Shqiponja kundër dhelprës: Larg duart nga dreka ime (FOTO)

6 Dhjetor 2012, 12:32Lifestyle TEMA
Shqiponja kundër dhelprës: Larg duart nga dreka ime (FOTO)

Ajo është një kafshë që është mësuar të ushqehet me kërma, ndaj nuk është çudi që kjo dhelpër mori guximin të sulmonte një shqiponjë të artë, që po hante drekën.

Natyrisht edhe pse ka guxim, dhelpra nuk mundet kurrë përballë kthetrave të këtij shpendi gjigand, që e largon atë me shpejtësi.

Fotot spektakolare janë realizuar nga fotografi belg Yves Adams në Bullgari, në temperatura nën 20 gradë celsius.

10 komente në “Shqiponja kundër dhelprës: Larg duart nga dreka ime (FOTO)”

  1. asd says:

    Fotografia e trete – cfare elegance te flatrave ky zog qe nuk njeh frike

  2. ujk marsi says:

    fotoja e trete eshte shqiptari dhe greku qe ja mbath

  3. anticensurë says:

    foto fantastike!sidomos e treta dhe e dyta!

  4. elinor says:

    Kesaj shqiponjes do t’i vinte turp po te mesonte se cili komb identifikohet me ate si simbol! “Ju nuk jeni shqipe”, do te thoshte,…”ju jeni me shume si harabela qe prisni t’ju hedhe dikush ndonje grimce buke”!

    1. asd says:

      Varet se me ke flet…

    2. harabeli says:

      Harabeli eshte shpend punetor dhe modest. Shqiptaret, gje qe permendet ne shume histori, vjersha, tregime etj. e perfaqeson vetem me shkaben e cila eshte nje shpend i fuqishem e te njejtes familje me shqiponjen, por qe nuk krahasohet me virtutet qe i vishen kesaj te fundit. Shkaba ushqehet me kufoma dhe me kafshe te ngordhura. D.m.th. me mbeturinat e gjahut te te tjereve ose te ngordhura vete. Pra nuk gjuan vete. Ashtu si shqipetaret, qe me mire do te ishte te quheshin shkabetare.

  5. historia e shqiptareve says:

    Dhelpra me fakte historike simbolizon sipas radhes dhe demeve:
    1-Turqine
    2-Serbin
    3-Italine
    4-Grekun
    5-Pushtonjesit e tjere.

  6. parametabagy says:

    shif shqiptart!
    filluan poezite zoo folklorike!!!
    patjeter qe kjo shqiponja do ta ket emrin Muji ose Halili!!
    apo mos do ja vejn emrin Sal rapsodet e rinj te sotem..se ka fillu Sala me fol per territore kombtare mo…
    sa mte vogel qe e keni trunin o shqiptare,sa koka e zogut!!!

  7. robert says:

    Shqiptare! Te jemi krenare per simbolin kombetar, shqiponjen qe kemi ne flamur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje