Kukës, humbet jetën futbollisti 17 vjeçar, pëson atak gjatë ndeshjes

30 Nëntor 2012, 18:47Politika TEMA
Kukës, humbet jetën futbollisti 17 vjeçar, pëson atak

Një futbollist 17- vjeçar i ekipit të Kukësit ka ndërruar jetë ndërkohë që ishte duke luajtur një ndeshje miqësore.

Burime të policisë thanë se Ilirjan Thaçi pësoi atak kardiak, ndërkohë që po luhej ndeshja miqësore me Prizrenin.

Ngjarja ka ndodhur në fushën e Kukësit. Futbollisti ishte pjesë e ekipit U-17 të Kukësit.

Mjekët nuk i kanë dhënë dot ndihmën atij.

Shokët e tij të skuadrës kanë rrëfyer se në momentin kur ka humbur ndjenjat 17- vjeçari nuk ka qenë në kontakt me topin dhe as me kundërshtarët.

11 komente në “Kukës, humbet jetën futbollisti 17 vjeçar, pëson atak gjatë ndeshjes”

  1. baro çorrogjafi says:

    Ndiejme keqardhje per ndarjen nga jeta te ketij djali ne lulen e jetes ! I shprehim ngushellimet falijes nga ky hidherim i parakohshem.

  2. AK says:

    Nese nuk ka bere egzaminimet per zemren me ngarkese mjeku i ekipit trajnieri dhe drejtori teknik duhet te shkojne ne burg.Dyshoj se kane bere egzaminimet.TURP

  3. shume lajm i dhimbshemm . ngushellime familjes dhe miqve te tij !

  4. luma kuqe KUKES says:

    NGUSHLLIME FAMILJES DHE GJITHE SHOKEVE TE TIJ.

  5. ngushullimet e mia te sinqerta familjes dhe te aferme te viktimes Me vjen shume cudi qe te nderroje jete nje i ri dhe nga se nga zemra a e kuptoni se ne cfar kuotash eshte soy sporti ne cnivel jan drejtuesit tranieret e me rradhe Duhet nje ndryshim rrenjesor ne sport Po lind pyetja kush do ta bej AH me keqardhje kete se di

  6. pjeter gjini says:

    shpirti ne paqe i shkofte keti engjulli ,gjynaf i ri i shkreti .

  7. sokoli says:

    Ngushellimet me te sinqerta familjes se tij dhe shokeve te tij,per moshen e re te tij, ku ju pre enderra ne mes.
    Por ketu njerezit perkates duhet te ndalen ne kete pike,trajnjeri mjeket e gjithe stafi duhet te dalloje shenjat e para tek nje sportist,nuk e di a mat ndokush puls ne stervitje,apo nuk ka kush haber prej asaj pune, i ndjeri mund te kishte vdekur edhe rruges,por ama ai vdiq ne fushen e stervitjes,

  8. Fatkeqesi e madhe. E pabesueshme per kedo. Ngjarje te tille te bejne shume pesimist. A do te kishte shpetuar djaloshi nga Domaj i Hasit nese ekipi mjekesor do te ishte ne ushtrimin e detyres? Kete e dine ata. Ngushellimet me te sinqerta per familjen e 17-vjeçarit Thaçi. Ngushellime edhe per ekipin e djemve te futbollit te Kukesit.

  9. analist says:

    Nuk besoj te ket pasur fare mjek zyrtarisht te pranishem!
    Ngushellime!

  10. bastriu hyseni says:

    nuk ju vej faj ..jane te ushqym keq fukarenjte

  11. Aleksander says:

    Jemi te gjithe te ndjeshem dhe eshte mire qe jemi .POR mbetemi veçse QARAMANE E VIKTIMA TE PERJETSHME nese nuk veprojme. Nga apatia ,dembelizmi apo MOSNJOHJA ,nuk e di por NJEREZIT QE DUHET TI ZGJIDHIN APO PARANDALOJNE pasoja te tilla te dhimbshme ,sidomos ne sektorin e shendetesise sportive,nuk duhet te FLENE GJUME. -Do te ishte e mjaftueshme qe AI MJEK apo edhe NDIHMESMJEK te ishte ne gadishmeri dhe i PERGATITUR per nje rast te tille. POR JO ,jane komplet amatoreske dhe ndoshta AS E DIJNE QE EGZISTON NJE MUNDESI E LARTE PER TI EVITUAR KETO VDEKJE ME ANE TE NJE APARATURE qe quhet DEFIBRILATOR.Kushton VETEM 1300 euro (por edhe me shume),dhe 100% AI DJALE DO TE ISHTE AKOMA PRANE SHOKEVE E FAMILJES nese ne çanten e mjekut apo ne ambjentet e stadiumit DO TE ISHTE (ME DETYRIM LIGJOR)nje aparat i tille me madhesi sa gjysma e nje laptopi. A jane te ndjeshem ndaj kesaj ndodhie te hidhur AUTORITETET e FSHF,ata te MINISTRISE se SPORTEVE,apo gjithe KOMUNITETI SPORTIV (gjithe sportistet)qe jane vazhdimisht TE RREZIKUAR nga kercenimi i infarktit ?!-Apo do te presin te vdesin akoma te tjere e pastaj ti qajne ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje