Shkatërrohet më në fund shtëpia në mes të autostradës (FOTO)

1 Dhjetor 2012, 19:40Lifestyle TEMA
Shkatërrohet më në fund shtëpia në mes të

Një shtëpi pesëkatëshe, e gjendur në mes të një rruge të re në Kinë për më shumë se një vit, është shkatërruar pasi pronarët e saj më në fund pranuan të zhvendoseshin.

Rruga ishte ndërtuar përqark shtëpisë pasi fermeri Luo Baogen kërkonte më shumë kompensim për shtëpinë.

67 vjeçari Luo thoshte se ai sapo e kishte mbaruar shtëpinë dhe ajo i kishte kushtuar 95 mijë dollarë, kurse autoritetet i jepnin vetëm 35 mijë dollarë për tu zhvendosur.

Zyrtarët më në fund thanë se ai pranoi 41 mijë dollarë dhe buldozeri nisi punën.

Shtëpia e tij ishte kryelajm në shumë agjenci e media të mëdha botërore.

Mediat e huaja vërshuan në shtëpinë e tij.

Banorët e tjerë thanë se kishin pasur presion për tu zhvendosur, por Luo thotë se askush nuk i ka thënë gjë.

Në Kinë respektohen shumë ligjet për pronën, ndryshe nga sa ndodhte disa vite më parë, kur prona shtetëzohej lehtësisht.

4 komente në “Shkatërrohet më në fund shtëpia në mes të autostradës (FOTO)”

  1. As says:

    Vetem ne Shqiperine e Saliban Berishes nuk e rruan njeri per pronen dhe pronaret…

  2. Truri says:

    Qenka si Pilo Lala ne Lushnje

  3. kondi uk says:

    Te drejtata e njeriut ne Kine qenkan me mire se ne Shqiperin e Sali Talabanit.Po te ishte nje rasti i tilli Sali bastardi do ta kishte shembur me gjithe njerez.Nuk e kuptoj dhe nuk e mare vesh qe EU DHE Amerika vlersojn me shume Albagistanin se Kinen per te drejtata e njeriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje