindesha unë, përditë grumbulloheshin qytetarë, malsorë e fshatarë, para prefekturës për me kërkue armë prej qeverisë…” (8)
    Në ato ditë përcaktuese për fatin e Monarkisë Shqiptare, mbreti Zog u gjend në udhëkryqin më të madh të jetës së tij. Udha e parë e ftonte të vazhdonte bashkëpunimin e nisur qysh para katërmbëdhjetë vjetëve me Benito Musolinin dhe të sanksionuar me Paktin 20-vjeçar të “Aleancës Mbrojtëse” (1927), si dhe 17 marrëveshjet me shkrim e me gojë të marsit 1936, të cilat tashmë e kishin futur de facto e de jure Shqipërinë në orbitën e Italisë fashiste. Ndonëse mbreti Zog ishte i lidhur me njëmijë fije të dukshme e të padukshme me kreun e fashizmit italian, Benito Musolinin, prapëseprapë nuk pranoi ta vazhdonte më tej bashkëpunimin me të. Në fakt, përfundimi i luftës vërtetoi se në këtë pikë qëndrimi i Zogut qe i drejtë, pasi mbretërit e Belgjikës, Rumanisë, Bullgarisë e Jugosllavisë, të cilët nënshkruan dhe bashkëpunuan me forcat e Boshtit Romë-Berlin-Tokio, i humbën përfundimisht fronet e tyre mbretërorë.
    Ndërgjegjja kombëtare dhe zërat e demonstruesve të kryeqytetit që ishin grumbulluar përpara kangjellave të pallatit të tij i bënin thirrje mbretit Zog të “mbathte opingat” dhe të vihej në krye të qëndresës së armatosur të popullit shqiptar. Në një takim të fundit me përfaqësuesin e ‘Foreign Office’, Sir Thomas Hohle dhe ministrin britanik të akredituar në Tiranë, Sir Andre Ryan, vetë Zogu kishte deklaruar: “Ne nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë cenimin e tokës sonë, që ta marrë vesh e gjithë bota e qytetëruar me atë fuqi që kemi”.(9)
    Megjithatë, kur trupat fashiste italiane filluan zbarkimin e tyre në bregdetin shqiptar, mbreti Zog nuk e pa të udhës të udhëhiqte rezistencën e popullit shqiptar kundër pushtimit fashist të Shqipërisë. Vetëm katër orë përpara mbarimit të ultimatumit që i kishte dërguar Duçja, mbreti Zog thirri në rezidencën mbretërore vetëm Kryesinë e Parlamentit dhe anëtarët e qeverisë. Ndër të tjera, aty do të lexohej edhe letra e komandantit të rajonit të xhandarmërisë në qarkun e Beratit, kolonel Faik Qukut, dërguar komandantit të mbrojtjes kombëtare. Koloneli shtronte kërkesën legjitime të oficerëve patriotë shqiptarë për organizimin e qëndresës së armatosur kundër pushtuesve fashistë të atdheut. Por, mbledhja nuk mori as vendim për qëndresë e as vendim për dorëzim. Për më tej, kolonel Quku shprehet: “Në realitet, duket se Mbreti Zog e kishte marrë me kohë vendimin për të mos luftue, sepse me gjithë bisedimet e gjata me Italinë dhe me ultimatumet e saj se do ta pushtonte Shqipninë, ai nuk bani mobilizimin e forcave të armatosuna, nuk shpërndau armë popullit dhe nuk bani asnji përgatitje për luftë. Mbledhjen e fundit në pallatin e tij, me shumë vonesë për organizimin e luftës, ai e ka ba me kërkesën e komisionit të parlamentit dhe, ndoshta, simbas zakonit të tij, me ia hedhë përgjegjësinë të tjerëve, të cilët, si përherë, kanë shfaqë mendimin simbas dëshirës së tij…” (10)
    Për të justifikuar mosveprimin e Zogut në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë, një ndër avokatët mbrojtës të tij parashtron pyetjen: “Po a kish shanse Shqipëria me 800 mijë banorë t’i rezistonte Italisë, që vetëm ushtarë kishte 8 milionë?” Dhe, po vetë përgjigjet: “Lufta nën udhëheqjen e mbretit Zog mund të fillonte, por do të kish viktima njerëzore e dëme materiale të pa llogaritshme.” (11)
    Por, përgjigjen e duhur se cili duhet të ishte qëndrimi i mbretit Zog përpara pushtimit fashist të atdheut, e dhanë vetëm gjashtë muaj më pas, Presidenti i Polonisë, Wladyslaw Raczkievicz, kryeministri Wladyslaw Sikorski e zëvendësi i tij Stanislaw Mikolajczyk, të cilët nuk i morën parasysh humbjet në njerëz e materiale, por u vunë në krye të rezistencës anti-hitleriane të popullit të tyre dhe gjaku i derdhur u shndërrua në një përmendore të nderit dhe lavdisë së popullit polak. Në krye të rezistencës anti-hitleriane të popujve të tyre do të viheshin edhe Mbretëresha Wilhelmina e Holandës, si dhe Mbreti Haakon VII i Norvegjisë. Pas rezistencës së parë në vendet e tyre, ashtu si anëtarët e ekipit qeverisës polak, mbretëresha Wilhelmina dhe mbreti Haakon VII u ftuan nga qeveria e Mbretërisë së Britanisë së Madhe për ta vijuar veprimtarinë e tyre udhëheqëse antifashiste nga Londra. Me fitoren e Luftës së Dytë Botërore, pjesëtarë të ekipit qeveritar polak, Mbretëresha Wilhelmina dhe Mbreti Haakoni VII u kthyen me nder në vendet e tyre.
    Mbreti Zog nuk ndoqi as udhën e tretë: atë të kompromisit, ku njihej botërisht si një ndër politikanët më dinakë të kohës. Ish-ministri Jacomoni e këshilloi më se një herë mbretin Zog që të pranonte zbarkimin paqësor të trupave fashiste italiane në portet dhe pikat strategjike të Shqipërisë, por të qëndronte në vend dhe të shfrytëzonte garancitë e Musolinit për “ruajtjen e dinjitetit dhe mbrojtjen e sovranit dhe dinastisë së tij”. Përvoja e Luftës së Dytë Botërore tregoi se këtë rrugë e ndoqi mbreti i Danimarkës, Christiani X. Kur trupat e naziste pushtuan Danimarkën, ai u tërhoq nga jeta politike, por ruajti integritetin mbretëror të familjes së tij, sipas garancive që i dha Hitleri. Në vitet 1943-1945, Christiani X filloi ngritjen e grupeve klandestine anti-naziste dhe nuk e ndërpreu punën edhe kur hitlerianët e dënuan me arrest shtëpie, duke u bërë simbol i rezistencës daneze dhe pas luftës e rifitoi fronin legjitim të tij. Duke mos u larguar nga Shqipëria, mbreti Zog do të ishte bërë një element i fuqishëm në ruajtjen e unitetit kombëtar të shqiptarëve dhe në organizimin e rezistencës popullore antifashiste. Prezenca e tij në Shqipëri do t’i pengonte komunistët shqiptarë të dilnin në krye të Rezistencës dhe Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar të popullit shqiptar, si dhe do t’ua vështirësonte ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtare dhe vendosjen e pushtetit të tyre pas Luftës në Shqipëri.
    Kështu, mbreti Zog zgjodhi udhën e katërt: atë të braktisjes së popullit të vet në orën e tij më të vështirë, duke ikur nëpër natë për të shpëtuar kokën e familjen e vet, arkat e florinjve dhe oborrtarët e tij. Në këtë mënyrë, “Mbreti i Shqiptarëve” Zog I, e hodhi mbas krahëve betimin solemn që kishte bërë para “Zotit të Gjithëfuqishëm”, me njërën dorë mbi Bibël e tjetrën mbi Kuran, se do të ruante “unitetin kombëtar dhe integritetin territorial të vendit” dhe se “po të ishte e nevojshme”, do të jepte “edhe jetën për të”(!)
    Përkundrazi, në mëngjesin e 7 prillit 1939, kur agresorët fashistë italianë kishin pushtuar të gjitha qytetet e bregdetit shqiptar, “Mbreti i shqiptarëve” i drejtoi popullit të tij një shpallje ku, ndër të tjera, deklaroi: “Unë jam i bindun se populli shqiptar, i vogël në numër, por i madh në shpirt, do të dijë në këto momente me dhanë prova të ndjesive ma të forta kombëtare që ushqen dhe që i ka trashëgue prej të parëve. Jam i bindun se nji popull i bashkuem në këtë mënyrë do të ketë mbrojtjen e Perëndisë!”(12)
    Pas kësaj deklarate absurde, në pasdrekën e asaj “të Premteje të zezë”, për shqiptarët, Mbreti Zog e la Tiranën në fshehtësi dhe mori rrugën e Elbasanit për t’u arratisur në Greqi. Nuk ka asnjë dyshim se ikja e Mbretit Zog pati përkrahjen dhe mirëkuptimin e ministrit të jashtëzakonshëm e fuqiplotë të Italisë fashiste në Shqipëri, gjeneralit Françesko Jakomoni, i cili ka hedhur në kujtimet e tij konkluzionin e mëposhtëm: “Rreth shkaqeve të braktisjes së vendit prej Zogut janë ngritur mjaft hamendje. Shumë njerëz thoshin se ai ndihej i kërcënuar, siç edhe në fakt ishte, prej hakmarrjeve të panumërta personale që karriera politike aventurore i kish shkaktuar. Sipas meje, në atë rast ai dha jo një provë frike, por përkundrazi, një provë të vizionit të tij largpamës politik. Ai ishte i qetë për të ardhmen e afërt të popullit të tij përderisa ajo i qe besuar Italisë, ndjenjat e së cilës ndaj shqiptarëve njiheshin mirë. Nga ana tjetër, ashtu siç mbreti kishte pasur shumë herë rastin për të ma thënë mua dhe të tjerëve, një Luftë e Dytë Botërore i dukej tashmë se qe shumë pranë. Vështirë të besohej se Italia mund të qëndronte mënjanë. Duke u larguar, ai mund të shpresonte, po qe se Italia fitonte luftën, në miqësinë e saj, nëse nuk do të na shkaktonte shqetësime. Në qoftë se fatet e luftës nuk do t’i buzëqeshnin Italisë, ashtu siç besohet në fakt se ishte dhe bindja e tij e thellë, ai mendonte se duke emigruar në Angli, do ta rifitonte fronin e Shqipërisë përmes mbështetjes angleze.”(13)
    Duke mos iu përgjigjur detyrës së shenjtë që kishte marrë përsipër, mbreti Zog e humbi mbështetjen e popullit shqiptar dhe të Koalicionit Botëror Antifashist. Vërtet ish-mbreti Zog, në vitet e Luftës së Dytë Botërore u strehua në Francë e Angli, por u trajtua thjesht me status personal, pa iu njohur statusi institucional i “Mbretit të Shqiptarëve”, siç pretendonte.

    _________________

    Referencat

    (1). Galeazzo Ciano, “Ditari” (1937–1943). Shqipëria, përkthyer nga Akil Çani, Tiranë: ‘Albinform’, 1994, f. 28-29.
    (2) Jason Tomes, “Mbreti Zog i Shqipërisë, monarku i vetëshpallur mysliman i Europës”, ‘New York University Press’, 2004, f. 219-220)
    (3) AQSH. Fondi Legata Italiane, viti 1936, dosja 87: tel. i B. Musolinit, nr. 19, 13 shkurt 1936
    (4) AQSH. Fondi Legata Italiane, viti 1936, dosja 38, dok. 2477/966, 19 mars 1936
    (5) “Historia e popullit shqiptar” vëll. III, Tiranë: ‘Toena’, 2007, f. 332–333
    (6) F. Quku, “Qëndresa shqiptare gjatë Luftës I Botërore”, vëll. I, Tiranë: Ilar, 2006,f. 43-45
    (7) Gazeta “Fletorja zyrtare”, viti VII, nr. 99, 6 shtator 1928).
    (8) F. Quku, “Qëndresa shqiptare”…, vëll. I, f. 84.
    (9) Hysen Selmani, “Nga notimet e Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve, Tiranë, 2008, f. 302
    (10) F. Quku, “Qëndresa shqiptare”…, vëll. I, f. 87–89
    (11) Ilir Ushtelenca, “Diplomacia e Mbretit Zogu I”, Tiranë, 1995, f. 340.
    (12) F. Quku, “Qëndresa shqiptare”…, vëll. I, f. 107).
    (13) Francesco Jacomoni
    ____________________

    Thesari i Ahmet Zogut, e vërteta e floririt që mbreti mori
    me vete pas arratisë

    Ministria e Punëve të Brendshme kishte përhapur fjalë se Zogu kishte ndërmend të vishte opingat dhe ta organizonte qëndresën e shqiptarëve nga vendlindja e tij, Mati. Por kolonel Faik Quku shprehet: “Mbreti Zog nuk ishte ma nji djalë i ri malsor që jetonte në malet e Matit, me nji gjendje financiare modeste. Ai kishte zbritë në qytet, ishte ba mbret e diktator dhe shumë i pasun, gjana që ai nuk donte me i rrezikue. Tash ai ishte i preokupuem, kryesisht, për personin e tij, familjen dhe pasuninë.”(1)
    Në të vërtetë, Ahmet Zogu ishte përgatitur me kohë për largimin e tij drejt Anglisë, pasi në “Lloyds Bank” të Londrës kishte depozituar miliona franga ari. Ish-konsulli i Barit, Vjenës e Londrës, Çatin Saraçi, dëshmon se transportuesi kryesor i parave të Zogut jashtë Shqipërisë kishte qenë tutori i tij, Lalë Krosi: “I pajisur me pasaportë diplomatike, laisser-passer dhe dokumente ekstra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamionë të ngarkuar me valutë, i ndihmuar e i shoqëruar nga roja të armatosura për të mbërritur në destinacion shëndosh e mirë. Këto udhëtime kryheshin rregullisht kurdoherë që Zogu kishte hedhur nënshkrimin mbi ndonjë akt të ri tradhtie. Rruga më e rëndomtë ishte ajo nga Durrësi në Bari dhe prej andej drejt e në Gjenevë, në Zvicër. Në çastin që paratë ndodheshin të sigurta në një bankë të huaj, atëherë përcilleshin urdhra me shkrim për t’i transferuar paratë në një vend tjetër edhe më të sigurt se i pari – për rrjedhojë, pjesa më e madhe e këtyre parave gjendet në “Lloyds Bank” të Londrës. Unë vetë, me dorën time, kam shkruar një sërë urdhrash të kësaj natyre, si dhe i kam ardhur në ndihmë tutorit të moshuar, analfabet, për të mbërritur në kufi me Zvicrën. Sa herë që kryheshin transaksionet bankare të Zogut, ai kurrë nuk e zinte ngoje shumën; unë isha i detyruar ta lija bosh hapësirën e caktuar për të vendosur shumën e parave, e cila plotësohej prej tij, pak para se të postohej.” (2)
    Dikur, në një bisedë intime që Zogu kishte bërë me senatorin Eqrem bej Vlora, ishte shprehur: “Ju, me siguri e dini fjalën e urtë turke që thotë: ‘Në Turqi ruaj kokën, në Rumani gruan dhe në Shqipëri pasurinë!’ Këtu nuk bëhet fjalë se çfarë duhet apo mundet të ndryshojë nesër; këtu lipsen siguruar sa më shpejt paratë që mund t’i humbësh shumë shpejt dhe pastaj të presësh se çfarë të sjell e ardhmja”. Dhe ai kishte plotësisht të drejtë me këtë parim, të cilin e ndoqi me këmbëngulje gjatë tërë kohës së qeverisjes së tij në Shqipëri. Kur ai u detyrua të ikte nga marshimi i trupave të Mussolinit (prill 1939), ai ishte Beu i vetëm që largohej nga vendi me bindjen disi ngushëlluese se po merrte me vete një thesar tingëllues prej 250.000 apo 300.000 stërlina ar dhe se armiqve u kishte lënë vetëm keqardhjen që nuk u kishte rënë në dorë as vetë, as paratë e tij.” (3)
    Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kardell Hall (Cordell Hull), do ta pyeste ambasadorin e Mbretërisë Shqiptare në Uashington, Faik Konicën, sa ishte borxhi i Shqipërisë ndaj Italisë fashiste. Konica do t’i përgjigjej se borxhi kishte kapur shifrën e 30 milionë dollarëve amerikanë, të harxhuar kryesisht për ndërtimin e rrugëve strategjike në drejtim të Jugosllavisë. Për pyetjen e dytë të sekretarit Hall mbi qëllimet e pushtimit fashist italian të Shqipërisë, Konica do të shprehte mendimin se Italia fashiste, në bashkëpunim me Gjermaninë naziste, do ta përdorte Shqipërinë si pedanë për t’u hedhur në drejtim të Greqisë e Turqisë.(4)
    Për më tej, biografi Jason Tomes shkruan: “Foreign Office zbuloi se mbreti kishte të paktën 50 mijë paund në monedha ari dhe 2 milion dollarë në Chase Manhatan Bank (SHBA), me përqindjet e të cilave ai mund të shpenzonte deri në 12 mijë paund në vit… Zogistët thonin se ishin siguruar nga shitja e pyjeve në Mat. Praktikisht të gjithë të tjerët, përfshi këtu edhe zyrtarët e tjerë zogistë, dyshonin për këtë, pasi dihej se ai kishte marrë ryshfete italiane, duke futur në xhep përqindje të tëra parash…. Kufijtë e vetpasurimit të tij ndaleshin vetëm përpara pengesave të rastit. Gjatë qeverisjes së tij 14-vjeçare, të ardhurat buxhetore llogariteshin rreth 1-2 milion paund në vit, ndërsa kreditë italiane në përgjithësi kishin qenë 8 milion paund.” (5)
    Mbreti Zog nuk u mjaftua me milionat e depozituar me kohë në bankat e huaja, por mori edhe shufrat e fundit të arit që gjeti në thesarin e shtetit. Sipas një relacioni të hartuar më 6 qershor 1939 nga drejtori i Thesarit, Kel Naraçi, në pasditen e datës 6 prill 1939, me linjë telefonike, ai ishte urdhëruar nga kryeministri Kostaq Kotta që t’i jepte togerit të gardës së mbretit Selim Gjoçi të gjithë sasinë e floririt që gjendej në kasafortën e Thesarit. Shufrat dhe kallëpet e floririt që togeri Selim Gjoçi, mori në Thesarin e degës së Bankës Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë, gjendeshin në “Llogarinë relative të pafrytshme metal-ar në roje”, e çelur në datën 23 tetor 1937, për llogari të Oborrit Mbretëror.(6)
    Deri më datën 6 shkurt 1939, në këtë llogari ishin futur herë pas here shufra floriri me vlerën e 643 535 fr. ari, e barabartë me 209 kg. ar, të përfituara në doganat e vendit nga kursi i këmbimit të floririt me kartëmonedhat. Nga shuma e përgjithshme kishin dalë 200 mijë franga ari që ishin shpenzuar për ceremoninë e martesës së Mbretit Zog dhe kremtimet e 10-vjetorit të Shpalljes së Monarkisë. Kështu, në kasafortën e thesarit gjëndeshin 183 kg. flori, sasi e barabartë me 566.975 fr. ari dhe e gjithë shuma iu dorëzua pa ndonjë dokument Mbretit Zog në shtëpinë e kryeministrit Koço Kotta. (7)
    Në lidhje me arkat e mbushura me florinjtë e thesarit të Mbretërisë së falimentuar Shqiptare, kolonel Faik Quku rrëfen se Zogu “kishte me vedi nji kamion me 18 arka flori, ministrat dhe nji numër të madh oficerash. Në këtë udhtim shoqnohej prej gardës së tij, deri në Qafë Kërrabë, kufini në mes Tiranës dhe Elbasanit. Përtej Elbasanit u shoqnue vetëm prej 200 gardistëve. Gjithë kolona përbahej prej 45 makinave, të udhëhequn prej disa kamionave me ushtarë të gardës. Familjen bashkë me dy motrat, mbreti i kishte nisë nji ditë ma parë për në Greqi. Më 7 prill në mbrëmje kishin mbërritë në Follorinë. Mbreti kishte mendue me kalue natën në Korçë, ku kishte dërgue për me studiue gjendjen. Ky e lajmon se masat ishin të eksitueme dhe, bile, ai vetë mezi kishte shpëtue. Prandaj si vend ishte i rre-zikshëm për banim e kalim. Për këtë arsye, Mbreti e kalon natën në Zemblak, nji fshat afër qytetit të Korçës, në shtëpi të agallarëve.Të nesërmen, më 8 prill, paradreke, tue kalue në mes të britmave Juha! Turp! dhe pështymave të popullit të Bilishtit, qi ishin gru-mbullue në të dy anët e rrugës, kolona mbretnore mbërrini në Kapshticë, në kufinin grek…” (8)
    Historiani austriak Hurbert Neuwirth shkruan: “Zogu”, mbreti Zog, i shfuqizuar, u largua nga foleja e tij shqiptare me 50 mijë dollar ar. Dy milion dollarë të tjerë i kishte depozituar që më parë në “Chase National Bank. Si përfundim, siç shkruan edhe biografi Jason Tomes: Ai udhëtonte gjithnjë me nëntë a dhjetë kasaforta jashtëzakonisht të rënda e të mëdha, të cilat mbaheshin në ruajtje të vazhdueshme. Ato përmbanin shufra ari të cilat u bënë legjendë në shtypin e kohës, aq sa asnjëherë Zogu nuk përmendej, veç për valixhet misteri-oze, të cilat thuhej se përmbanin thesarë të mëdhenj, duke përfshirë edhe gurët e çmuar të kurorës mbretërore, që vlenin më tepër se 1 milion paund. Raportet e llogarive të bankave franceze e zvicerane përforcuan dyshimet e përhapura se ai ishte një milioner në stërlina. Disa madje e llogarisnin pasurinë e tij nga 4 deri në 6 milion paund. Komenti i tij: “Unë do të doja të isha aq i pasur sa kritikët e mi thonë që jam”. Mbreti Zog pranoi se kishte marrë 36 mijë paund nga fondi publik i thesarit shqiptar më 1939, duke u justifikuar: “Më mirë që i mora unë sesa t’i lija në dorë të Musolinit…” (9)
    __________________
    Referencat

    (1)(F. Quku, Qëndresa shqiptare…, vëll. I, f. 90).
    (2) (Ç. Saraçi, Zogu i shqiptarëve, vep. e përm., f. 60–61).
    (3) (Eqrem bej Vlora, Kujtime… 1885-1925, Tiranë, Shtepia e Librit dhe komunikimit, f. 548).
    (4) (Haris Silajxhiq, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë: Dituria, 1999, f. 215).
    (5) (J. Tomes, King Zog of Albania…, f. 241–242)
    (6)(AQSH. Fondi Ministria e Financave, vitit 1939, dosja 364: relacioni i K. Naraçit për ministrin e Financave, Fejzi Alizoti, nr. 73/1 res, 6 qershor 1939).
    (7)(Iljaz Fishta, Ndërhyrja e kapitalit të huaj… (1936–1939), Tiranë, 1989, f. 119; Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar, 1912-2005, vëll. I, Tiranë, Botimet 55, f. 408–409).
    (8)( F. Quku, Qëndresa shqiptare…, vëll. I, f. 110).
    (9)(Hurbert Neuwirth, Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri (1939–1944), përkthyer nga Afrim Koçi, Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, 2006, f. 15 (A-4, 23.6.1939, Bernard Tönnes, Sonderfall Albanien, München, 1980. f. 427); J. Tomes, King Zog of Albania…, p. 241 (“News Review”, 12 mars 1942; “Daily Sketch”, 17 mars 1942; “The Times”, 28 maj 1943);

  19. Ivani i madh says:

    TEMA PSE MIRENI ME TE LERENI NE BUDALLEKUN E TIJ TE GEZOHET SE MOSHA BEN TE SAJEN SKAQ CTI BEJE SKLEROZES SE NGA ZENRA ESHTE MIRE GOMARI [ keshtu thote po dhe kjo sduhet besuar po vetem sklerozes ]

  20. nxenes-e says:

    Ketij ika plasur kosherja.
    -E kenivene re kur flet per te thene… ????.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje