OKB njeh Palestinën, Shqipëria abstenon

30 Nëntor 2012, 10:56Politika TEMA

Shqipëria ka abstenuar gjatë votimit që Palestina të marrë statusin e vëzhguesit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.  Palestina mori dje 138 vota pro, 41 abstenim, ku ishte edhe vota e Shqipërisë dhe 9 vota kundër. Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kundër njohjes së Palestinës ishin SHBA dhe Izraeli.

Liderët palestinezë e përshëndetën votimin, ndërsa izraelitët u shprehën se ky votim ishte një hap prapa.

“Asnjë votim nuk mund ta thyejë lidhjen 4 mijëvjeçare mes popullit të Izraelit dhe tokës së Izraelit”, citohet kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu.

Abstenim votuan edhe Mali i Zi dhe Maqedonia.

12 komente në “OKB njeh Palestinën, Shqipëria abstenon”

  1. Burgaxhiu says:

    Le te shpresojme qe te lene bombat e raketat keta selefet, se Izraeli nuk te fal asgje asnje cm toke qe vete ja kane shitur

    1. Vlora says:

      BRAVO OKB.

      shqiperia si gjithmone pa shtylle kurizore, por servile e te tjereve.

      1. Burgaxhiu says:

        Pse ta njohe Shqiperia Plestinen ore selef!!!!kur ambasadori palestinez ne Beograd deklaron qe Kosova eshte toke serbe me thuaj perse, apo jane myslimane dhe aleee jemi vellerzer keshtu jeni ju selefet nuk shikoni dot me larg se hunda juaj

  2. ina says:

    me mire se e ka kapur fotoja ketu nuk ka (https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10152293560840710&set=a.169365430709.248852.672930709&type=1&theater). e vetmja gje qe mund te them eshte qe keto nuk jane qendrimet e popullit por te qeverive. Dhe qeveria Shqiptare nuk me perfaqeson mua. Kjo eshte qeveri burracakesh!

    1. Latif Dreqi says:

      o Ina, une mendoj qe ne kete rast Shqiperia ka votuar drejt.Nuk kemi pse behemi me katolik se papa. Konflikti i tyre eshte shekullor dhe as Palestina nuk e njeh shtetin e Izraelit..eshte shume e komplikuar ceshtja.Shqiperia per aq sa eshte e vogel, ka votuar drejt.Ata kane konflikt territoresh, si kudo. Edhe vota pro, edhe vota kunder, nuk do i jepte Shqiperise ndonje status kushedi. Nje veprim i drejte!

    2. Tironci Lugano says:

      Ina
      Nuk eshte mire te flasesh ne mer te popullit se nuk e perfaqeson ti.Thjeshte flit per mendimin tend.
      Pershendetje

  3. 1 says:

    Shume mire qe abstenuam,perse duhet ti japim voten nje shteti qe thote qe Kosova eshte pjese e Serbise!

  4. parllaku says:

    Votimi kunder do ishte me i drejt!Ata nuk i duan shqiptaret,i duan ruset e serbet!!

  5. Shoku im burgaxhi says:

    Mbas ketij abstenimi vendet myslimane do ngrihen njezeri te njohin Kosoven.
    Edhe Izraeli neser ne mengjes do njohe Kosoven. Po fiks fare neser qe ne sabah.

  6. Cakalli7 says:

    cna duhet ne si i ndajne arat e aishese edhe havase izraelitet edhe arabet, nje here me ne fund qeveria pro amerikane edhe pra arabe shqiptare beri nje zgjedhje te drejte

  7. kapo says:

    As pro as kundra me duket vendim i drejte kete rradhe pozicioni yne si shtet pavaresisht nga kush qeverisemi ne kete ceshtje duhet te jete asnjanes

  8. IH1992 says:

    Turp për Ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Shqipëria abstenoi ndaj kërkesës palestineze, e cila u mbështet nga 138 shtete të botës. Pra, Palestina nuk varej nga vota e Tiranës.
    Jemi kthyer si satelit më keq se ishujt e Paqësorit si Palau apo Ishujt Marshall.
    Shqipëria ishte i vetmi anëtar i Organizatës së Bashkëpunimit Ismalik dhe shtet i cili njeh Palestinën që nuk votoi për kërkesën e saj për një vend në OKB siç e ka Vatikani apo Zvicra deri në vitin 2002. Ky është edhe statusi që synon Kosova, shtet vëzhgues jo anëtar i cili t’i jep të gjitha të drejtat e një shteti, anëtarsimi në FIFA, Komunitetin Olimpik, ITU, UNESCO, që Jahjaga të dal para OKB-ës e të flas etj. Përveç votës.
    Kjo gjë do të ndikoj negativisht në vendet arabe, të cilat priteshin të njihni Kosovën. Si do ti dalim përpara Egjiptit, Indoenzisë, Libisë, Tunizis, Jemenit, Pakistanit, Bangladeshit e një dyzinë shtetsh të tjera?
    Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje