FRD zyrtarizon degën në Durrës. Oketa: Ne jemi një shpresë e fortë për ndryshim

30 Nëntor 2012, 19:45Politika TEMA

Në një atmosferë të ndezur për Durrësin, Fryma e Re Demokratike zyrtarizoi degën e saj në këtë qytet. Ky aktivitet jo si të tjerët, kulmon shtrirjen e FRD-së në qytetin e nismëtarit të FRD-së, deputetit Gazmend Oketa. Me sa u duk nga salla, popullariteti i Oketës në Durrës vazhdon të jetë mbresëlënës.

“Pushteti aktual nuk përfaqëson më ëndrrën shqiptare të 1990-ës, as atë të 2005-ës. Ndaj sot duhet të përqafojmë Frymën e Re, që të ngjallim shpresën e vrarë dhe besimin e dëmtuar të qytetarëve”, deklaroi përpara bashkëqytetarëve të vet Oketa.

Më tej, në emër të FRD-së, ai bëri thirrje edhe të reagojmë ndaj pretendimeve që e bëjnë Shqipërinë, Zvicër me det, ekonomi gjermane apo superfuqi kineze. Duke premtuar një politikë të re, jo përleshjesh e pazaresh, por betejë principesh e argumentesh, Oketa tha: “FRD ka hyrë në jetën e shqiptarëve si një shpresë e fortë ndryshimi. Nëse duam që e ardhmja jonë të jetë më e mirë, koha për ta siguruar atë, është tani!”

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, e çmoi deputetin e Durrësit si “model të politikës e parlamentarizmit në Shqipëri”.

Topi iu drejtua shqiptarëve me dy pika kulmore të ditëve të fundit: Urimet për 100 vjetorin e pavarësisë, dhe gëzimin për shpalljen e pafajësisë së Ramush Haradinajt:

“Familja Haradinaj dhe Ramushi i kanë dhënë shumë Kosovës dhe shqiptarizmës. Ndaj për mua, për Frymën e Re Demokratike dhe për të gjithë ne, është emocion i veçantë dhe gëzim i pamasë t’i urojmë pafajësinë”, deklaroi Topi.

Fokusi i fjalës së tij u përqendrua më tej në evidentimin e shkeljeve të njëpasnjëshme që po bëhen në qeverisjen shqiptare, e cila po uzurpon të gjitha pushtetet.

“Pazare, keqqeverisje, financime të dyshimta, uzurpim të pushteteve e së fundmi, edhe personalizim të festës më të madhe kombëtare, shpalljes së pavarësisë. Kjo duhet të ndalë menjëherë Qytetarët duan mirëqenie, vende pune, mundësi për përmirësimin e jetës e prestigj për të qenë qytetarë të denjë, e jo ekspertizë për gjithçka nga një njeri i vetëm, madje edhe për çmimin e tortës e mishit të qengjit”, u shpreh Topi.

Duke sjellë në vëmendje dëmet që qeverisja e kryeministrit aktual po iu sjell shqiptarëve, kreu i FRD-së u shpreh i bindur se ka ardhur momenti t’i japë fund me votë dhe me mjete demokratike modeleve të vjetra të qeverisjes, risisë e rotacionit, e jo thjesht zëvendësimit të pushtetit nga njëri individ tek tjetri.

Zyrtarizimi i degës së Durrësit shënon kulmin e iniciativës së saj për t’u shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

9 komente në “FRD zyrtarizon degën në Durrës. Oketa: Ne jemi një shpresë e fortë për ndryshim”

  1. san says:

    Edhe kete perpjekjet tuaja,per te bere duart pis,jane,ose per tu bere pisa.

  2. Ramy says:

    Doli me ne fund edhe topolaki

  3. gezim says:

    Srri dot pa pushtet i skkreti nuk ja var njeri me se ishte mesuar me marr nga te 4 anet dhe kur vete per takime nuk mbledh dot as 50 njeres, shqiptaret nuk jane kaq budallenj qe mos te kuptojne se nuk rri dot pa karrige, ik o Bamir ha ato pare rehat se nuk je per politik cdo gje e kishe dhurate nga doktori te urrejne te gjithe bukshkale.

  4. Sum Gruda says:

    O Bamir Topi, Berishes i ka dalur nje punu eshte duke shkuar ne Shkoder per te shitur mishin e pjekur qe u mbeti teprice para se te qelbet. Dolen dificit si Jugosllavet me “Festivalin Jugosllave” ne Detroit te Amerikes, mishi nuk u shisete dhe tepricen dilnin duke e bajtur ne krahe dhe shiteshin mish shqiptareve dhe maqedonasve deri ne nje kohe ja qitenin qejve. Mos e ben Doktorin nervoze se ai eshte dhe psikopat pastaj shef enderra dhe cmendet me teper se eshte atahera zonja duhet te therrase policine.

  5. Genci dhe Agimi says:

    Kush u zgjodh kryetar? E mori vesh njeri?

  6. tefta says:

    JU JENI SHPRESA PO TE BASHKOHENI ME TE TJERET DHE KUNDRA PD ;NDRYSHE NUK DO ARRINI ASGJE

  7. ardian says:

    o GAZO ti mire thua por mos del e kunderta sic beri ajo tezga e gabit LSI qe mori votat per te nxjerrur psiqikun sali ne pension pastaj ju ul tek preri …

  8. enio says:

    Shum bukur FRD ne Durres. Durrsi e mbeshtet FRD. Urime Urime

  9. Mentari says:

    Kjo partia e ketij dhe e bamir Topit eshte pa asnje presje partia e Haxhi Qamilit se edhe ai Qamili kishte ne ushtrine e tij rrebele fshtaret e Tiranes,shijakut dhe te durresit .ketyre i mungon vetem flamuri me gjysem hane qe te behen komplet si levizja e haxhi qamilt dhe flamurit te tone me shkabe do ti thon flamur me sorre se ashtu e quante haxhi qamili flamurin e Skenderbeut.Keto jane shemtira e kombit shqiptar,keto e kishin partine tyre ate Pd por per karrike personale tradhetojne edhe prinderit e tyre,jane rrufjane e njerez te pandershem de asnje gje me pak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje