Nishani: E kam gati kryeprokurorin e ri. Martens është mik i gjithë shqiptarëve

30 Nëntor 2012, 11:38Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar në emisionin “Top Story” se mandati i kryeprokurores ka mbaruar dhe se është bërë zgjedhja e kandidaturës zëvendësuese.

“Kam përzgjedhur kandidatura të mundshme, që kanë mbetur për shkak të festave,e besoj se së shpejti do të do kemi një kandidaturë për ta përcjellë në Kuvend. I qëndroj deklaratës se mandati i kryeprokurores ka mbaruar. Institucioni i prokurorisë  i ka të përcaktuara të gjitha hallkat dhe të tëra janë në funksion të plotë. Besoj se në ditët e ardhshme do të bëj publik shumë shpejt emrin e kandidatit. Nëse do kisha një përqindje dyshimi, padyshim nuk do të merrja një vendim përfundimtar. Është e drejta e gjithkujt t’i drejtohet dhe t’i shfrytëzojë mekanizmat ligjorë e procedura është e përcaktuar, në momentin që parlamenti voton prokurorin e ri, i vjetri është në detyrë”, është shprehur Nishani.

Nishani tha se shkarkimin e kreut të SHISH-it e ka kërkuar Kryeministri dhe kjo është bërë në dobi të shtetit.

Ndërsa përsa u përket deklarimeve të Ramës për shkeljen e protokollit duke lejuar një zyrtar të PPE të flasë në Pallatin e Brigadave, ai u shpreh se nuk është korrekt adresimi që ai ka bërë për fjalën e zotit Martens.

“Martens erdhi si një mik i gjithë shqiptarëve, mesazhet ishin për demokracinë, për arritjet e Shqipërisë. Nuk ishin adresimet për një parti të caktuar shqiptare. Absolutisht nuk është një shkelje e protokollit”, pohon Nishani.

17 komente në “Nishani: E kam gati kryeprokurorin e ri. Martens është mik i gjithë shqiptarëve”

  1. mjeku says:

    me duket do na zgjedhin ndonje ANTIKAPAT tjeter??

  2. nardi says:

    Besoj se se shpejti do e marre vesh gjithe Shqiperia emrin e Z. LULEZIM BUDINI,si Prokurori i ri i Pergjithshem. Emerimi i tij eshte fryt i nje pune shumevjecare ne drejtesi ne lufte dhemb per dhemb me krimin dhe korrupsionin, te cilit ja ka vene “kufirin tek thana”.

  3. Sinani says:

    Me shume se sa gabimi i bere nga zoti Nishani, mua me shqeteson kembengulja e tij per te justifikuar gabimin duke mos e qujatur te tille.

  4. teta says:

    Me me respekt per institucionet e popullit z.president!Prokurori nuk eshte i joti ashtu si dhe qeveria nuk eshte e atij.Tuajat jane vetem kallamat e shures!

  5. arjani says:

    Shqiperia nuk ka president. Ne presidence jeton nje sherbetor i sali bishes me emrin kapter bujari.

    1. Shoku im burgaxhi says:

      Pse kur ishte Bamiri, sipas teje ka patur president?
      Po a di pse nuk merret seriozisht me Presidenti i Republikes? Sepse ai tashme indentifikohet me emrin e Bamir Topit dhe Lisandro Saracorja-s, ish keshilltar i tj per sigurine. Ket Lisandron e kam qef se eshte sinonim …

      Keshtu thote ky shoku im i burgut. E ka fjalen qe mbasi e bene dordolec institucionin e Presidentit duke e bere qender partie, tani na duket sikur Bujari duhet te ishte ndryshe.

      Jo dhe jo. Bujari eshte zgjatim i Bamir Topit, dale nga gjiri i Berishes.

      Bujaro, keta ish keshilltaret e Bamirit shperndajne neper internet te dhena se Berisha ka qene agjent i te pakten nje sherbimi te huaj. Ti do e konfirmosh tani apo kur te mbaroje mandati i Presidentit?

      Mos u bej legen si Bamiri, Bujaroooo. Ke shansh , vecse une nuk ka besim gjithsesi.
      Mos u bej Bamirs ! ? Keshtu thote ky shoku im burgaxhi.

  6. Sky says:

    Cfare pret nga nje njeri qe ne intervisten e pare si kreu i shtetit deklaron se: “Mbas 1 viti do te jem 100% i sheruar.” Keta genjejne pa iu dridhur syri sikur kane bere kursin e aktoreve per role horror. Jane ne hipnoze totale intelektuale dhe shpirterore, nuk e kane fare ndjenjen e pergjegjesise dhe patriotizmit. Nuk e kuptojne qe eshte shume humiliating te lejone nje plak te lig e te rrjedhur si SRB te perdhosi nje shtet te tere perfshire edhe presidentin si person. Keta sherbetore te SRB-it jane aq te trashe saqe kujtojne se historia e vertete e pislleqeve te tyre nuk do te dali ne driten e diellit. Ata qe jane me te besuarit sot nje dite do ta kthejne pllaken dhe do te tregojne te vertetat e ketij rregjimi qe fatmiresisht nje dite do te vdesi. Nuk e pate ne Vlore se sa te vegjel u duken politikanet perpara patriotizmit te popullit te tyre. E vetmja shprese e mbijeteses se tyre eshte ndasia por qe Kosovaret dhe patriotet e vertete ia shkermoqen ne ne Vlore SRB-it qe ishte fryre si salcice.

  7. sheme says:

    Ndoshta i bien kot ne qafe Nishanit.Ai eshte nje hije pa vlere per shoqerine shqiptare, e ne duart e Saliut.Vule humburi Nishan do te vazhdoje te zgjase agonine e ketij vendi ne betejen per demokraci.Jo pa qellim Saliu emeroi nje individ pa vlere e identitet.Per fatin e keq te shqiptareve per kete erresire kontriboi edhe Edi Rama me ndryshimet kushtetuese.Eshte cudi se si gjenden lider te tille me pikpamje diktatoriale e deshiren per te kontrolluar gjithshka.

  8. al says:

    z.president mos anashkaloni protokollin e shtetit per martens. ai ka lobuar per shqiperine ,dakort, por jo ti ipet fjala i pari ,ne nje kohe qe ishtedetyra juaj. dhe se fundi po te them qe sa do te lobohet ,dhe sa do te harxhohen parate, nje gje eshte e sigurte ,qe avokati jon i madhe si historikisht jane usa.kjo fillon qe me nolin qe ndrehyri tek presidenti uillson,vazhdon me klintonin qe pa dyshim ngel miku me i madhe i shqiptareve, dhe perfundon me obamen per pjesmarrjen ne nato.gjaku i deshmoreve eshte derdhur ,dhe lavdi i qofte por roli i usa eshte vendimtari.

  9. lani says:

    o sakat,po kush te le ty te besh si te doje qejfi,,,,o zot o zot…

  10. Mos u mbulo me gjethe fiku says:

    “Martens erdhi si një mik i gjithë shqiptarëve”
    Gaboheni z.President,Martens erdhi si partiak dhe mik i Berishes.
    Ju dolet jashte detyre kushtetuese.
    Duhet te pranoni qe jeni pjestar i nje parti enveriste,ku PARTIA vendos per gjithçka.
    Kryeministri e pranoi se zbaton parimin enverist,programin e partise.

  11. zejtari says:

    Dakord “sheme” Nishanit mos i vuni re as çfar thote e as çfar flet.Ai eshte viktime e politikes.Nje gje bije ne sy fare qarte: disa njerez te uritur e te papergjegjshem e perdhosen torten,por ne fund te fundit torte qe.Por ky miku Martens na perdhosi Festen e Pavaresise ,e cila qe aq madheshtore deri ne kete moment.Ky miku jo vetem na permendi parti,por dha edhe mesazh se kjo parti-qeveri ka ende pune per te bere.Dmth te votohet perseri.Kur ky miku qenka kaq mik e kaq demokrat,si pranoi ai te fliste para te zotit te shtepise.Te thoshte i pari Nishani,p.sh. ” Mirese erdhet ne kete pritje,miq e te ftuar” dhe t’i jepte fjalen “mikut te te gjthe shqiptareve” pastaj.Prandaj kur e mori fjalen Nishani nuk e degjoi njeri,por i kthyen kurrizin dhe gumzhinin si bletet duke biseduar me njeri tjetrin si ne nje mejhane.Mire qe bejne gafa,se te tille jane deri sa shiten detin tek greket,por te pakten te reflekktojne pasi bejne gafa,se argumentat qe dha Nishani per gafat e partise se tij e te tijat vetem adoleshentet i marrin si te verteta.U ndjeme shume te ofenduar kur nje i huaj u be zoti i shtepise dhe kur ? Ne perfundim te nje feste madheshtore.Por,nejse .Etja per pushtet te perjetshem i ka keto gjera.

  12. Georges says:

    Fatkeqesi e madhe qe nje injorant me nje shkolle te bashkuar enveriste na can koken me miqte e shqiptareve. Martens e Doris Pack etj kane interesa materiale ne kete vend nuk jane nostalgjik jo or Nishan apo Yrnek si te thone, morpo do te vije dita qe ti dhe Berisha etj do te jepni nje llogari pse e shkerdhyet kete pervjetor te 100 te madherishem dhe per shume horrlleqe te tjera, po eshe ti mor Ulok i mallkuar ke sy e faqe te tallesh me kete vend ti mor qoftexhi rrugesh, hajde hajde se do gjendet nje prokuror para se te shkosh ne Ferr mor palaco qe te genjen mendja se je President i ketij vendi shume shpejt do te pirdhesh mor plehre…..

  13. Delli USA says:

    Po ckoqe president kemi;erdhi si mik i shqiptaree thote kapteri,po kush e vendos se kush eshte mik shqiptareve,dhe Grosruku kur vjen thot jam mik i shqiptareve,bile dhe fashistet e Musolinit kur erdhen deklaruan se jemi miqt tuaj qe po ju shpetojme nga Zogu.Martenes ne zgjedhjet e fundit beri fushat per Saliun dhe PD-en, por minimumi 50%e shqiptareve qe jan kunder a mund te quhen miq te ketij belgu djathtist.Ptu mustaqe mut, don me i hedh hi syve popullit,kapter mashtrues.

  14. polici says:

    E cfare mund te presim nga nje kapter ,ai shyqyr qe mban mend ato cfare i thote Berisha. Po te kishte nivel nuk do pranonte ate detyre per gjendjen fizike e mendore qe ka .Gjynafqarre!

  15. ben tirona says:

    O HITLERIAN I SALIUT,TY TE KA ZGJEDJ PRESIDENT VUCIDOLI,JO SHQIPERIA,keshtu mos fol ne emer te shqiptareve,po te doni beheni qytetar nderi te bathores ose vucidolit,o president i njerezve me te meta mendore.

  16. vlonjati itali says:

    o jari ti nuk perfaqson gjith shqiptaret,por vetem maxhorancen abuzive qe te ka zgjedhur partine antidemokratike flet kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje