Lazaratasit përgjigjen për sekuestrimin e drogës, djegin makinën e oficerit të policisë

1 Dhjetor 2012, 11:25Politika TEMA
Lazaratasit përgjigjen për sekuestrimin e drogës, djegin

Mesnatën e së premtes është sekuestruar një sasi prej 196 kilogram drogë, që vinte nga Lazarati. Policia e Gjirokastrës u vu në ndjekje të një mjeti Renault, pa targa, që po transportonte sasinë e drogës. Edhe pse makina Renault ka shtuar shpejtësinë, për shkak të reshjeve makina është fikur. Personi që e drejtonte, një banor i Lazaratit, është larguar me shpejtësi drejt lumit Drino, duke përfituar nga errësira dhe shiu.

Por vetëm pak orë pas sekuestrimit të drogës, makina e një specialistit të antidrogës, është djegur. Bëhet fjalë për një mjet BMW të Shpëtim Kripës. A1Report thotë se agjenti, që kishte në pronësi makinën, mendohet se ka qenë pjesë e aksionit anti- drogë.

Policia tha se dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, por nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë shkëndije elektrike.

8 komente në “Lazaratasit përgjigjen për sekuestrimin e drogës, djegin makinën e oficerit të policisë”

  1. Eri says:

    “Bëhet fjalë për një mjet BMW me targa të rregullta.”
    Bravo inspektori i paska paguar taksat, po mua c’po me hyn ne pune ky informacion?

  2. Loni says:

    Jo vetem qe sna hyn ne pune fakti qe paska pasur targa te rregullta, por edhe menyra e te shprehurit denoncon faktin qe pjesa me e madhe e personave qe punojne ne shtet, nuk kane asnje lloj dokumentacioni per mjetet e tyre ?

  3. sokoli says:

    Mund te jete edhe e vertete ajo qe thoni juve por duhet ta dini se e gjithe punen e shtetit e bejne me automjetet e tyre, sepse shteti nuk ka mundesi tua plotesoje kushtet se per te kapur nje trafikant droge nuk eshte e lehte duhen mjete per te levizur dhe oficeri i shkrete vetem me mjetin e tij e ndjek, dhe pak rendesi ka nese ka patur makina ose jo letra ate tashme ekane djegur ,ku neser mund te shkojne edhe me tej,dhe shteti duhet te mbeshtese policet e tij jo me llafe por me logjistike dhe mjetet e duhara per te kryer detyren.

  4. Moçalor + Terùn + Redneck = jugor says:

    droga e mafia asht kultura e moçalorve, po si nuk u banen njerez kto moçot, deri kur kena me vuejt mentalitetin e tyne?
    moçalor shkoni e punoni se puna ju nderon

  5. alban4eva says:

    kamorristat e Napolit, u qan zemra kur shikojne “koleget” e tyre lazaratas qe po fitojne lavdi dhe fuqi dita dites.. i kane shume zili..

  6. diversanti says:

    Lazarat ce pate fat
    gjithe ate parcel me mjalt.
    Une jam i mendimit qe ne duhet ta ndihmojme Lazaratin ,psh te hapim nje biblotek atje ti japim kulture, dije, informacion dhe mbi te gjitha te eksportojme demokraci atje. Si thoni ju do kete sukses kjo gje???

  7. Anton Dedaj says:

    Legalizojeni dhe zgjidhet problemi, shtet kurve!

  8. Tropojani says:

    Hollanda e ka zgjidhur problemin e hashashit, e ka dekriminalizuar dhe lejon perdorimin deri edhe tregtine e saj ne menyre te ligjshme.
    Te ndjeket i njejti shembull edhe ktu dhe nuk kemi probleme te tilla çdo jave! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje