Një kompani amerikane ka shpikur një teknikë që mundëson që buka të qëndrojë pa myk për 60 ditë.
Sipas BBC, buka është me një sistem mikrovalësh, që vrasin sporet që krijojnë mykun.
Ata thonë se teknika mund të përdoret edhe në fruta, perime ose edhe mish.
Shpërdorimi i ushqimit është një problem masiv në vendet e zhvilluara. Në SHBA të dhënat tregojnë se një familje amerikane e hedh 40 përqind të ushqimit që blen. Në total bëhet fjalë për 165 miliard dollarë në vit.
Buka është ajo që e pëson më së shumti, pasi ajo hidhet më shpesh.
Kërcënimi më i madh për bukën është myku. Zakonisht në kushte normale një bukë qëndron edhe dhjetë ditë.
Makineria që kanë prodhuar amerikanët përdor të njëjtën teknikë si ajo e furrave me mikrovalë.
Shumë prodhues buke janë interesuar për këtë teknikë të re, por ata druhen se njerëzit nuk do e preferojnë një bukë që qëndron gjatë, edhe pse nuk ka myk.
Për më tepër kimikatet që do përdoren për të ruajtur bukën do e bëjnë atë pa shije. Ekziston edhe rreziku i sëmundjeve dhe problemeve në shëndet. Nga një produkt i tillë mikrovalësh pati një shpërthim të salmonelës në vitin 2011.