Deputetët e Partisë Demokratike janë ankuar dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se në projektbuxhetin e shtetit për vitin 2013 nuk janë përfshirë për financim shumë projekte rrugore të zonave të tyre, si në Berat, Lushnjë, Librazhd, Dibër dhe Tropojë.
“Këtu është parashikuar një vlerë prej 90 milionë lekësh, kurse këtu thotë Skuraj- Burrel. Po çfarë do të bëhet me Burrel– Klos dhe Shupenzë- Maqellarë? Ka parashikuar gjë autoriteti rrugor apo jo? E dyta, ndërtimi i Urës së Matit. Këto shifra kanë tre vjet që vijnë në buxhet, po të njëjtat shifra dhe planifikimi kështu ka qenë edhe në 2010-ën, 2011-ën. Do fillojë ndonjëherë kjo urë, apo jo,” është shprehur deputeti i Dibrës, Bedri Hoxha.
Po ndonëse Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma, ka pohuar se rruga është drejt përfundimit, deputeti ka theksuar se vazhdon të jetë po në atë gjendje.
Po të njëjtin shqetësim ka ngritur edhe deputeti i tropojës Besnik Dusha, i cili ka pohuar se nuk e ka parë fare në projektbuxhet projektin e rrugës Koman –Fierzë dhe nëse është parashikuar përfundimi i rrugës Bajram Curri-Valbonë.
Po ashtu edhe deputeti i Librazhdit, Rrahim Çota është ankuar për pezullimin e punimeve në rrugën Qukës-Qafq-Ploç prej dy vitesh.
Ndërkohë kryetari i Komisionit, Jemin Gjana dhe deputeti Eduard Shalsi kërkuan dje shpjegime nga Ministria e Punëve Publike se sa ishte borxhi që ka qeveria ndaj kompanive private, teksa morën një përgjigje nga zëvendësministri i MPPT-së, Ernest Noka: “Unë po ju them këtu që nuk kemi asnjë borxh kompanive. Ata preferojnë të punojnë me fondet e veta, gjë të cilën ne e dimë të gjithë dhe s’kemi pse të bëjmë rolin e të verbrit apo shurdhit. Do t’i marrin paratë kur të mbarojë afati përfundimtar. Ai e bën se është pa punë, do mbarojë punën me fondet e brendshme të kompanisë dhe ne e falenderojmë kompaninë, na vjen shumë mirë që ata kanë kapacitete dhe kjo tregon mirëqenie financiare dhe institucionale. Ata kontribuojnë për shtetin shqiptar dhe për ekonominë e vendit. Bravo u qoftë! Dhe unë po të kisha kompani private, kështu do të veproja”.
Oj çfare mrekullie! ? Keta po na kthejne ne Socializem …
u kujtuat ju deputetet e pd,,po pse tani,,apo po afrojne votimet,,ju premtuat ne zonat tuaja dhe mashtruat popullin,,kurse saliu beri rruget andej nga i donte qefi atit,,tani o deputete pula te pd,,edhe sikur te miratohet buxheti per ju,,nuk ka me kohe per mbatjen e premtimeve,,prandaj te ikni tani ne te semes,,,koha per ju skadoi,,plera..
loni,,,,,mua nuk me plas per pd-ne,apo ps-ne,,,,,,por rruget i shtroi pd.Te jemi realiste ne kohen e tosit nuk u shtrua as 1 meter,dhe e kisha votuar qenin,,,,,,,,,,qysh atehere nuk votoj me
“……rruget i shtroi PD.”
E thene nga nje anonim.Edhe per te gjetur ndonje nickname s’keni fantasi.Jemi bere si teatri i kukullave.
quhet tripellex,por derdimene si ty,shohin akoma kukulla.BOLLA si ty,,,,,,,albania ka plot
Hopa!
E paska ngrene nje shpulle pas mbledhjes Ernest Noka!
(nga Saliu qe te mos kete ndonjeri dyshime)
xxx, ca rrugesh shtroi Pd-ja? cilat rruge? ne Shqiperi rruget jane kurthe vdekjeprurese.
shtrohet rruga tej e tej, si autostrade dhe ska ndricim, ska vijezime, shenjezime, rrethuese,..
ecen tjteri sikur te jete ne “autostrade” dhe ngaqe nuk duket gje, del nje grope (shpelle) apo nje pusete pa kapak dhe iken per lesh..
ose eshte shtruar rruga 2, 3 km dhe papritmas vjen e pashtruar, behesh cope-cope, iken per lesh bubi..
keto na qenkan rruget??? keto quhen kurthe, jo rruge.. keto jane rruget e Salehut, rruge si salsice, qe mbyllen si salsice pa pritur e pa kujtuar..
dhe del ne TV Salehu dhe thote qe kemi rruget me te mira ne Europe.. dhe kafshet ripertypese e besojne.. normale, po te jetosh ne bjeshke apo neper shpella, dhe te vish papritmas ne qytet, do te duket edhe muti si cokollate, e jo me rruget..
popull kot.. popull pa lidhje..
O xxxxx me fal se te shtova dhe 2xx.
Rruget vertete i shtroi PD po me para borxh qe ti dhe femite e tu{ne je i martuar]do ti paguani per vite te tera dhe me kosto per km linear me i shtrenjti ne bote ,tosi nuk i beri se ne 97 e mori vendin ne ate gjendje qe e la PD,po kur shikoni me large se maja e hundes keshtu vleresoni.
[mos kujton se mbroje Fatosin se edhe une nuk e kam shume qejf se dhe ai i beri shume deme vendit].
jam dakort me ty dhe alban4eva,pervec qe vij nga shpellat,,,,,por tosi nuk beri nje meter dreqi e mori,dhe me vjen keq per veten qe e besova dhe e votova,,por te pakten ky vucidolsi i shtroi,,me borxhe pa borxhe.E di qe do ta vuajne kalamajt borxhin,por te pakten kane rruge,,,,,dhe mendoj qe tabelat jane imediate.Por ky popull nuk ngrehet per chez-in qe ja fut perdite,e jo me per tabela apo tjeter e tjeter
xxx, nuk e kisha per ty qe vjen nga shpellat, mos e merr per keq.. tjeterkund e kisha fjalen.. e kisha fjalen ne pergjithsi, qe kur njeriu eshte rritur ne mjerim dhe varferi, kur vjen ne nje ambient me te zhvilluar, edhe gjerat me bajate mund ti duken lule…
shpresoj te me kuptosh, s’kam si qellim te ofendoj njeri.. tung..!!