I ati i foshnjës së braktisur kishte rënë në burg në Itali për drogë

1 Dhjetor 2012, 10:48Sociale TEMA

“S’mundem”, “Ky është numri i babait të tij”. Kjo ka qenë pusulla e lënë në karrocën e një bebeje të seksit mashkull, e cila është braktisur fare pranë godinës së Shtëpisë së Foshnjave të Fshatit SOS.

Pranë vogëlushit ndodhej edhe një biberon me qumësht, një letër ku është shënuar data e lindjes së tij dhe numri me prefiksin  e Italisë, i cili është numri i të atit.

Bebja është gjetur nga rojet e Shtëpisë së Fëmijës, të cilët ua kanë dorëzuar drejtuesve të institucionit.

Më pas është njoftuar policia, e cila ka zbuluar se nëna e foshnjës ishte një e re nga Mitrovica, e cila banon në Shkozet, e cila ka rrëfyer se djali me të cilin ajo ishte martuar kishte rënë në burg në Itali për drogë.

“Në këto kushte nuk kam me çfarë të jetoj dhe vendosa që ta braktis djalin tim. Nuk ishte një zgjedhje e imja, por ndoshta një zgjidhje për të”, është shprehur ajo para oficerit të policisë.

Edhe pse braktisja e fëmijëve është vepër kriminale, sipas gazetës Shqip, policia ende nuk ka dalë në një konkluzion për rastin.

7 komente në “I ati i foshnjës së braktisur kishte rënë në burg në Itali për drogë”

  1. safeti says:

    Kjo histori ngjan me ate te pedagogut te Akademis se arteve, piktorit te shquar Edi rama qe e la karrocen pa pesull

    1. ka mundesi says:

      Eeee mor Safet!
      Gjithe jeten do ta cosh duke bere yzmet njerezve qe nuk kane vlere ne kete bote.Dhe perse? Thjesht sepse ty te jane erresuar syte qe kur zbrite nga malet dhe drita qe pe ketu ne Tirane te verboi.Zgjohu Safet,se edhe pak dhe cdo gje do jete me e bukur. Me e bukur se edhe torta qe hengre dhe mishi qe ju premtua,sepse ty Safet, te kishte vendosur pas liste njeriu nga Vucidoli!
      Gjynah per ty Safet!

      1. Tironsi says:

        e Sakte !!!

        Njeri i semure, qe cdo gje dhe per cdo gje e adreson te Edi Rama.

        Psikopat tipik.

  2. mali says:

    Me shume ngjan me nje shpellar serb qe la nje popull te tere jetim qe i shiten trojet e veta dhe qe eshte bere gazi i botes.

  3. safe more safet says:

    Safet more safet
    Punet e tua
    I ke bere pribret
    Allahu te ka bere
    Lanet
    Qe I vogel
    Te bene synet
    Bei vetes ca gajret
    Se sala do behet mbret
    Pastaj ti me ate sufet
    Do jetosh me lezet

    1. visi says:

      u kenaqa hahaha te lumte dora

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje