Festimet në Shkodër për 100 vjetorin e Pavarësisë u mbyllën në mënyrë tragjike. Plumbat mbi 38 vjeçarin Edmir Koçia nuk janë dëgjuar për shkak të fishekzjarrëve.
Sapo ai kishte zbritur nga makina dhe po hapte derën, është qëlluar me 15 plumba. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në lagjen periferike “Tepe”. Dyshimet janë se ai është qëlluar nga më shumë se një person pasi plumbat kanë ardhur nga dy drejtime të ndryshme.
Katër plumba e kanë goditur babanë e katër fëmijëve në organet jetësore.
Policia ka shoqëruar disa persona për këtë ngjarje dhe dyshon se motivi ka qenë hakmarrja.
Koçia ishte i dyshuar për disa vrasje.
Ai është arrestuar në vitin 2006 për një vrasje të ndodhur në vitin 1999, ku u vranë Artur Talani dhe Fatbardh Truma. Ai u lirua pasi nuk u siguruan prova për ta fajësuar për këtë krim. Në shtëpi policia i gjeti një arsenal të tërë armësh dhe mjetesh luftarake, por një i afërm i tij deklaroi se ishin të tijat, duke e shfajësuar Koçian.
Po ashtu policia thotë se në vitin 2006 kishte arritur të përgjonte një grup, që kishte bërë në plan vrasjen e Koçias. Policia arrestoi dy persona, që kishin bërë gati 50 milion lekë të vjetra për të vrarë Koçian. Të arrestuarit ishin Ervis Kilashi dhe Bledian Bilali. Ata u dënuan me dy vite burg.
Ndërkohë në vitin 2009, Bledian Bilali u gjet i vrarë së bashku me të shoqen në Bulqizë. Atëherë u tha se bëhej fjalë për krim në familje.
Nuk ka faj asnjeri keto ndodhin ne vende ku ligji nuk funksionon, secili merr ligjin ne duar.
keshtu u shofte fare e ndyre
Xhungla e Shqiperise, Shkodra. Maloke hesapi.
“Qytetari” Vec qytetar nuk je. Duhet te jesh naj katundar i hupun prej skraparit apo ku di un qe ke vesh kpuc per her te par kur je ba 30 vjec. Kur nik din gja per ngjarjet mas fol ma mir, aq ma teper kur shan 1 qytet te tan. Ti me siguri do tjesh naj coban delesh qe ka ra ne internet e flet pa lidhje.
SHTET rrumpalle i doktor RRumpalles,.