Kukan konfirmon kushtin për zgjedhjet e lira për të marrë statusin

6 Dhjetor 2012, 22:33Politika TEMA
Kukan konfirmon kushtin për zgjedhjet e lira për të marrë

Kalendari i takimit të 19 dhe 20 dhjetorit në Tiranë, mes eurodeputetëve dhe parlamentarëve shqiptarë, përmban diskutimin e disa temave si lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, liria e medias, apo përgatitja e zgjedhjeve të radhës. Në një intervistë për TCH, Kreu i delegacionit të PE-së për Ballkanin, Eduard Kukan, shpjegon axhendën dhe pritshmëritë e tij mbi takimin e radhës.

 

Cilat janë mesazhet e temat e takimit të radhës?

 

Mesazhet janë që ky takim duhet të përdoret për diskutime të thella mbi çështjet aktuale që lidhen me përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën europiane. Takimi do të mbahet pas konkluzioneve të Këshillit Europian ku do të bëhet e qartë se çfarë teksti do t’i drejtohet Shqipërisë dhe zhvillimit të ardhshëm të saj. Mendoj se do të jetë me të vërtetë një ide shumë e mirë që të konsiderohet se cila është rruga më efikase për të dëshmuar se Shqipëria është seriozisht e interesuar për progres në axhendën europiane.

 

Do të diskutohen sigurisht të gjitha çështjet, që nga situata e brendshme politike, cilësia e dialogut politik, situata në parlament në lidhje me miratimin e ligjeve të nevojshme, situata ekonomike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liria e medias. Të gjitha këto çështje që përfshihen si zakonisht në axhendën e këtij takimi.

 

Një prej pikave të kalendarit është edhe diskutimi për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.

 

Përgatitja e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme. Mënyra se si do të mbahen zgjedhjet është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Për të parandaluar pyetjen tuaj të radhës, unë mund t’ju them se nuk përmendet në dokumentet e Bashkimit Europian, Këshillit apo Komisionit, se zgjedhjet janë një kusht për zhvillimin e së ardhmes të Shqipërisë, pra fjala kusht. Por, sigurisht që mënyra se si ato do të zhvillohen, si do të numërohen, si do të shpallen rezultatet e nëse do të kontestohen apo jo, do të jetë shumë e rëndësishme për mënyrën sesi institucionet e BE-së do ta shohin situatën në Shqipëri. Pra gjithkush pret që zgjedhjet do të jenë të ndershme, demokratike dhe se do të parandalojnë përsëritjen e situatës në vend pas zgjedhjeve të vitit 2009.

 

Është shumë e rëndësishme për vendin. Parlamenti dhe politikanët tuaj patën mjaftueshëm kohë për të përgatitur legjislacionin dhe të gjitha gjërat e nevojshme. Tani dëgjoj se ka ende disa probleme teknike në lidhje me votimin elektronik por mendoj se dinë se si ta bëjnë dhe se si ta rregullojnë. Dhe zgjedhjet, sërish, do të jenë një test shumë i rëndësishëm i ambicieve të Shqipërisë për të ardhmen.

 

Përgatiti: Arta TOZAJ, Bruksel

 

5 komente në “Kukan konfirmon kushtin për zgjedhjet e lira për të marrë statusin”

  1. Pilo Lala says:

    Cilin quan Perparim ky?
    Shkaterrimin ekonomik qe po ben Berisha?
    Borxhin ne qiell?
    Qe nuk mblidhen me taksa?
    Qe CEZ po lufton me Qeverine? Per nderprerjen e dritave te Qytetareve?
    Evropa as qe do te dije per Shqiperine.
    Per ata eshte e rendesishme Serbia, Greqia, Shqiperia eshte jashte liste.

    Shqiperia eshte e qarte qe do e zgjidhi kete problem me ndihmen e Amerikes, jo te Evropes.

  2. Dean says:

    Eh mor Kukan,kukan!
    Po ku e din BARBARI i Vicidolit c’a jane zgjedhjet e Lira.
    Ai eshte produkt i Incestit dhe Dhunes,dhe eshte Biologjikisht e pamundur per ate KAFSHE te kuptoje c’a do te thote ”zgjedhje te Lira”.
    Fut ketu edhe kohen qe ka qen Maloko-Komunist,ku ”komunistet nuk e leshojne pushtetin pe dhune” dhe ke per t’i pa zgjedhjet e lira te malokut.Megjithate dihet se kush do ta kete fasjin:Edi Rama,ngaqe jemi popole i trashe na Shqyptaret,”shqiponjat” e Ballkonit…..
    Zgjedhje te lira,-thote ky.C’a gallate.

  3. england says:

    C’jane tu tall bythen keta me shqipatret!per cfare kushtesh e ke fjalen more zoteri?ju beni sikur nuk e kuptoni qe plakushit te rrjedhur nuk i intereson aspak marrja e atij statusit,jo me pranimi ne bashkimin evropian,atij i intereson vetem nje gje se si ti vjedhe votat dhe kete vit,ti shtoje 1 deputet Kukesit,e t’ja heqe nga nje deputet Beratit dhe Korces qe jane vota majtas.Pra kur t’ja dale ti beje keto ne bashkepunim me ministrin e brendshem dhe te gjitha institucionet qe i ka ne varesi,cfare do beni ju zoti Kukan?do lexoni raportin e rradhes duke thene se meqe zgjedhjet nuk plotesuan standartet nuk e merrni statusin?kush fitoi dhe kush humbi ne kete mes…?

  4. Ardita says:

    Me ne fund u treguan edhe keta hapur nje her, se ngelen qeveritaret tane duke hedhur fajin njeri tjetrit.
    VETEMSHQIP.AL – DRITARJA E INFORMACIONIT SHQIP
    http://vetemshqip.al/

  5. Toni says:

    ME KA BEFASUE KY LAJ , NE STATUSIN A DUHET ME E MARR NE 13 DHJETUER APO M SQARON DIKUSH !!!!!!!!!!!!

    NA DUM PASPORTAT E SHQIPNIS ME IK N EVROP SA MA SHPEJ E TASH DEGJUM MILON SHUM NA KA RANDU !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje