Identifikohet nëna që braktisi foshnjen në Tiranë

30 Nëntor 2012, 22:39Politika TEMA

Forcat e policisë kanë bërë me dije se kanë identifikuar gruan që braktisi mëngjesin e sotëm foshnjen e saj në zonën e Saukut në Tiranë.

Ajo është Lirie Igrishta, me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, por që jetonte në Shkozet.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet që e kanë shtyrë këtë nënë drejt veprimit të tmerrshëm.

Foshnja u gjet në një karrocë bebesh pranë një shkolle private nga rojet e shkollës.

Pranë bebes ishte një pusullë ku shkruhej “Nuk mundem” si dhe një numër telefoni italian, ku shkruhej se është numri i babait të fëmijës.

Me shumë gjasë gruaja e ka lënë foshnjen aty duke menduar se është Shtëpia e Fëmijës, që ndodhet pranë.

Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e ka dërguar atë në brefotrof.

31 komente në “Identifikohet nëna që braktisi foshnjen në Tiranë”

  1. Tropojani says:

    Ne burg prostituten!

    1. ela says:

      Te erdhi faks ne tropoje qe ishte prostitute
      apo je i zgjuar vete dhe i kap gjerat ne ajer.
      Jane njerezit e shpifur si puna jote qe i detyrojne
      keta gra(nena ) te braktisin bebet e tyre.
      Para se te hapesh gojen mendo per mamin tend o gjo e trashe,
      duhet te jete e tmerrshme te shkepusesh femine tend nga krahet.
      Nejse c harxhoj kohen kot me njerz si ty.

      1. xhino says:

        TE LUMTE -ELA-

      2. Eri says:

        Bashkohem me mendimin tend Ela, madje moderatoret e Temes duhet t’i ndalojne komente si ato me siper.

    2. ylli i shamunaqes says:

      Me siguri qe s’je tropojan, me siguri qe e thua kete per te trazuar ujerat. Hajt, le t’ja fuse secili pordhes per hesap te vet, secili per vete, zoti per te gjithe. Ai bebi i vogel e paste jeten e gjate e me sa me pak halle, i hengert mortja ciniket si puna jote!

    3. enea says:

      Dukesh qe je nga shpellat dhe i pacivilizuar. Mjere Shqiperia per mendjen tende te semure

    4. Nadia Shabani says:

      Mos flisni kodra mbas bregut, pse eshte prostitute ku e pe ti?Eshte shume e lehte te gjykosh te tjeret per veprimet e tyre por kur nuk e di te verteten mos akuzo kot. Kush e di se si i ka pasur hallet, asnje nene nuk braktis foshnjen.

  2. agim says:

    duhej medoemos te publikohej emri i kesaj te gjore qe vetem zoti e di se c’e ka shtyr te beje dicka te tille??!!

    1. Hithri says:

      Ma ke marre nga goja. Kjo eshte jo vetem injorance e organeve te policise( ne asnje vend te botes nuk jepet emri ne keto raste), por edhe gabim i shtypit qe e ben te njohur emrin e kesaj gruaje te shkrete qe ajo pervec halleve qe ka te duroje dhe fqinjet qe do i versulen. Dhe pse duhej theksuar qe eshte kosovare, dhe te jepen te dhena ne detaje. Shume pa pergjegjsi!

      1. mjeku says:

        behet fjale per shtet ligjor e shtet 100 vjecar, me pak fjale shtet anadollakesh,uroj qe bebi te jete vertete mire e te rritet me prinderit e tij qe shteti i stigmatiozon ne kulm.

        1. Eri says:

          Dhenia e emrit dhe prejardhjes me gjithe mend eshte e turpshme per policine shqiptare, jo vetem ne kete rast, por dhe ne shume te tjere. Madje ne Shqiperi, policia, media dhe opinioni publik jep verdiktin para gjykates.
          Lexova sot rastesisht ne gazetat britanike per varrosjen e nje aktoreje telenovelash angleze qe ishte vrare dhe prere koka nga i vellai i vet dhe hedhur ne kanal qe ne Mars te ketij viti.
          I edukuar negativisht nga media shqiptare, hyra ne Google te kerkoja arsyet pse mund ta kishte bere i vellai kete akt dhe nuk gjeta asnje koment apo hamendesim nga prokuroria, policia apo media pervec lajmit qe ai do dali para gjykates ne Janar per te marre vleresimin nese ka qene vrasje e qellimshme apo thjesht nje grindje e momentit.
          Ketu media rremon dhe flet shume me teper se c’duhet, duke demtuar hetimin dhe diktuar vendimin e gjykates dhe sic e permenda me siper duke edukuar keq lexuesin shqiptar qe ne rastin me te mire gjen teme bisede per muhabet kafeje dhe ne me te keqin kthehet ne skuth duke kerkuar te behet protagonist mediatik e nxjerr fakte qe demtojne jo vetem autorin e krimit, por dhe viktimat dhe familjaret e tyre.

    2. geo says:

      SHUME DAKORTE ME TY,TEMA MOS BEJE ME GAFA TE TILLA,PASI KANE TE BEJNE ME HUMANIZMIN DHE JO ME PALO POLITIKEN BERISHIANE,AJO KA LENE EDHE NUMRIN E TE SHOQIT,PRA NUK KA FSHEHUR AS IDENTITETIN E BABES SE FEMIJES DHE AS TE VETIN,MOS U BENI PJESE E POLICISE BARBARE QE DUHET TE HIDHET NE GJYQ QE NXJERR EMRA,DHE VEPRON SI XHANDARMERI SERBE.TURPE PER JU SE ATA E KANE NGRENE TURPIN ME BUKE QE NE P.DH TE NENES VET,DOBICAT BLU(ZEDHENESAT E POLICISE).

  3. Anton Dedaj says:

    Futeni brenda ate dhe gjithe te degjeneruarit! Ptu fare e keqe!

  4. Albana says:

    Ore tropojan, menjehere prostituta thua. Ku e din ti? Vetem ajo e di arsyen? Shume gabim gazeta qe jep emrin. Ajo nuk ka bere krim. Meqe mendon se “nuk mundet me” atehere dikush tjeter mund te kujdeset ose shteti. Dhimbjen e din vetem ajo vete.

  5. liri says:

    Meshire. Ju lutem.

  6. I Larguari says:

    Tropojan me but me denimin se nuk eshte zgjidhje burgu .Perpiqu te vndosesh veten ne vend te prinderit te ketij femje se do te jesh me i bute .Kjo nene kerkon vetem perkrahje

  7. Condor says:

    Me cte drejte publikoni emrin e kesaj vajze?

  8. ina says:

    po cfare gazetaresh jeni ju e cfare policie eshte kjo qe jep emrin e gruas? po pse nuk jepni edhe emrin e babait ju, apo eshte gjithmone gruaja fajtore. Tmerr i vertete me keto lajmet qe publikoni, vertete seksiste e diskriminuese ndaj grave.

  9. paul says:

    nuk ishte i domosdoshem emri sepse ajo eshte nje bije,moter, mbese kusherire etj, e dikujt!

  10. Agron says:

    Si policia dhe media ndaj ketyre lajmeve duhet te jete me te kujdeshme. Populli shqiptar ka halle dhe probleme te medha ne drejtim te punesimit, te jeteses. Gjersa pranohet sistemi politik kapitalizem i eger dhe primitiv keto situata te vazhdueshme do ti kemi. Gjithashtu ne krye te vendit kemi njerez te papergjegjshem te tipit te Sali Berishes. I pate te uriturit si ju versulen tortes tek Sheshi “Skenderbej” ne Tirane, keshtu eshte shumica e popullsise dhe nga kjo shtrese ka dale edhe kriptokomunisti, mashtrues Sali Berisha. Prandaj eshte i uritur per pasuri, nuk largohet dot nga geni i tij i pangopsise.

  11. tefta says:

    ASNJERIT NGA NE NUK I INTERESON EMRI ;PASI NE DIME QE SHTETI KETU NUK TE AFRON ASNJE NDIHME NE TE TILLA RASTE !

  12. shqiptari says:

    Per Komentusin Tropoja.Por jo more trim i bjeshkeve.Se ehste fatekeqesi.
    Te ndimohet nga Shteti, Femija po ashtu dhe Nena.
    Po pse kemi shtet neve ! Po ka shtet komenton komentuesi Tropoja.

  13. ALBAN DARDANI says:

    — Rast i dhimshem. Nuk besoj se eshte nene kriminele ndaj nje krijese njerezore , ose e pa pergjegjshme,(sado e re qofte). Fakti i lenies ne nje karroce femijesh, shoqeruar me nje adres telefonike tregon kujdesin,dhimbjen ,vuajtjen ,por dhe revolten e brendeshme te saj.
    — Mbase eshte revolte edhe nbaj nje babai qe nuk po i gjindet ne momentin qe ajo dhe femija ndiejne nevoje e tij, por mundet te jete edhe ndaj nje babai qe e ka braktis ate dhe femijen para se ta lind. Ajo mund te ket sakrifikuar shume deri sa e ka sjell ne jet,e gjendur para njegjendje te pa shpres i ka bere femijes nje braktisje , nje abandonim publik.
    — Rasti mund te jete thirrje dhe akuze ne radhe te pare per ate qe ajo e quan baba te femijes, por , pa e politizuar eshte dhe nje thirrjr dhe akuze ndaj ngrehines qeveritare nga piramida ne baze,ndaj gjithe atyre mender shoqatash e shoqerish civile qe kane lidhje me keto fenomene,por dhe ndaj nje sistemite eger ne teresi. Nuk besoj se ajo nene ka iku e qete. Mbase prapa nje gardhi, muri, cepi ndertese apo peme , ajo me siguri do ket qendruar diku pran.
    — KAM MENDIMIN, SE DHE BERJA E EMRIT DHE ADRESES SE SAJ PUBLIKE , MUND TE JETE BERE PO ME DIJENIN E SAJ, NE TE KUNDRT, POLICIJA DHE MEDIA, MENDOJ SE JANE PERGJEGJESE, DUKE I SHKAKTUAR NJE DHIMBJE EDHE ME TEREND.
    — DO ISHTE MIRE , QE PO PREJ KESAJ POLICIE E MEDJEEJE , TE BEHEJ NJE FUSHATE SENSIBILIZUESE PER TA NDIHMUAR NENEN DHE FEMIJEN E SAJ , KJO LE TE SHERBENTE EDHE SI NJE NDJES.

    -Besoj se dhe qeveritaret, kur gjejne mundesi per tonelata tortash qe lyejne rruget e muret e Tiranes , le te gjene mundesine per te ndihmuar shtresat ne nevoje.

    –Nenes ( LIRI ),do iuroja bashkim same te shpejt me femijen dhe baban e tij. Ne se femija ska akoma emer, dhe kjo ngjarja ka ndodhur ne pragun e festave te pavarsis e clirimit , mund te merte emrat FLamur(e) Clirim(e).

    Pershendetje ALBAN DARDANI

  14. akrepi says:

    Nuk duhet te jepej emri isaj as nga policia as nga media.Nuk duhet te shahet apo te denohet.Denimi psikologjik qe ajo ka pesuar nga veprimi isaj eshte shume imath .Qe te mos pesoj ndonj traum psikologjike qe zakonisht ndodhin ne te tilla raste i duhet dhene ndihma perkatese nga sektore te specializuar.

  15. shperthyesi says:

    edhe ju derdellisni kot, policia shyqyr qe e gjeti, ju thoni pse i dha emrin….

    a e kuptoni se ca niveli ka policia jone?! eshte ne ate fillestar, te zbuloje krimin, nuk behet fjale ta parandaloje ate, apo te jete profesioniste me trajtimin e tij mbasi e zbulon.

    ndaj mos e demoralizoni, te pakten po zbulon ca gjera ?

  16. tom says:

    Ky tipi qe e quan prostitute, ka kritere? Po ato vajza e gra qe i heqin femijet e tyre neper spitale, njerez nga shtresa te mesme e te pasura, cfare i quan ai? Prandaj nuk duhet nxituar…

  17. mirela hasani says:

    Ne Shqiperi nuk ekziston asnje ligj atje eshte ligji i diskriminimit te njeriut.Ne asnje vend te botes gazetari nuk ka te drejte te shkruaj ngjarje me emra sipas ligjeve europiane dhe te drejatve te njeriut ai dnohet dhe humbet punen.pa permendu pastaj punen e policise . ne shqiperi punohet primitivce si gazetaret asht edhe policia qe nuk ruan sekretet e investigimit.
    Deri kur keshtu ne shqiperi do te vazhdoje kjo ? eshte viti 2012
    Ne progarmet mesimore te gazetareve dhe te policeve as nuk behet fjale per te drejtat e njeriut qe i ka vendose konventa europiane
    .Atje jane ligjet e Sale shpellarit komunist .

  18. luma kuqe KUKES says:

    Ne shqiptaret e kemi kete;Qimen ne sy te tjetrit e shikojme,trarin ne syrin tone nuk e shikojme.Ky femij nuk quhet i braktisur per mendimin tim.PSE;Ka lene adresen e babait,kur lene kete adrese dihet edhe kush eshte nena.Kjo zonje ka lene femijne qe ta ushqeje shteti se babai i femis me pune ne Itali nuk ka derguar ushqimin.Po te kishte gjukata ne vendin tone nuk do ndodhte kjo apo shume gjera tjera.Babai i fenijse duhet te ndiqet penalishte se ai eshte qe e ka braktisur e jo nena.SHKONI PYSNI ZEMREN E ASAJ NENE se sa dhimje ka.Mjere vajzat qe bien ne dore te ketyre maskarejve.

  19. Bekimi says:

    Lexova mjaft komente. Flisni për etikë gazetarie dhe mungesë shteti.
    Veprimi i asaj gruaje është i dënueshëm- tjetër gjë është arsyeja apo shkaku. Edhe hajduti ka një arsye që vjedh: Varfëria. Përpiqet edhe hajduti të zbusë padrejtësitë shoqërore, si ajo ekonomike. Atëhere, i bie që edhe emrat e tyre të mos bëhen publike.
    Përndryshe, i bie që asgjë të mos dënohet sepse ka shkaqe dhe arsye që çon në veprime. Nëse kërkohet të mos paragjykohet, pse duhet të gjykohet në sallë gjyqi? Edhe gjyqtari njeri është- pra ai, gjykatësi, duhet dënuar që gjykon të tjerët.

  20. hyqif says:

    Nuk duhet ta publikonit emrin dhe te dhenat e saj.

  21. KLEA DANI says:

    eshte shume gjynah sepse dhe ai ka jete PRANDAJ ALLAHU E KA NXJERRE NE DRITE PER DASHURI DHE PERKEDHELJE DHE ME E RENDESISHMJA QE AI TE JETOJE SI GJITHE TE TJERET ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje