Kjo është tentativa më e keqe për arratisje nga burgu (FOTO)

5 Dhjetor 2012, 20:32Lifestyle TEMA
Kjo është tentativa më e keqe për arratisje nga burgu (FOTO)

Nuk ishte plan i keq në fakt, por kishte një problem të vogël: vrima që kishin hapur ishte pak e vogël.

Një tentativë për arratisje në një burg përfundoi në mënyrë qesharake, pasi vrima nuk e zuri të burgosurin e parë. Ai mbeti aty, ndërkohë që u bllokoi daljen edhe dy bashkëvuajtësve, të cilët ishin pas tij.

Ngjarja ndodhi në qytetin brazilian Ceres.

Rafal Valadao nuk e kishte marrë parasysh trupin e tij 100 kilogramësh, kur vendosi të hyjë në vrimë.

Gardianët e burgut e kapën atë dhe shpërthyen në të qeshura.

Më pas u deshën të vijnë zjarrfikësit që ta nxirrnin nga vrima.

“Ai po bërtiste nga dhimbja kur mbërritën gardianët. Mesa duket e kishte nënvlerësuar madhësinë e barkut të tij,” tha një zëdhënës i policisë.

2 komente në “Kjo është tentativa më e keqe për arratisje nga burgu (FOTO)”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje