Ja pse FRD-ja në Durrës e trembi PD-në!

30 Nëntor 2012, 21:49Politika TEMA
Ja pse FRD-ja në Durrës e trembi PD-në!

Nga Artur Llana

E përgojuar gjatë si mungesë përfaqësimi në qytetin e Durrësit, FRD-ja ka bërë ritualin e saj duke hapur zyrtarisht degën në qytetin bregdetar. Ajo që ka befasuar ka qenë pjesëmarrja e jashtëzakonshme e njerëzve që kërkonin të ishin pjesë e këtij takimi. Nuk është se në Durrës ka ndodhur rrallë që partitë politike të organizojnë takime dhe të mos ndihen keq nga mungesa e pjesëmarrjes. Sot, pjesëmarrja ka bërë të ndihen keq drejtuesit e FRD-së, të cilët janë përballur me grupe qytetarësh, të cilët duke mos pasur vend janë larguar dhe ky ka qenë “zhgënjimi” i tyre.

Po cilët kanë qenë risitë e FRD-së në Durrës.

E para, që ka tronditur dukshëm PD-në, e cila ka nisur deri edhe policë për të filmuar se kush ishin në këtë takim.

E dyta, se FRD-ja në Durrës është përfaqësuar bindshëm me fiset më të mëdha të ish- pronarëve dhe ish të persekutuarve, të dy shtresa, të cilat ose janë rrahur nga regjimi i Sali Berishës ose u janë mohuar me vendime gjykatash pronat e tyre.  Personalisht e kam paragjykuar këtë lëvizje në Durrës, nisur dhe nga fakti që ajo ende nuk ishte formësuar. Sot jam zhgënjyer për mirë kur disa nga fiset më të mëdha në Durrës, të persekutuar apo ish pronarë kanë mbushur një sallë që PD-ja apo PS-ja e mbushin zakonisht me administratë. Jo vetëm kaq.

Ajo që ka bërë shumë përshtypje në këtë takim ku qindra vetë qëndronin jashtë në pamundësi për të hyrë në sallë, ishte fjala e deputetit të Durrësit. I paragjykuar si “tradhtar”, në fakt Oketa mori mbështetjen më maksimale që ta jep haptazi Durrësi. Vetëm pak minuta pasi ka mbaruar fjalën Oketa, paniku ka lindur në PD-në e Durrësit dhe për herë të parë një nga drejtuesit e lartë vendor të saj më ka telefonuar duke më thënë se “këta do të na prishin shumë punë”.

“Atëherë. Teksa përpiqesha të tregoja arsyet e kandidimit tim, ju jam drejtuar me këto fjalë: si student i viteve ‘90 dhe pjesëmarrës në grevë kam besuar se do të ishin eksperiencë e papërsëritshme dhe unike në jetën time. Pas 15 vitesh e gjej veten në udhëkryq”, ishin fjalët e Oketës.

Takimi i sotëm në Durrës për të themeluar FRD-në duket se ka tronditur rëndë lidershipin e PD-së, të cilët në morinë e njerëzve që kërkonin të ishin prezent kanë mundur të fusin disa gazetarë fotografë për të identifikuar pjesëmarrësit. E paragjykuar si vonesë, dega e Durrësit për FRD-në në fakt ka sjellë surprizën dhe Oketa duke qenë se ka shpallur dhe kandidaturën duket se ka një mandat të sigurt në këtë qytet dhe nisur nga fakti që një mandat të tillë mund ta sigurojë dhe Koka, PD-ja për herë të parë mund të provojë një nga humbjet më të mëdha.

Ajo çfarë e bën më të besueshëm mandatin e Oketës, ka të bëjë me faktin që njerëzit kanë vërshuar dyerve të Pallatit të Kulturës për të qenë të pranishëm në një tubim që i është bashkuar korit të shqiptarëve se Berisha duhet të ikë.

E parë në një këndvështrim tjetër, Oketa duket se është njeriu që ka më shumë reputacion në Durrës edhe sa vetë Igli Cara që është kreu i PD-së së Durrësit, për faktin e vetëm se ky i fundit gjithnjë e më shumë personifikohet si mashtrues i elektoratit të tij. Por takim i sotëm i Oketës dhe Topit në Durrës duket se ka zgjuar kujtesën durrsake për një ndëshkim kolektiv.

Oketa vërtet ka ardhur vonë në PD-në e Durrësit, po ai ka treguar integritet dhe aq më shumë ai nuk u bë kurrë pjesë e klanit që e ka marrë peng këtë parti me emërime, nepotizëm, apo edhe me romanca.

Oketa e ka tronditur lidershipin aktual të Durrësit edhe për faktin se i ka kujtuar se nga kanë ardhur dhe se nuk do të ketë gjëra për të mbijetuar në politikë, ndërsa për tu kujtuar do të kenë vetëm barsoleta.

Ashtu siç e thashë edhe në fillim tubimi në Durrës ka pasur elementë, të cilët nuk i ka në kolateral PD-ja prej vitesh. Fise të vjetra durrsakësh, fise të cilat janë nga më pronarët në Durrës, fise që janë nga më të persekutuarit dhe të gjithë të zhgënjyer me PD-në. Prezenca e tyre ka folur shumë. Ajo ka qenë një akuzë për tradhtinë që ka bërë PD-ja dhe njëkohësisht një besim që FRD-ja është e vetmja forcë që mund t’i përfaqësojë.

E parë në një këndvështrim formësimi, FRD-ja ka tronditur fort PD-në në Durrës, ndërsa Oketa është vlerësuar si përfaqësues shumë më i lartë i së djathtës se sa Igli Cara, që duke qenë pjesë e një klani po e shkatërron PD-në.

Më e rëndësishmja në të gjithë atë që ndodhi sonte është se FRD-ja nuk kërcënon mandate në Durrës po e ka të sigurt një të tillë! Rreth Oketës sonte ishin jo vetëm të pakënaqurit, të zhgënjyerit, po edhe drejtorët që janë hequr si pasojë e pazareve të koalicioneve me parti fantazmë. Për herë të parë pas vitesh një parti formësohet në një mënyrë të tillë, me qëndrim të qartë dhe në mbrojtje të atyre që ju përdhos ideali nga komunistët në pushtet.

24 komente në “Ja pse FRD-ja në Durrës e trembi PD-në!”

  1. safeti says:

    Amerika e ka mir 2 parti Republikane dhe Demokratkie 400 milion banor. Edhe neve duhet ta bejm me kushtetut dy parti vetem, te nxjerrim jasht ligit keto particka, keto partit e vogla jane jashtqitje e te medhave, gur peshore per te ndertuar koalicione paszgjedhore, trafikim shtrembrim votash, jan totalisht te rrezikshme per demokracin dhe perfaqsimin e votes popullore.

    1. Korabi says:

      Amerika s’ka 2 parti. Tea Party eshte nje parti p.sh qe i trembi republikanet para 2 vitesh. Pse trembesh zotrote , ke frike se do i marri vota PD-se?

    2. doli says:

      O safet djali i paske fut nje sy gjume me duket amerika nuk ka 2 parti sa thua ti por 400 po te them une .por vetem 2 arrije te konkurojne per pushtet.

  2. armand teli says:

    bravo turo je i madh gazmendi qenka megjithemend me i miri ne durres
    i uroj sukses

  3. Iliriani says:

    He pra. Me ne fund zgjohet qyteti i fjetur i Durresit. Kjo eshte koha. Te gjithe jane te zhgenjyer nga kjo lloj qeverisje e mbushur me militante medioker, servil e te babezitur. Eshte e vertete, shume e vertete ajo qe shkruan gazetari Juaj, Artur Llana. Ky gazetar i njeh palet nga afer pasi ka dy dekada qe ndjek zhvillimet politike, ndersa gazeta e tij “Bulevard” ne Durres eshte si gazeta “Tema” ne Shqiperi. Nuk kam pare ne dhjete vitet e fundit me shume pjesmarres ne nje tubim. Salla ne menyren me serioze te pohimit nuk kishte as edhe nje vend ku te rrije ne kembe. Edhe lozhet e koridoret. Ndoshta eshte rizgjim i qytetit te fjetur. Ndoshta koha per te nisur je periudhe te re ne sherbim te qytetareve. Jo Igli Cara, por as Qorr Olldashi e Mafie Ndre Bushi me administrate e sorollop nuk do e mbushin sallen ne kete menyre. PD mashtori para se gjithash njerezit e vet, elektoratin qe e votoi. Kemi kohe qe televizonet ndoten duke dhene para e pas buke mashtrimet e Berishes. Nuk eshte vetem turp, as vetem fatkeqesi.

    1. sokol beqir olldashi says:

      Ilirjan e ke gabim Bushi i portit po ta caktoje Sala ne liste vetem me jevgjit hamej porti e mbush sallen, per me teper qe jevgjit e kane dhe dhenderrin e vet se Meti i vjerri jevg eshte.

    2. Artur llana says:

      Ne nje shkrim te botuar ne gazeten Tema, edhe ne web-in online, per krijimin e FRD-se ne Durres me kane akuzuar qe merrem me grate. Me akuzonte Johana dhe Elisa, dy burra qe i paguan PD-ja per te gjurmuar kete web. Ne fakt plehra te tille une nuk eshte se ua ve shume veshin , po duke i njohur nga afer dhe pse jane femra ne komente doja ti jepja nje pergjigje. I vetmi burre qe nuk eshte marre vetem me nje grua ka qene Sali Berish, pasi kishte shetitur ne varken e Nexhmije Hoxhes dhe mashtroi shqiptaret duke e denuar per kafe. Me gra dhe motra politikanesh eshte marre seriozisht ai. E dyta une jam nga ato burra qe e kam lidhur fatin me gra dhe e kam per nder qe merrem me to dhe nuk merrem me burra qe fshehin identitetin e tyre pas grave. Per keto kam nje stil te perbashket, pa lubrifikant! Kur grate rrahin burrat dhe i tredhin, eshte detyre e imja edhe ti tregoj se jane prape gra, po kur burrat duan te behen gra per te mbrojtur te drejtat e tyre, eshte detyre e imja vetem ti jap kenaqesi si kusht qe na e kerkon kjo qeveri per statusin. Statusin tim e njohin mire durrsaket!Dilni me emra se keshtu na vlerson durresi me shume! Edhe grate edhe burrat!

  4. Leone-53 says:

    Fakti qe te pranishem kane qene fiset me te medha te ISH PRONARVE e ISH TE PERSEKUTUARVE te Durrsit tregon shume.
    Jane 2 shtresat qe kane identitetin me te larte ne Shqiperi, qe do ti japin shume vlere FRD-se.
    Jane 2 shtresat qe jane zhgenjyer shume rende nga “e djathta” PD.
    Jane 2 shtresat qe nuk “lozin” nga ISTIKAMI i djathte sic mund te bejne shtresa te tjera fare lehte sic ka ndodhur rendomte keto 22 vjet “demokraci” ne Shqiperi.
    Kam besim te plote se FRD-ja do dije ti perfaqsoje ashtu sic e meritojne ne parlamentin e ardhshem keto 2 klasa te shumevuajtura si ne diktature edhe ne “demokracine” e PD-se (qe sigurisht Berisha dhe “skllavja” e tij PD do te kene “firuar” shume).

  5. arthmeria says:

    FRD-ke JE ARTHMERIA
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

    FRD-ke te lumte mendja
    Pas teje ke ndersherine
    Ndaj do fitosh Shqiperine
    Ta drejtosh dhe komandosh
    Jo si palopolitikanet
    Makiavelet sharlatanet
    Por me nder dhe drejtesi
    Keto qe mungojne ne Shqiperi
    Gjithe stafi i FRD-ke
    Me fuqine e celikut
    Ti perballemi armikut
    Eshte i kalbur karagjoz
    Ndaj mburet si kaposh
    Filloi te manipuloje
    Votat me femijet
    Hitlerin na kuiton
    Coi femijet ne front
    Gjithe te riturit u velen
    S’e durojne dot
    Ju shkakton te vjellet
    Syte ju nxjerin lot
    FRD-ke je arthmeria
    Tek ju ka besim
    E gjithe rinia.

  6. 21janari says:

    Me vjen keqe te them, por politika dhe partite politike, sipas atikullshkruesit, qenkerkan bashkime “fisesh” te medhenj apo te vegjel. Kjo eshte SKANDALOZE! Por me e keqja dhe e frikshmja eshte, se keshtu ndodh ne te VERTETE ne jeten shoqerore shqiptare.
    Rreth 250 vjet me pare Europa leshohej drejt LIRISE me deklaraten magjike:

    “Njerezit lindin dhe mbeten te lire dhe te barabarte para ligjit. Dallimet shoqerore mund te bazohen vecse ne te miren publike”
    Ke nevoje te i dashur Artur Llana, te lexosh dhe te kuptosh ne detaje “Deklaraten e te Drejtave te Njeriut dhe Qytetarit”.

    1. Miri says:

      Skandakoz eshte komenti juaj, qe nga njera ane tregon deklaraten e te drejtave te njeriut dhe nga ana tjeter e quan skandaloze kur njerezit te jene te lire te bashkohen ne parti politike sipas deshirave dhe interesave se tyre.
      Ish pronaret dhe ish te perndjekurit eshte ajo klase qe perfaqeson kulturen e shtypur te ketij vendi dhe e frikshmja eshte se deri tani kjo klase nuk ka patur zerin e saj ne shoqerine shqiptare prandaj jemi ne kete gjendje.
      Cfare klase prfaqeson PD dhe PS ?????

  7. Zigur Qarri says:

    E djathta AK+FRD,PD dhe PR duhet te shperbehen sepse nuk kan qene kurre te djathta.PS e majta,LSI duhet te shperbehet sepse nuk esht as mish as peshk.Kur te ligjerohet statusi i punonjesit civil,atehere do te jete fundi i militantizmit,sepse nuk ka me krunde per militantet halabak.
    Shpresoj qe Oketa dhe Topi ti sjelli politikes shqiptare ate qe i mungonte,sjelljen qytetare,kurse AK dinjitetin kombetar dhe ate shtetror.

  8. klodi says:

    safet me vjen keq, ndej keqardhje per ty. menyren se si shkruan. krahasimi qe ti ben eshte i nje niveli shume te dobet, me sakt militanti. dukesh qart qe je me pd. spo ti shpjegoj gabimet qe ke bere te teksti. por shqiperia nuk behet me xhelozi por me dashuri per te miren e kembit, te fola pak ashper se ai shkrimi jot me cudit shume

  9. antoni says:

    FRD eshte nje alternative shume e vlefshme ne politike.
    Me krijimin e saj njerezit nuk mund te thon me : S’kemi alternativ, te gjithe politikanet sillen si kafshe !
    FRD eshte alternativa ndryshe per njerezit te cilet me vertet duan qe njerezit e shkolluar ta udheheqin kete vend dhe jo palacot e politikes se partive te vjetra !

  10. Permeti says:

    Forca Durresi, forca Oketa, Forca Shqiperi, tani eshte momenti

  11. Ajet Delaj says:

    KUSH PREMTON DHE ZBATON PARIMET DHE VLERAT PERENDIMORE GARANTON TE ARDHMEN.

    Per te verteten nuk e njoh z Oketa por aq sa e njoh eshte person me integritet dhe cfar eshte e rendesishme per hir te se vertetes nuk eshte pergojuar per afera korruptive.
    Une do i uroja sukses cdo formacioni politik qe synon plotesimin dhe zbatimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve dhe nje pushtet qe mbeshtetet tek vota e popullit dhe synon te punoje per te justifikuar besimin e dhene. Pa nje pushtet dhe shtet per qytetaret dhe jo per monarket diktatoret e pjedhat e tyre sic random ka ndollur keta 100 vetet e fundit ne Shqiperi.
    Nje gje mund ta them me plote goje eshte me e drejte me besuar dhe mbeshtetur nje formacion politik te ri qe premton sesa ato formacione politike qe kane mashtruar dhe grabitur shqiptaret per reth 70 vjet pa nderprerje.
    Nje shprehje popullore ju shkon per shtat formacineve te reja politike pa i paragjykuar ne menyre aposolute por nese na genjejne pacin faqen e zeze pasi per te vjetrat qe na genjejne qe 22 vjet faqja e zeze na mbetet neve nese prape vazhdojne ti mbeshtesim.
    Ajo cfare do deshiroja nga partite e reja politike por dhe nga tere forcat politike qe synojne pushtetin duke ju referuar votes se shqiptareve e jo mekanizmave te “Bjelloruse” te bejne thirrje publike e kerkesa ligjore qe zgjedhjet e ardhsme te behen ne gjysmen e dyte te Korrikut 2013 ne menyre qe te maksimizohet pjesmarrja e shqiptareve ne votime.
    Duke ditur se demokracia eshte pjesmarrje dhe megjith marrveshjen e trashigimise komuniste per te perjashtuar diasporen nga votimet pergjate 22 vjeteve demokraci politika e re duhet te rrise presionin brenda vendit dhe nepermjet komunitetit nderkombetar per maksimizimin e mundesise se votimit te shqiptareve.
    Pervec kerkeses se mbajtje se zgjedhjeve ne gjysmn e dyte te Korrikut 2013 te premtoje se ne zgjedjet e ardhshme kur te menaxhoje pushtetin do e beje realitet mundesine per te votuar te tere shqiptareve ne shqiperi e diaspore atje ku jetojne shqiptare.
    Se fundi do ju uroja sukse formacioneve te reja poliike dhe do deshiroja te sugjeroja gjithashtu te perfshijne ne stafet dhe listat e tyre zgjedhore sa me shume perfaqesues te spikatur te diaspores ,ish studente te 90tes e te arsimuar e integruar ne perendim per te implementuar ne politiken shqiptare nje mentalitet real perendimor aq te domosdoshem per jeten dhe funksionimin e shtetit dhe pushtetit ne Shqiperi.
    Sa me shpejt qe shqiptaret te ndahen nga praktikat e antishtetit , antiligjit dhe te qeverive qe punojne per vete e jo per qytetaret aq me shpejt Shqiperia dhe shqiptaret dho te integrohen realisht ne perendim.
    Ndarja nga kjo trashigimi eshte menyra me e mire per te realizuar objektivat e shqiptareve ne kete fillim te rim bas 100 vjet shtet shqiptar.
    Shqiptare mbeshtesni frymen e re dhe iniciativen e Abasadorit Amerikan ACT NOW si rruga e vetme dhe e sigurte per te implementuar demokracine ne Shqiperi te mbeshtetur mbi parimet e vlerat perendimore si garanci te sigurte per begatimin e jetes se shqiptarve e natyrisht reshtimin e kombit shqiptar perkrah kombeve te perparuara e qyteteruara te perendimit.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

  12. VERONIKA says:

    Respekt pèr GAZMEND OKETEN dhe Durrèsit ,pèr vlerèsimin,
    Ky gazetari mè shqetèson,seriozisht shkruan kur thotè qè dhe Koka e (pèrbindèshit)e ka tè marrè njè mandat????Si mund tè ketè akoma njerèz qè votojnè kto KOKA??
    Shtypi ,ndèrgjegjèsoni njerèzit,shkruani pèr kto lavire politiko-shoqèrore,shkruani pèrditè,duhet ta dinè tè gjithè mirè çfarè po i bèjnè ktij vendi duke i dhènè votèn kètyre KOKA-VE TE NDYRA!!!!

  13. Petrit says:

    Po ne Elbasan do te shtrihet kjo gje,o burra sa me pare,pavarsisht se Dega e FRD eshte..populli nuk do llafe,por vepra konkrete,se u lodh dhe u mplak para kohe..eshte bere dhe me strese.Besoj se dhe ne kete qytet do te kete po aq popullaritet..

  14. lushi says:

    sali berisha esht regjizor hollivudi , duam apo sduam ne ai do ri per 30 vjet ,ishalla jo, po kam frik se edhe kta do perfundojn si ilir shkerdhata

  15. Petro says:

    Ka te drejte gazetari i Bulevardit.Ishte nje mbremje e jashtzakonshme ne Durres.Me gjithe shiun,kishte dyndje njerezish perpara Pallatit Moisiu.Te te gjitha shtresave.Jo vetem ish te perndjekur, ish pronare, ish pushtetare te PD,ish aktiviste, por njerez te te gjitha shtresave.Nuk pajtohem me disa qe thone Durresi po zgjohet.Durresi, ky qytet, me perendimori i vendit, ka qene gjithmon zgjuar, edhe pse ben sikur…A nuk eshte e fresket humbja e thelle per kryetar te Bashkise e Ministrit te Jokultures edhe pse pas 10 vjetesh drejtimi te keq nga socialistet, edhe pse ndaj kandidimit te dyte te kryetarit aktual.Asnje analize per kete.Vetem shtimi i sjelljes arrogante te nje klani qe po e neverit durrsakun e thjeshte gjithnje e cdo dite me shume.Nuk duam te profetizojme po FRD me zgjedhje te pamanipuluara do te jete surpriza e zgjedhjeve te ardhshme, sic qe PD me rezultatin 8 me 0 ne vitin 2005.

  16. Altin says:

    Plasi ne facebook http://actnowalbania.com/ Presidenti Nishani i maskuar me emrin Andi Resuli replikon me Shqiptaret ahahahaha

  17. populli says:

    Mut i maces s’behet ilac-populli.
    PD eshte e kalbur prej saliut,ai ka shume mekate edhe miqte i thane dil ne pension,tri here c’do dite mashtron, e ha genjeshtren me buke.Festoi 100 vjetorin me mendje peshku.Na percau ne feste se s’kemi qindra vite te percare.Tani si kofini pas te vjeli kerkon te nderoje Vloren,s’ka ofendim me te math per c’do shqiptar.Ne feste saliu ngriti 4 njeres dhe groposi qindra atdhetare qe kishin ideale per atdheun.
    Ne PS jane edhe sharlatanet e diktatures qe bashke me te PD te mos hyjne ne Parlamentin e ri,kalbesirat e ramiz enverit kane 72 vite qe e lane Shqiperine me varfanjaken e Evropes.
    Enveri e theri ajken e shqiptareve duke kujtuar se baltrat qe la do dijne te qeverisin, u vertetua qe muti i maces s’behet ilac thote populli.
    U vertetua qe shqiptari i afte fisnik,linden nuk behet,po te ishin bere fisnike gargujt e enverit,na kishin futur me kohe ne Evrope.Kokat e PD-PS nuk e duan Evropen,kjo u vertetua,ala besoni makiavelet?Eshte tjeter pune se nen umbrellen e partise ku kini hyre zute nga nje pune dhe kini frike mos e humbni kete pune,kjo ju ben peqe lepe ndaj njeshit,E kini gabim,FRD,AK, s’ka qellim te heqe nga punet shqiptaret por ka qellim harmonine per te hyre ne BE dhe kete pune vetem FRD-ke,AK, me gjithe te pa kenaqurit e realizon .
    Shqiperia ka demokrate te vertete jo si saliu pseudodemokrat apo si ruci tru i kalbur qe s’di shqipen.Raca e enverit nuk ben dot Shqiperi Evropiane,as qe di dhe as qe do ta beje Shqiperine vropiane,mblidhei trurin or shqipo te pa gdhendur,po merni ne qafe nje popull te tere zorethate edhe pas 100 vitesh qe ala ha buke me liste, jazek egove tuaja kafsherore nga pa aftesite qe kini.Pse s’ardhen perendimoret ne festenm personale te saliut? ka me fakt bindes?

  18. Fatmir says:

    Themelimi i FRD-se ne Durres me mbush me gezim. Kjo per te veten arsye, se me ne fund kemi nje parti tjeter me shume. Te gjithe te tjerat nuk i shoh me syrin e ardhmerise apo te ndryshimit. Lexova statutin e FRD-se, programin dhe shume artikuj te eksponenteve te saj. Ju them te drejten pak me entuziasmojne. Aresyeja eshte e thjeshte, shume flitet per ndryshim por shprehin te njejtin mentalitet si partite e tjera. Me thoni me kete ligj zgjedhjesh, kjo parti e veteme cfar force do te kete neser per drejtimin e vendit?ì Me thoni ju: Kjo parti pretendon, jo per karrige por per ndryshim dhe kemi me themelimin e deges ne Durres, propozimin per k.deputet te njejtin person qe ka qene deputet ne PD. Ndryshimin sipas mendimit tim e sjellin forcat e reja dhe jo ata qe per motive te ndryshme dalin kunder idese se nje partie, nje vit para se te behen zgjedhjet. E vetme FRD-ja eshte nje parti jetime qe cdo koalicion qe merr pushtetin ata nje,dy o tre deputet i sorollat sipas qejfit dhe deshires se tyre. Ata nuk do jene ne gjendje te ndryshojne por do luftojne per te realizuar interesat e tyre. Nje parti serioze dhe qe mendon per vendin e saj duhet qe programit te saj ti shtoje dhe rruget, formen,metoden qe do te ndjeke e ku do ta gjeje financimin per arritjen e saj. Atehere do te thonim pasi cdokush prej nesh ta studioje pike per pike e te nxjerri nje konkluzion te qarte mbi ate qe premtojne e realizojne. Atehere kjo parti do te rritet e jetoje gjate, gje e cila do ta beje nje parti ndryshe nga te tjerat. Uroj qe shume lexues e antare e drejtues te kesaj partie te me kuptojne idene qe kam shprehur ne kete shkrim. Faleminderit e mirupafshim ne nje Shqiperi demokratike e jo Nepotike si me tani.

  19. Agim says:

    Me vjen shume keq per standartet qe perdor gazetaria e sotme (dhe nuk flas vetem per artikullin tuaj). Mungese e theksuar etike, por mbi te gjitha genjeshtra per shkak interesi. Nje artikull i nje gazetari te mire nuk duhet te jete i bazuar ne opinione, por ne fakte dhe keto te fundit, nuk duhet te jene te hamedesuara.
    Argumentat e dhena, lene shume per te deshiruar dhe jane qellimisht tendencioze.
    Persa i perket komenteve, respekte per ato qe kane qene reale, por kur i lexon te krijohet nje pershtypje sikur ndjekin te njejten linje mendimi, e jane te shkruara qellimisht.
    Persa i perket krahasimit te bere gjate te gjithe artikullit, e kuptuam Z. Llanaj qe jeni simpatizant i Z. Oketa dhe kjo mund te jete shume e drejte, por kjo nuk justifikon hedhjen balte mbi persona te respektuar ne qytetin e Durresit, sepse ndryshe kjo te ben totalisht te njeanshem dhe nje gazetar i mire nuk duhet te jete…
    Persa i perket Z. Oketa do te ishte me shume i respektuar, te leshonte mandatin qe ka fituar nga ajo parti nga e cila ka marre votat, pastaj mund te filloje diskutimet per ndershmeri. Nese ndonjehere ka menduar se nuk duhet ta leshoje kete mandat sepse eshte shume i domosdoshem ne kete paralament, mendoj qe jane aq te pakta rastet kur ai ka referuar problematika te ndryshme per qytetin qe e ka pajisur me kete mandat, sa as nuk i mbaj mend.
    Ju lutem, kush mendon se FRD eshte nje fryme ndryshe ne Shqiperi, a mund te me argumentoni PSE dhe SI mund te jete?!…
    Duke shpresuar qe mendimi im ndryshe do te publikohet, ju uroj gjithe te mirat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje