Rama përkujton 29 Nëntorin: Ne do ta rilindim Shqipërinë

29 Nëntor 2012, 19:43Politika TEMA

Në ditën e 29 nëntorit, Festës së Çlirimit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka nderuar kujtimin e të rënëve në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. I shoqëruar nga drejtues të lartë të kësaj partie, deputetë socialistë, si dhe veteranë të luftës, kryesocialisti Rama ka zhvilluar paradite homazhe në varrezat e dëshmorëve në kryeqytet.

Në përfundim të ceremonisë përkujtimore, kreu i Partisë Socialiste ka dhënë një prononcim për mediat duke u shprehur: “Ky 29 nëntor ka aguar në mënyrën më të bukur të mundshme pas festës së madhe të 100 vjetorit të pavarësisë, me pafajësinë përfundimtare për ushtrinë çlirimtare të Kosovës përmes pafajësisë së marrë nga Ramush Haradinaj dhe luftëtarët e tjerë. Është një moment i jashtëzakonshëm pasi qysh prej sot të gjitha hijet e hedhura nga keqdashësit mbi lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroikën e luftëtarëve të saj janë fashitur njëherë e përgjithmonë. 29 nëntori i qëndron pranë 28 nëntorit si vazhdimi i një historie të shkruar nga njerëz që besuan në një ëndërr dhe që për ëndrrën e tyre sakrifikuan edhe jetën. Nga njerëz që besuan se duke guxuar mund të mbërrinin atë që në kushte normale askush nuk do të kishte kurajën ta përfytyronte, përpalljen me një të keqe që kërcënonte botën mbarë  dhe që në Shqipërinë e vogël gjeti rezistencën e merituar.

29 nëntori është dita tjetër e madhe e cila ka shënuar njëherë e përgjithmonë në historinë e shqiptarëve, mundësinë për të qenë që të gjithë krenar se në orët e veta më të vështira bota i pa shqiptarët në anën e duhur të historisë. Ajo luftë e lavdishme është një nga trashëgimitë më të shkëlqyera për ne dhe për brezat që vijnë. Ky 28 dhe 29 nëntor kishin me vete një mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për të lexuar me krenari dy faqe të ndritura të së shkuarës, por edhe për të parë mes atyre faqeve se e ardhmja jonë mund të jetë e ndritur nëse ne kemi guximin të besojmë ashtu siç besuan ata të cilët në kohë shumë më të zymta i dhanë mundësi Shqipërisë të rilind. Ne e kemi këtë guxim dhe do ta rilindim Shqipërinë”.

29 komente në “Rama përkujton 29 Nëntorin: Ne do ta rilindim Shqipërinë”

  1. Indriti says:

    Ah mer piktor mer piktor. Ngele gjithe jeten me rilindje. Rilindja jote ishte vetem kur erdhe nga franca me corapet e grisme dhe thonjte zhul pa kokerr leku ne xhep dhe u rilinde si miljarder. Tani e vetmja rilindje qe te ka ngel eshte te te coje Sala ne gop te semes ne zgjedhjet e ardhshme dhe te vazhdosh te hash mut edhe per nja 5 vjet ti bashke me Deanin.

    1. riku says:

      Je shum i modh Indriti,mos fol mo se e prish.

    2. Mark says:

      Hajt ty te lumt bytha hej shpellar i baces. E ke ba mir qi ket pun e komentusit.E ke hallall edhe nji cop torte.

    3. Ramy says:

      Edhe Serbet po festojê sêbashku me Edushkin

  2. lulash says:

    Rama përkujton 29 Nëntorin: Ne do ta rilindim Shqipërinë

    Berisha ne burg,eshte rilindje.

  3. Ben Chicago says:

    Kjo eshte festa juaj:29 Nentori,festa e Enverit,Titos,Miladinit,Dushanit dhe sllavo-serbeve te tjere.Nje zot e di pse perpiqeni te “festoni” 28!!!.Qellimi juaj ishte thjesht deshtimi i saj,por pergjigjen me te bukur ju a dhane shqiptaret dje.

    1. Mark says:

      Gjithashtu festa e Sllobodankes dhe dajave te Shkelzenit,Fazllicit,Tesicit.

    2. gladiatore says:

      Mbi te gjitha ti bytheqire i çikakes!! je me bythegjiri i bythegjireve!!
      LUFTA NACIONALçLIRIMTARE eshte e do te jete e do te ngelet ne historine shqiptare sa se jete kjo bote.. Ajo nuk eshte festa e Enverit ok o pederast sepse sllobodani apo Dushani i berishes e festojne festen e Titos ore krim i ndyre!! Sepse une do te kisha frike ne qofte se ajo date do te ishte edhe çlirimi i serbise.. Kralji Berisha dhe ju bajgat e tij do te thoni peqe si urdheron xhafit efendi!!! Po morresi dhe bajgat si ju duhen me te vertete duhen zhdukur nga faqja e kesaj toke!! Sepse une kam frike qe ti do te jesh nje bir pseudokomunisti i qelbur i mbas viteve 70… e tani ben si nje qen i terbuar. tema botoni komentin ju lutem se ky qenka debil e une behem debil me debilat!!

    3. agim says:

      o dizhuazh cikago do pak torte nga ata shqiptaret qe isollen ne tirane me autobuz , po ajo mami jot me legenin roze ta dha pergjigjen ty apo ta dhane ata djemt e xhajes tat qe e mbanin torten ne karton ,,eh more ben katnari kok palari kur do zbresesh nga gomari shko festo festen e ballisteve trima qe luftonin me pulat neper kotece , tipat si ty me luge para tortes bashke per nje bathore europiane nga pjatat tek legeni sali lul ashim jahjaga e deri te liri monika topalli presidenti nishani me nje dore te thate

  4. edi says:

    Hahaha rilindasi socialist

  5. mergim tari says:

    Sapo degjova fjalet e Babarit per festimet e 29 nentorit. Ne nentor 2005 kam botuar nje shkrim ne “Koha Jone” per raportet qe kjo MONSTER ka me 29 nentorin.

    Po e sjell ne Forumin e Temes perseri ate shkrim (ka shkurtime ne 2 paragrafet e pare) qe te kuptoni se ne ndergjegjen dhe shpirtin e ZI te kesaj krijese nuk ka asgje te perbashket me Shqiperine e lire dhe ata qe derdhen gjakun per qe ky MASKARA me pas te shkollohej, te behej sekretar Partie e me pas pushtues i Shqiperise…

    Lexojeni…..

    LETER PER DOKTORIN

    Datën e Clirimit nuk mund t’a ndyshojnë banditët politike.

    Doktor. Ish Sekretar. Unë jam Mërgim Tari qe emrin tim dhe të mijra shqiptarëve si unë ti e gdhende ne historine e Shqiperise me duart e tua të lyera me gjak. Ti gdhende emrin e Mërgim Tarëve shqiptarë, që më parë flinin të pashqetësuar në shtëpitë e tyre, ndërsa tani me mijra flenë rrugëve dhe semaforëve të Evropës.

    Në 29 Nëntor 1944 shqiptarët u bashkuan në atdheun e tyre si clirimtarë. Ndërsa në kohën tënde të zezë ne ikëm doktor, morëm titullin Mërgim Tarët. Ikëm jo se nuk e deshëm atdheun, por se erdhe TI. Erdhe e na pushtove. Na rrahe, na gjakose, na burgose, na vrave, cënove vlerat dhe
    virtytet, por mbi të gjitha u përpoqe të na fshije historinë.

    TI doje të mos kishim histori doktor, sidomos atë të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare, pasi Ti je manjak që nuk duron histori clirimtarësh. Për ty histori është vetëm pushtimi. Ti njeh vetëm pushtuesit dhe bashkepuntorët e tyre doktor, sepse edhe ti i tillë je, opresor dhe bajraktar, i asaj kopeje. Edhe pushtimin tënd ti e quajte clirim. Por pushtimi yt ishte më i egër, më mizor e më i pafytyrë edhe se ai fashist, gjykuar per dekadën, kohën, vendin dhe ata që e kryen.

    Koha jote doktor mund të quhet pa frikë “demo”-fashizëm.

    Fashistët bënë luftë Doktor. Luftë bëre edhe ti. Ata e bene kundër botës, ti e bërë kundër popullit tënd doktor, se lavdi Zotit aq fuqi kishe. Pra rrjedhimisht TI nuk ke shans të pranosh që 29 Nëntori është nga ditët tona të shenjta, pasi TI je si ata, pushtues. TI je pushtuesi ynë doktor ndërsa e shenjta për ty nuk egziston. Ti nuk je as për liri e as për clirim. Ty kur të jepet rasti i parë të fut në burg, të fut në luftë, të “fut në gjak” dhe të con me hap rreshtor në marshshimin shkatërrimtar drejt ferrit.

    Fashistët ndalonin mitingjet. Edhe ti si ata bëre doktor, dhunove dhe gjakose popullin nëpër mitingje duke përdorur edhe Gestapon tënde, SHIK-un. Pyete “mikun” më të afërt në kabinet; ASSistentin tënd, “kriminelin e bandave të Jugut” Arben Imami. Ai ka cfarë të tregojë për dhëmbët, rrahjen me zvarritje të Gaqo Apostolit, gjakosjen e Servet Pëllumbit dhe gazetarëve
    të huaj, si dhe fatin e mijra shqiptarëve që u dhunuan nga trusti YT i sallatës. Pra ti mbetesh pushtuesi i shqiptarëve doktor, pasi mbi popullin tonë ti eksperimentove filozofinë fashiste të dhunës. Këtë ke për të bërë Ti
    zotëri përsëri mbi popullin, dhe rastin e parë e ke. Bëje në 29 Nëntor, në Ditën e Bardhë. Ktheje këtë ditë në ditë të Zezë, sic ke bërë me tërë ditët tona në të shkuarën tënde. Thonë që do të jesh larg atë ditë, por nuk të mungon Kloni yt mendor në Ministrinë e Brendëshme të përmbushë epshet e tua për të gjymtuar e dhunuar ata që mendojnë ndryshe nga ty.

    TI po e rivë përsëri dhunën doktor. Kështu që edhe optimisti më i madh nuk ka asnjë forcë të besojë që ti je normal e i mbarë sa të bashkohesh me ata që na cliruan nga dhuna fashiste e viteve të luftës që ti po e rivë.

    Fashistët përndiqnin ata që luftonin për clirimin e vendeve të tyre. Ndalonin propogandën antifashiste, arrestonin e vrisnin gazetarë e shkrimtarë, digjnin shtëpitë ku dyshohej se botohej propoganda Clirimtare. Edhe ti këtë bëre doktor. E bëre me Aleksandër Frangajn, Martin Lekën,
    Saimir Dulen e shumë gazetarë e analistë të tjerë doktor. Edhe redaksinë e “Koha Jonë” e dogje dhe e shkatërrove, duke dhunuar në radhë të parë shtypin shqiptar, duke cënuar pronën private dhe përdhunuar nderin e Nikollë Lesit, botuesit të parë të fjalës së lirë në Shqipëri.

    Për këtë bota nuk të harroi pa të vlerësuar doktor; por gjithmonë si famëkeq. TI hyre në histori, në pjedestalin e 10 kriminelëve më të egër të shtypit. Tani TI je në krah të mikut tënd naftëdhënës Milloshevicit. Edhe ai në10-she të famëkeqëve të shtypit është, në ekipin tënd doktor, tamam si fashitë të vërtetë. Ja pra që kjo të largon me ata të 29 Nëntorit, pasi edhe
    ketu ti i ngjason anës tjetë, zjarrvënësve.

    Por nuk të mjaftoi. E nise përsëri avazin tënd të vjetër doktor, përndjekjen. Nuk i largohesh dot instikteve të tua; tamam si pulat dhe qentë me ushqimin e tyre të preferuar. Ende pa nusëruar mirë as për 100 ditë, ke filluar të shpërndsh nëpër botë tipin e ri të shikasit, 80 lekesh. Nuk është
    ai shikas i mëparshëm me Corape te palara, me erë të qelbur dhe i pështirë deri në pafundësi. Eshtë “SHIKASI I RI”, edhe më i pështirë, edhe më i pafytyrë. SHIKAS I RI ka fatin të mësojë edhe për jetën tonë private, duke futur hundët edhe në Universitetet e botës e duke u cfaqur me emrin e vetë padronit.

    Gjendja e jashtëzakonshme u vu në Shqipëri në kohën tënde dhe atë të fashizmit doktor. Vetëm në kohët tuaja njerëzit u ndaluan të ecnin alla-braca, me duar në xhepa, ose më shumë se tre katër vetë. Kam parë një familje demokrate në atë kohë që i kapi ora jotë e bekuar e shtetërrethimit
    jashtë. Ata ishin më shumë se gjashtë dhe që të zbatonin rregullin tënd doktor, ecnin në rresht për një në largësi të caktuar, tamam si në ushtri. Duart i mbanin jashtë xhepave dhe për fat nuk kishin kollare të kuqe. Ishte një grimcë komedie brenda tragjedisë së madhe që na solle TI doktor. Ishe Ti që e cove Shqipërinë në atë ditë doktor, shkatërrove ëndërrën dhe idealin e
    atyre që sollën 29 Nëntorin, ditën që u hoqi njerëzve shtetërrethimin fashist në Shqipëri për gjysëm shekulli, deri në castin horror kur ti e rivure përsëri.

    Fashistët shkatërruan botën doktor, por më pas u shkatërruan edhe vetë nga popujt që luftonin për liri, nga Ushtria e Kuqe dhe forcat aleate. Atë bëre edhe TI, me botën që të rrethonte. E shkatërrove Shqipërinë, këtë pjesë të vogël të botës, e fute në luftën më pa kuptim, më të cmendur sepse i tillë je edhe vetë. Por më pas edhe ti u shkatërrove nga revolta popullore, por
    sigurisht edhe nga forcat aleate që erdhën në Shqipëri të na clironin nga shpellarët. Pra ti nuk mundet të njohësh 29 Nëntorin, pasi ajo është ditë që lidhet jo me cuba por me heronj.

    Fashistët zhduknin njerëzit dhe i linin pa varre që të harrohej e shkuara. Edhe ti u bëre usta c’varrimesh doktor. Eshtë makabre ajo që bëre TI me shumë heronj, përfshi këtu edhe Myslym Pezën, njeriun që krijoi cetën e parë Antifashiste në Evropë. Nuk u mjaftove, por Ti i mbylle derën e varrezave të Kombit popullit, njerëzve të thjeshtë, veteranëve. Cdo njeri normal
    tronditet kur e dëgjon, ndërsa TI jo. Këto janë fakte doktor. Falë tyre vetëm një alien mund të besojë që ti ke ndonjë ndjenjë për luftën, për veteranët, për lirinë dhe mbi të gjitha për atë ditë që i bashkon ata që janë shqiptarë, 29 Nëntorin.

    Fashistët bënë shumë krime në Shqipëri, u përpoqën të bënin edhe krimin më të madh, të përcanin shqiptarët. Nuk e arritën dot. U përpoqe t’a bëje edhe TI, të vije shqiptarët kundër shqiptarëve, Veriun kundër Jugut. Për fat, përkundër fantazisë tënde preverse e përcarëse, shqiptarët qëndruan si përherë, vëllezër e të bashkuar si në 29 Nëntor 1944 kur cliruan Shqipërinë. Prandaj 29 Nëntori është datë që ti kërkon ta harrosh doktor, pasi nuk ke
    asnjë lidhje me të dhe as fuqi të bësh të kundërtën.

    Si mundet që TI doktor të njohësh 29 Nëntorin, ditën e Clirimit nga fashistët, kur ti i coje naftë Milloshevicit, mikut tënd dhe bashkëfashistit më të madh të Ballkanit dhe të popullit kosovar. Nafta jote kaloi edhe me tubacione në kohën kur gjithë bota antiafshiste e ditëve moderne i bëri
    embargo. Firma e naftës së PD “Shqiponja” u themelua taman në kohën e embargos ndaj Milloshevicit dhe ndaloi aktivitetin tregëtar kur embargua ndaj Serbinë nuk kishte më kuptim. Ky je ti doktor, që edhe naftën tonë e cove në shërbim të fashizmit. Kështu që vetëm ata që kanë mendjen tënde, pra ata që ti u ke hedhur trutë e gomarit, mund të besojnë se ti ke ndonjë
    lidhje qoftë edhe të “brezit të shtatë” me fitimtarët dhe me datën tonë të Clirimit, 29 Nëntorin.

    Fashistët krijuan ministrinë e propogandës doktor. Edhe ti e bëre por jo si ministri. Pasi sakatove shtypin e shkruar, TI uzurpove median vizive, TVSH, të vetmin stacion televiziv të kohës tënde “moderne”. Ti e shndërrove atë insitutcion në folenë e një lukunie qensh e bushtrash ulëritëse, që
    gdhiheshin e ngryseshin duke u cjerrë për kryeqenin. Në atë fole egersirash nuk u përmend pothuaj asnjë herë ndonjë ngjarje që lidhej me ditë a datë Clirimi, si të ishte festa e grumbullimit të barit. Nuk u dha asnjë film me teme nga lufta Antifasiste Nacional Clirimtare. Kjo ishte epoka jote doktor. Prandaj edhe sot TY nuk të besojnë as fëmijët se mundet të kesh një ndjenjë
    respekti në ndërgejgejn tënde të pisët, të paktën për tërë atë gjak që u derdh për 29 Nëntorin.

    Fashizmi ka në natyrën e tij grushtet e shtetit. Në Kili këtë e bëri Pinoceti, ndaj shtetit demokratik të Aliendes, duke gjetur një pretekst. Këtë bëre edhe ti doktor në Shqipëri në 14 Shtator 1998 po me një pretekst. Disa ditë pasi lajmërove që do të vritej një njëri që shqiptarët të
    cliroheshin nga “kriminelët” socialistë, u vra Azemi. Të doli flaja doktor!!!!! Këlyshët e tu ujqër Me fjalën tënde në gojë “për tu cliruar nga të kuqtë” u sulën të shkallmonin dyert e kryeministrisë duke venë përpara trupin e pajetë të atij që ishte bërë simboli i demokracisë, i atij që ti i hoqe edhe imunitetin!

    Por akti fashist i marrjes së pushtetit me PUC të mbëti në tentativë, pasi edhe bota nuk të mbështeti por të pështyu në fytyrë për aktin kriminal më të lartë kushtetues ndaj shtetit. Ti je në thelb krijesë anti demokratike kështu qe nuk ke asnjë lidhje me botën evropiane e cila u përulet me respekt heronjve, pra edhe atyre të 29 Nëntorit.

    Nazistët mobilizuan shumë gjeneralë në ushtri kundër popujve. Në operacionin gjerman “Barbarosa” kunder Bashkimit Sovjetik përmenden shumë gjeneralë të emëruar nga vetë Hitleri. Edhe në operacionin tënd ushtarak “barbarosa” kundër JUGUT, vetë TI emërove gjeneral operacioni për të sulmuar Jugun një krijesë të zezë, banditin Gazidede. Pra TI ke emëruar gjeneralë për të sulmuar popullin tënd doktor. Kështu që edhe moralisht nuk ke të drejtë që
    të vendosësh për fatet tona. Fatet dhe datat tona sic është edhe 29 Nëntori data e Clirimit, i vendos vetë populli doktor ndërsa ti je në anën e kundërt, ti ndoshta nuk je as popull, kështu që të takon të heshtësh.

    Nazistët veshën botën me të zeza. Mbi botë ra zija, humbi humori, u zhduk gëzimi i jetës. Edhe ti e bëre këtë në vendin tënd doktor. Ti i veshe nënat me të zeza, u more prindërve djemtë e vajzat. Ti e doje një gjë të tillë pasi me gojën tënde kishe shprehur që do t’ua ngrije shqiptarëve buzeqeshjen në buzë. Ua ngrive doctor, saqë tani nuk kanë fuqi as të flasin, megjithëse
    kanë fuqi të të mallkojnë. Pra TI ke shumë ngjashmëri me ata që u mundën në 29 Nëntor, me ata që i mallkoi gjithë bota.

    Në një seance në Kuvend Majko tha: “Kjo seancë vjen era fashizëm”. Nuk ka dyshim që ashtu është, pasi vetë filozofina nga e cila udhëhiqen të vetmet instrumenta që drejtojnë jetën tënde, instiktet, janë të tilla, fatkeqesisht jashtë standarteve të një qënie normale.

    Doktor. Historia jonë është shkruar me të kuqe, me jetën e atyre qe e dhanë për liri. Ajo nuk mund të rishkruhet me bojën blu të një qeverie me pamjen e një dushku të madh hibrid, ku në degët e thyera të tij varen kalbësirat e politikës shqiptare, si dhe Xhuvelëria e Xhuveli, largqofti dhe turpi i parlamentarizmit normal botëror.

    Doktor, historinë e bëjnë heronjtë e vërtetë, ata të 29 Nëntorit, jo ata të tutë. Heronjtë e tu nuk ishin ata që u bashkuan me shqiponjat në male, por ata që i bënë shoqëri pulave dhe patave me shishen e rakisë. TI nuk mundet të bashkohesh me shqiponjat doktor. Zvarranikët nuk fluturojnë. Ti nuk ke per ti njohur kurrë heronjtë. Ti i c’varrose dhe i rivrave ata. Për ty hero u bë cdo njëri, edhe ata që binin nga pemët ose shtyllat, vetëm se ishin dashamirës të PD. Kjo mund të jetë gjithcka, edhe cmenduri, por asnjëherë histori.

    Doktor. TI kerkon të marrësh atësinë për datën e Lindjes së Lirisë, për të cilën ti nuk je baba. Atë datë e kanë caktuar baballarët e vertetë, luftëtarët, veteranë dhe clirimtarët. Ata e dinë më mirë se gjithë të tjerët datën, pasi ata e shkrehën për të sjellë lirinë. Kurse ti edhe po të doje nuk shkrehje dot gjë se fatkeqësisht sapo kishe lindur. Eshtë e vështirë të bëhesh baba me zor doktor, pasi nuk të beson njëri që je i vërteti. Për më tepër ajo datë do të të “mbetët në derë” si fëmijë ilegjitim, pra do të kesh mbi vehte një datë “dobic”.

    Mos u merr me punë që nuk të takojnë ty Doktor, merru me punët e Qeverisë ose ndryshe të Xhuvelërisë. Jepi popullit drita e ujë ashtu sic merr për vehtë dhe për ministrat e tu. Rrit rrogat e pensonet. Mos e ndalo Tiranën dhe Shqipërinë të bëhet me rrugë, me mbikalime e nënkalime vetëm për qëllimet e tua të fëlliquara politike dhe epshet hakmarrëse që ke ndaj njerëzve. Lëre jetën e njërëzve të jetohet dhe mos ua nxi më tepër se mjaft po u nxihet nga errësira që sjell ti.

    Trego të paktën në pamje të jashtëme që ke ndyshuar, pasi ka edhe naivë që nuk besojnë të vërtetën, që ti je një makinë e pariparueshme, je specie e vecantë në llojin tënd. Ti nuk mund të ndryshosh doktor. Ndryshimi yt nga 1997 eshtë vakum ndërsa “ndryshimi” yt i viteve 90’ ishte vetëm një synetllik politik. TI thjesht ndërrove “pamjen” për të vazhduar karrierën tënde arrogante. TI u shndërrove nga një Sekretar Partie, Komunist radikal 25 vjecar, pa asnjë ndjenjë të komunistëve idealistë, në një “demokrat” të pasterizuar. U shndërrove si me magji, sikur të bënë synet një pjesë të trurit që ti e quaje të tepërt. Ti nuk ndryshon doktor. Ata pak njerëz që
    kanë shpresë në riedukimin tënd gabohen pasi me ty është e vertetë vetëm ajo shprehja e Ujkut dhe e Qimes.

    Ti mund të bësh cfarë të duash doktor, bë po deshe prapë sic bëre edhe në 1997, pasi këto janë cështje truri. Por mos mendo që duke ndërruar ditë e data, shqiptarët do të harrojnë historinë.

    Unë si cdo shqiptar me mend, fëmijëve të mij po i mësoj dhe do ti mësoj atë që është e vërtëtë, jo atë që vjell truri i fosilizuar i antihistorisë. Ne këtu festojmë dy data doktor edhe 28 edhe 29 Nëntorin. Gjithsesi (sic i thone fjalës) ty shqiptarët të hapin rrugë doktor. Bëj cfarë të duash, madje edhe nëntorin bëje si shkurtin me 28 ditë por prapë 29 Nëntori do të festohet përsëri.

    Doktor. Në këtë shkrim unë nuk po e përmend emrim tim, ashtu sic po të dalin përballë Edët, Erionët e politikës dhe jo të politikës, etj. Jo sepse kam frikë për vehten, por ti të vret familjen e fisin, sic bëre psh me djalin e familjes Haklaj nga Tropoja. Pai u the këlyshave të tu: “E dua gjalla a vdekur”, ai djalë u vra. Pra ty të dalin urdhërat dhe parashikimet doktor, ashtu si edhe në rastin e Azemit, që fatkeqësisht të gjitha kanë një emër; vdekjen dhe shkatërrimin.

    Por edhe unë nuk e kam përmendur emrin tënd doktor. Kjo jo vetëm se nuk ma lejon edukata e nuk ma nxë goja, por sepse ti nuk duhet të përmendesh. Ndryshe nga 29 Nëntori, si ditë e shndërritshme për Shqipërinë, emri yt duhet të të harrohet.

    Ti doktor nuk duhet të përmendesh me emër. Ti duhet të mbetesh thjesht një fantazëm që ju shtua historisë së fatkeqësive dhe vuajtjeve të kombit tonë. Sa më shpejt të harrohesh, aq më shpejt do të mbyllen plagët në zemrat e Shqiptarëve dhe aq më shpejt do të përparojë Shqipëria ashtu sic e donin ata të 29 Nëntorit.

    Për të gjithë do të jetë më mirë që Ti të harrohesh sa më shpejt. Eshtë më mirë të përmendesh si DOKTOR WHO dhe të të harrohet emri, sesa të rrish mbi kokat e Shqiptarëve, mbi kombin tonë, historinë tonë, mbi varret e heronjve të 29 Nëntorit, si hije dhe njollë e zezë me titullin famëkeq DOKTOR FRANKENSHTAJNI SHQIPTAR.

    Mërgim Tari

    1. riku says:

      Mergim tari mos je ngaterruar ne vend te fjales doktor mos ke dashur te shkruash piktor

      1. mergim tari says:

        Kur kam bere kete shkrim njihej vetem NJE NJERI me disa zanate; si ato te doktorit, kriminelit, vrasesit, banditit.

        Per fat ato zanate nuk hynin ne artet e bukura.

      2. gladiatore says:

        Riku mos e keni emrin Ziku i Xemalit apo i Hasanit apo i Jorgos e Bojgos, apo i Kikes dhe I Pipes Ti.. jo per ndonje gje po i ngjaka shume more djale!! A valle te jete e besueshme!!
        Atij mergimtarit ti injorant psikopat duhet ti ngresh kapelen!!!
        Sepse te thuash qe festa e 29 Nentorit eshte feste komunistash eshte nje injorance edhe pse ata kane meriten e çliruan vendin sepse ishin me te vertete komunista kishin ideale ore kopuk e te sollen lirine!!! Pastaj dolen bajgat mbas 1960 dolen bajgat e te ashtequajtureve komunista qe nuk kishin te benin me idealin e vertete te atyre djemeve dhe vajzave qe luftuan dhe derdhen gjakun e tyre per lirine e vendit!!! O matuf njeri me duket se ne Itali eksiston nje buste apo nje permendore e Luigj Gurakugjit e vrare nga dora e Ahmet Zogut… Une kam frike gje Berisha do te zhduket nga faqja e dheut nje dite.. po kam frike per familjen e tij…. mos harro o pordhac se ka hyre ne lufte me nje nga familjet me te ndritura te Tropojes!! E ti mendon qe asaj do ti trembet syri per qurravecin e Berishes kur te dali e ketu e kam fjalen per nje grua.. sepse une gjeja e pare qe do te beje do te ktheje ate familje ne Shqiperi!!!

    2. coku says:

      bravo MERGIM TARI!

  6. Shpirag says:

    Festat e medha shqiptare te 28-29 nentorit,jane si dy kokat e shqiponjave ne Flamurin Kuq e zi!Jane lavdia jone qe do rrugetojë shekujve!Saliu nuk e deshi festen ne Vlore,por me bisht ne shale,shkoi dhe pa si festohet ne Vlore 28 Nentori!Aty dhe u “pushkatua” politikisht sepse si ndodh gjithmone,lepiu ate qe kish kerkuar padrejtesisht dhe antikombtarisht!”Pushkatimi” i tij publik u be’ edhe nga gallata që shpertheu ne mbare vendin me estraden e Tortës!Pa permendur qingjat e therur e pjekur qe alarmoi Europen!Berisha u pushkatua edhe me mosardhjen e shume kryeministrave europiane duke treguar se pervec Viktor Orban ky njeri nuk ka miq kryeshtetare ne Europe ku do te shkojë!Berisha nuk njeh 29 Nentorin,pra nuk njeh nje koke te shqiponjes dykrenare!Ai duke mos respektuar luften e madhe qe na vendosi me merite tek fitimtaret e medhenje,poshteron Shqiperine,historine e saj legjendare te luftes dhe lirisë!Ai ne te vertet shkel mbi shqiponjën dhe kush shkel mbi dy kokat e shqiponjes,dy datat e saj te medha,28-29 nentor,merr ndeshkim të tronditshëm!Pa perfshire te tjerat!”Pushkatimi”qe Vlora e pavarsise i beri Berishës,duke u realizuar me 28 Nentor(antishqiptari e donte me 27 nentor)do mbetet ne histori bashke me lyroshinen e madhe te Tortes dhe therjen e qengjave qe serish e trasformoi…29 Nentori eshte koke e shqiponjes dhe kush nuk ka kuptuar kete,kush e shkel kete koke te dyte shqiponje,eshte tek dhurimi i Shën Naumit,ikja me flori te vjedhur,bashkmi me nazifashizmin dhe mosnjohjen e 11 janarit,shpalljen e Republikes qe e bene shume mire komunistet idealiste!…Saliu dhe banda e tij e Beogradit ne Tirane,nuk e do 29 Nentorin si koke te dyte te vertete te shqiponjave ne flamur!Natyrisht,me mire keshtu sepse duket me qarte edhe antishqiptarizmi!…Por jane të vetvarrosur!Shqiptaret dy datat simbol,i kane prelud lavdije edhe ne flamur!…

  7. vlonjat itali says:

    lavdi festes te clirimit 29 nentor 1944 lavdi enever hoxhes udheheqsit me te zot qe ka njohur historia kombit shqiptar.poshte serbogreku bej risha dhe sahanlepirisit qe shkojne nga pas.kur qeveriste hoxha se hapnit sqepin sot pas 22 vjetesh demokraci e dhier dhe e permjerur beheni trima dhe disidenta si kadare servili fevzi haleja,e compania bella na rofshi t…t te pacip

  8. katnari i tirones says:

    Mjaft o kallom se na mallengjeve me ket rilindjen tate rilindja jote me Dulen e PBNJD e me vizitat ne Greqi na ke mbledh i tufe minoritetesh me grek maqedon vlleh lloj lloj sorollopesh rreth vetes e po na trego rilindjen na u qero prej ksaj politike ti dhe tegjithe ju PD-PS se na jeni bo kancer per syte e veshet

  9. Largësia... says:

    Mërgim Tar,Të lumtë!-Ja ke thënë gjithçka që i takon një mostre plak….DOKTOR FRANKENSHTAJNI SHQIPTAR….!

    1. mergim tari says:

      Pershendetje Largesia,

      Nje kurioziet,

      Eshte shkrimi me i gjate qe kam bere deri tani, por qe e kam mbaruar me shpejt nga gjithe shkrimet e tjera.

      Me dukej sikur ne cdo paragraf qe shkruaja per ate Barbar, hidhja te verteten mbi famekeqesine e felliqur te asaj Monstre ne raport me ne, me shqiptaret, me jetet tona dhe te familjeve qe ne perfaqesojme.

      Per kete krijese antihumane besoj se ka ardhur koha te behet nje shkrim i dyte per bemat e tij. Corganizimi i qellimshem qe ju be festimeve te 100 vjetorit te Pavaresise, ishte kulmi i maskarrallekut te veprave te tij te zeza te deritanishme.

      E kuptoj qe edhe vrasjet dhe shitja e atdheut nuk falen por ajo qe u be me festimet ishte VULA E TURPIT.

  10. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    ASHTU ESHTE SERBET ME 29 E RILINDIN SERBINE,NDERSA JU ME GREKE E VLLEHE E RILINDNI SHQIPERINE RROFSH O KOMUNISTI SLLAVO GREK EDI

    1. Mark says:

      O shpellaro.Te kane zevendesuar trurin me ndonje cope bajge? Kush e ka gruan serbo-malazeze? Po Fazllicin e Tesicin kush i ka miq e partnere biznesi?Po detin Jon kush po ja fal Greqise?

    2. pilo Lala says:

      Ministri Serb iken, vjen Ministri Grek, sa iken Greku, vjen Ministri Maqedonas.
      Edi Rama i fton ata, apo dhendrri Beogradit?

  11. beso..... says:

    Gjejeni kush e ka thene : – (pyetjes se nje gazetari)-Per kete rast te 29 Nentorit qe pyesni ju , per institucionet politike te Kosoves dhe popullin e Kosoves kjo date kujton ripushtimin serb te Kosoves.

    Ne nje liber qe me tregonte nje mik imi ne forum te botuar ne shkoder kishte pak a shume keshtu: -duhet te kete date clirimi patjeter por jo 28 ose 29 sic thone te majte e te djathte sot. Pasi te dy datat bazohen te kriteri -qe dita e clirimit eshte kur u clirua shkodra si qyteti i fundit- Nuk mund te pranohet qe Shkodra eshte qyteti i fundit i hapesires Shqiptare . Ne nuk kemi fuqi te levizim kufijte por nuk duhet ta pranojme kurr se Shqiperia mbaron ne Shkoder- tung –

  12. Eri says:

    Lavdi deshmoreve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare. Edhe pse eshte luajtur boll me gjakun e tyre keto 20 vitet e fundit, vepra e tyre nuk mund te fshihet kurresesi nga historia e popullit shqiptar.
    Rrofte 29 Nentori, Dita e Clirimit te Shqiperise!

  13. Mark Gjonaj says:

    Te gjithe ngjyrat e te djathtes nuk kane se si te jene ndryshe, jane kunder Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare, sepse u be kunder pushtuesit dhe atyre mbeshtetes! Rama ka dhene prova se nuk eshte i afte te mbroje LANC dhe votat e popullit! Ketu do te jemi, kur perfundimisht, do ta therrasin nderkombetaret dhe t’i thone prano rezultatin e fitores se Berishes, i cili ky i fundit qe ne 2012-ten, punon per llogari te vitit 2013-ten!

  14. Pilo Lala says:

    Edi Rama si Obama!

  15. Mentari says:

    Ti me dajon e tuaj Papandreun Grek ke per ta e ringjallur me te vertet ate shqiperi.Sa here qe vjen nga vizitat e shpeshta te bera ne Greqi vjen me “idera” te reja me “frymezime” te reja dhe natyrisht me plane te reja antishqiptare.Kush te bson ty more Bythqire qe ti do te jesh i dobishem per kete komb qe quhet kombi shqiptar qe ti e urren me DNA.ty te besojne vetem Sllavo-Greket dhe jo shqiptaret e ndershem dhe patriote.

  16. al says:

    o mentar nuk dua te ofendoje po ato fjale eshte mire tia thuash edi rames perball, po qe se je burre. ai do sdo ti eshte lider i me shume se gjysmes se shqiptareve me fakte,nuk i ka bere asnje shitje atdheut ,dhe e fundit ai nuk qeka shqiptar ,po ti cfar je?. sa per ata qe e urrejne sic thua ti me adn, jane nje pakice si pyna jote, po ste pelqeu mun te kritikosh me baze po jo te perdoresh ofendime te tilla. burri nuk shan mrapa po perball. une dhe shume te tjtere po te ishte tradhtar nuk do e mbronim por as bojen nuk do ja shifnim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje