Misioni Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) konfirmoi se përgjimet telefonike të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së nuk janë të montuara.
Misioni i EULEX-it tha për gazetën “Jeta në Kosovë” se këto biseda telefonike të publikuara në internet, kanë të bëjnë me një proces gjyqësor që ende është duke vazhduar.
Por Zyra për Media e EULEX-it në përgjigjen zyrtare për gazetën “Jeta në Kosovë” nuk tregon se kush është personi, personat apo çështja në të cilën prokuroria e këtij misioni është duke hetuar.
“Rrjedhja e materialit konfidencial është një çështje serioze dhe një shkelje serioze e besimit që lidhet me procedurat e një rasti gjyqësor që është në vazhdim”, tha EULEX-i.
Pas dhjetë orësh, të enjten ata mundën të japin përgjigje në lidhje me këto përgjime të publikuara në internet.
“Siç kërkohet proceduralisht, materiali në lidhje me këto procedime ishte dorëzuar nga Prokuroria e EULEX-it tek ekipi mbrojtjes dhe në gjykatë”.
Në këtë mënyrë, EULEX-i konfirmon se këto përgjime nuk janë të montuara, por ato janë bërë nga ana e prokurorisë së tyre.
Zyra për media e EULEX-it tha se “materiali pastaj është shfaqur në sferën publike”.
“Nga ana e saj, Prokuroria e EULEX-it ka vepruar në mënyrë legale dhe korrekte, si dhe në bazë të ligjit”.
EULEX-i tha se “është për të ardhur keq që disa palë e kanë lëshuar në mënyrë të paligjshme këtë material për t’u parë nga publiku”.
Në përgjimin telefonik Hashim Thaçi flet kundër Jakup Krasniqit dhe “zagarëve” të Malishevës, duke nënkuptuar mbështetësit e Limaj.
Qeveria e Kosovës i ka quajtur të enjten përgjimet “të fabrikuara”.
Kjo tregon ate sa te sinqert jane kopilat e Lexit europian eeeeeeee shoku.nuk e fshehin ate se per cfar jane ne kosove .
Per cfar jane ne kosove ata …te gjenerojn sa me shume kaos mes shqiptareve .Kjo eshte detyra per te cilen ata i paguan EuLexi .
Jo,perkundrazi,kjo tregon ç hipokrite e ç mashtrues drejtojne kosoven sot dhe si e kalojne kohen duke folur keq dhe duke thurrur intriga per njeri tjetrin.Imagjino si mund te punojne bashke keta njerez qe urrejne njeri tjetrin ne kete menyre.Keta duhet te largojen menjehere nuk mund te kapen akoma pas meritave qe kane luftuar.Tani kosova ka nevoje per politikane me pragmatike e jo per trafikante mafioze.
Ms Leutmer’s concerns about annixeng Northern Kosovo to Serbia seem illogical. She worries that partition would set a troublesome precedent in the region, but in reality that precedent was set by the creation of Kosovo itself. After all, if the West was prepared to reward a terrorist force of Muslims with their own non viable state, why shouldn’t the militants in Republika Srbska be rewarded in precisely the same way? Why shouldn’t peaceful residents of the largest Serb city in Northern Kosovo be rewarded in the same manner the KLA was?Ms Leutner’s comments about the hazards of the Serbian Northern Kosovar’s relying on Serbian economic assistance are also illogical. Who exactly does Ms Leutner propose that residents of Northern Mitrovica depend on; the mafia bosses who run Pristina? Their destitute Albanian neighbors in the squalid southern part of the city? Former terrorist fighters now agitating for their pension rights?The Serbs in Mitrovica just need to hold out long enough until the idea of an independent Kosovo falls apart by the very weight of the absurdity of the idea that it can survive. With the collapse of both the Euro and the EU in the offing, that day may come sooner than anyone expects.
Keto jane cimka. Nqs Thacit i duhet ndihme i dergojme ne ca shoke te Metes qe jane “eksperte” per audio e vjedhje (video).
Ato biseda me shume me ngjasojne ne lojra femijesh bastarde,huligan e rrugaçaq,sidomos biseda e fundrrines Adem Grabovci dhe palles Lushtaku,Thaçin me mire nuk po e permend fare !
Kjo tregon se kush eshte sot klasa poltike ne kosove qe ka marr qeverisjen e vendit,keta njerez nuk i meriton populli shqipetar,keta jan per ti kapur dhe menjher per ti burgosur,si ka mundesi qe nje person publik te flet ashtu ata nuk jan vetum hashim e grabovc e sami por jan edhe me funksione publlike,kan pergjegjesi para opinionint publik,dhe keta duhet te japin pergjegjesi,keso njerez mund ti quash shkado por jo edhe poltikaj lider.
ESHTE KOHA QE EUROLESHIN TA COJNE PER LESH !
Si eshte e mundur qe ne nje shtet te lire, te pavarur e sovran te pergjohet kryeministri dhe lideret e nje partie ne pushtet ose jo nga kushdo qofte , qofte edhe EUROLEXI.
Eshte nje akt i pashembullt ne hisotrine bashkkohore te nje shteti demokratik qe cfaredolloj organizmi nderkombetar te kryeje akte te tille flagrante antiligjore e te kunderligjshme.
Me akte te tilla flagrante antiligjore EUROLEX-i shfaqet si nje organ i plotfuqishem, si nje shtet mbi shtetin dhe kushtetuten e tij.
Akte te tilla i bejne lesh e li institucionet e zgjedhura ne menyre demokratike te nje shteti sovran dhe e kthejne ate ne nje shtet jo vetem me sovranitet te kufizuar por gati ne nje koloni klasike.
Ne keto rrethana Kuvendi dhe organet me te larta te Republikes se Kosoves e ka per detyrim ligjor qe te ndermarrin veprime ligjore te menjehershme per rivendosjen e prerrogativave shteterore te Republikes se Kosoves dhe per te kerkuar ndjeken penale te cilitdo prokuror ose person qe kryen veprime te tilla antidemokratike e antiligjore, deri ne mbylljen dhe nxjerrjen jashte Kosoves te EUROLEX-in.
Eshte koha qe EUROLESHIN ta cojne per lesh!
Eulex nuk ka pse zgjedh ket rruge per te arritur ne objektiva politike, nese duan te percajn PDK dhe te bejne rotacion politik le te shprehen hapur kunder menyres sesi qeveriset kosova dhe jo te nxjerrin materiale hetimore dhe pastaj te thone gjoja do gjejn fajtorin,
pergjimet i kane nxjerre vet ata per ti futur ne sherr
hahah jakupi i shkret dy vllazen i ka mjeshter punojn ndertim regjepi e azemi bile kit azemin e kan kthy pi gjermanie jakup thuj grabovcit ti shtin n pun sa hora hahahah