Mbrëmjen e së martës, Tushe Osmani mori një grusht me ilaçe dhe i gëlltiti. Kishte tre ditë që e kishin pushuar nga puna. Disa ditë më parë i kishin prerë dritat në shtëpi.
Kohë më parë i vrau veten edhe i shoqi, Kujtim Osmani. Ai nuk e duronte dot humbjen e vajzës së tyre në tragjedinë e Gërdecit. E hoqën nga puna në Bashkinë e Vorës pasi mendonin se kishte votuar për Partinë Socialiste.
“Kur ishte ai në punë, e përballonte dhimbjen që na vdiq vajza, por pasi e hoqën nga puna i dukej vetja i padobishëm”, tregonte Tushja, duke u shprehur se pas vdekjes së të bijës në Gërdec kishte filluar të pinte alkool dhe të ishte i shqetësuar gjatë gjithë kohës. “Kur kthehesha nga puna e gjeja duke qarë para fotografisë së vajzës”.
Ajo thotë se shteti nuk i dha as lekët e varrimit të vajzës, Resmijes, që vdiq në Gërdec. Ajo tregoi se kërkesën për paratë e varrimit të vajzës ia bëri ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Bujar Nishanit. Në disa raste kishte kërkuar dhe takim me ministrin por asgjë nuk kishte ndodhur. Sipas saj dhënia e parave për varrimin, në shumën e 200 mijë lekëve të reja, ishte me vendim të Këshillit të Ministrave. “Kur kërkuam paratë e varrimit në Bashkinë e Vorës na thanë që fondet për familjarët e viktimave të Gërdecit kanë mbaruar. Më pas nuk kërkuam më”.
Ajo vdiq duke lënë tani pas një mbesë të vogël pesëvjeçare, që është jetime e dyfishtë.
Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija, në një shkrim për gazetën Dita thotë se Tushja do firmoste padinë.
“Ajo ishte e duruar. Në momentin kur padia civile ishte përgatitur dhe pritej firma e Tushes, vjen lajmi makabër që ajo preferoi të ishte më afër Zotit se zyrave të ftohta dhe pa pikë shprese të shtetit shqiptar. Atij shteti që i vrau vajzën. Atij shteti që i pushoi burrin nga puna dhe e detyroi të dorëhiqej nga jeta. Atij shteti që për ditëlindjen e vet abstrakte promovoi përkëdheljet e amnistive me rastin e festës së një atdheu ku mund të përfitojë kush ja nxin emrin më shumë,” shkruan Matlija.
“I pari u largua i ati Kujtim, i cili u vetëhelmua. Ai punonte në Bashkinë e Vorës dhe u pushua nga puna sepse kishte bërë krimin që mbështeste opozitën, dhe nuk është se bëri keq që kurse pala tjetër nuk garantoi dot as jetën e së bijës. Mirë që nuk u mor vesh kurrë se kë mbështeste realisht Kujtimi, por edhe sikur të ishte anëtar i partisë opozitare, prapë nuk kishte bërë krim më të madh se ata që i vranë vajzën dhe i kishin borxh një jetë të tërë. E megjithatë Kujtimin e vranë për herë të dytë. E lanë pa asnjë të ardhur në pikën e varfërisë. E pushoi nga puna një person, një kryetar bashkie që sot thuhet se rastësisht ka lidhur krushqi me urdhëruesin e ndërtimit të punishtes kriminale të Gërdecit, me vetë ish Ministrin e Mbrojtjes. Kujtimi i mbetur pa asnjë zgjidhje u shty deri në pikën ekstreme, atë të vetëvrasjes”, thekson Matlija.
”…vjen lajmi makabër që ajo preferoi të ishte më afër Zotit se zyrave të ftohta dhe pa pikë shprese të shtetit shqiptar…”
Shteti i dhjere shqiptar ket gje ka bo gjithmone,thjesht ka vra Qytetaret e vet.Shtet BARBAR.
Mos i hengshin parate e vjedhura ishalla. ne koke te tyre te bjere mallkimi i nenave qe ju vrane femijet ne Gerdec dhe ne 21 janar!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kush-do-te-behet-milioner-ose-kabineti.html
Berisha shkaterroi perfundimisht shtetin shqiptar qekurse i hyre punes se pamundur per te zhdukur gjurmet qe lidhin te birin e tij Shkelzenin si pronarin de-fakto apo tutorin e biznesit te Gerdecit.
Fatkeqesisht,”fl”,shteti Shqiptar ka qene gjithmone 1 shtet FIKTIV.As1here nuk ka qen tamam shtet.
”Shteti” i Zogut ra per gjysem ore,sa u desh Italianeve te shkarkonin armatimet e tyre.
”Shteti” i Hoxhes ishte i Vdekur dhe Ramiz Alia kishte kohe qe kishte dale ne kerkim te dikujt(1 heroi) qe t’i jepte te shtymen e fundit.Gjeti kete BARBARIN qe kemi sot.
”Shteti” i ketij BARBARI,dihet mo tashme se c’a mut shteti eshte.
HISTORIKISHT,ne e kemi pasur dhe e kemi te veshtire te ndertojme SHTET.Ndoshta vjen ne kundershtim me natyren tone si Shqiptar.2 gjona krejt te kunderta,qe s’mund te Bashkjetojne.
Upssssssssss,sa mire me ken Shqyptar,ohejjjjjjjjjjjjjj.
Hidhuni nga nje domate politikaneve nga koka ,kushdo qe te jete.Rugezgjidhje tjeter nuk keni.Vetem keshtu mund ti falenderoni ata per “demokracin” qe na kane sjelle.
Ah pa prisni prisni se nuk paska vrare veten perderisa ajo kishte bere padine dhe do ta firmoste.Nuk e ka vrare veten ajo por mund ta kene eleminuar pikerisht sepse do bente padine. Cfar nuk pret nga keta.
per KONDI UK;; domatet kushtojne, edhe mielli i kushton atij populli qe se ngopi njehere barkun me buk,,,,,,,,,,,,,,,nuk ka fjale, e hoqen nga puna pse votoje kundra????????????????????????????????????????????????
O zote dhimbje e madhe,nuk mund te jetonte dote pa vajzen dhe pa burrin ,nuk jam me kete zgjidhje qe beri ,ajo duhet te mendonte dhe per ate vogelushen e vogel qe ja kishe lene amanet e bija,me shume i di shpirti i saj qe mori kete vendim makaber,ju prefte shpirti ne paqe.
Poshte sali berisha me ne krye kriminelet e vendit.
Respekt avv.Matlija,pèr punèn dhe njeriun qè jeni!
Vetèm diçka doja tè pyesja::Si ja bèni,si punoni,ose mè saktè kundèr kujt ngrini akuza,kush mendoni se do gjykohet…mah ky vend po mè lajthit.
Avv.kam punuar,me njerèz dhe histori tè vèshtira,por kam pasur kènaqèsinè dhe krenarinè e fryteve tè punès,duke i parè mbas hekurave–por respektoj dhe juve,sepse tè paktèn nga sa lexova ju thoni qè znj.Tushe do e firmoste padinè–thuajse gjithçka varet nga ajo firmè..Avv.keqardhje pèr Zonjèn qè nuk arriti ta firmoste,por ta zemè se jua firmosi….çfarè do ndryshonte…juve avv.si shkoni pèrditè nè ato zyra tè ftohta *shtetèrore*,si kèrkoni akoma tè punoni?Sinqerisht,unè nuk po e arrij dot,nuk e imagjinoj dot tè shkoj nè njè sallè gjyqi,tè kem njè dosje nè dorè,plot me akuza tè argumentuara,dhe ai-ajo,tè mè kalojè para syve duke u zgerdhirè…sepse nuk dènohet…
Ktè se perceptoj dot,nuk e di si ja bèni,ju admiroj,unè do e harroja profesionalizmin,humanizmin,edukatèn ,shkollèn–ktu tè humbasin vlerat,tè humbet stima si njeri !
duhet qeruar kryekrimineli Saleh, pike..!!! ndryshe ky vend do shkoje akoma me shume ne humnere..
po nuk u shporr Saleh plehu, gjerat do shkojne keq e me keq..
President Nishani te dale para gjyqit per heshtjen ndaj kesaj gruaje shqiptare qe quhet Tushe Osmani aspak fajtore.
Ku eshte xhozi mbrojtesja e grave,ku eshte avukati i popullit,shoqeria civile,te drejtat e njeriut,zonja E.Ballauri,cbejne gjithe keta rogetare qylxhinj per te mbrojtur Znj. Osmani?
Jo te vrisni veten, por ata që po iu vrasin. Te me ndodhte mua Gerdeci po pa bëre ndonje atentat nuk do ikja nga kjo bote.
Mallkimi i kesaj zonje do ti ndjeke deri ne fund te varrit te gjithe keta kriminele qe fshihen pas emrit politikane, te zinj e te kuq, te verdhe e jeshil. Eshte detanta qe kane arritur ne mes tyre per shkaterrimin e Shqiperise qe i ben te paprekshem keta krimba. Si eshte e mundur qe gjate qeverisjes se Berishes se pare nuk u denua asnje kriminel i kuq, por shqipetaret lane kockat detit dhe gerxheve te Greqise. Erdhen te kuqte ne pushtet, degjenerimi me pushtetin arriti te pabesueshmen, asnje gjemb ne kembe nuk i hyri Berishes dhe kriminelit idiot tritan Shehu, as kryeministrit te pagoje Meksi per paaftesine e tyre. Kush e pesoi ishin demokratet e thjeshte qe u pushuan nga puna.Shqiperia u qeveris nga te semure patologjike, megallomane dhe njerez te lidhur me krimin. U nderruan pozicionet por perseri nga kriminelet e kuq asnje i denuar, e pesuan vetem militanet e tipit as buke as uje vetem ju mos u ndani dhe njerez qe thone vetem te drejten dhe kane moralin te besojne ne nje shoqeri demokratike. Ja kush e pesoi, nje njeri fisnik dhe nje nene qe pasi nuk mblodhi dot as kockat e se bijes, pasi shpreson se mund te kete mbetur nje fije dinjitet ketyre kermave, i falet eunukut te vene ne krye te vendit. Perendia i ka marre njeren dore, per ta bere pis dhe te pafte te kujdeset per veten e vet, do ti marre se afermi edhe ndonje organ tjeter per ta turperuar faqe botes kete krijes.Prandaj shqiptaret duhet ta perdorin te vetmen arme te drejte qe u ka mbetur, VOTEN, per ti denuar keta bandite.
Me vjen neveri me veten qe nuk di te reagoj per keto gjera. Kete grua ne rradhe te pare e kemi vrare ne dhe indeferenca jone. turp te gjitheve
Jo vetem Berisha eshte nje kriminel i lindur, i semure mendor, por edhe
Nishani nuk eshte me pak.
Me indiferencen e tij per te zgjidhur problemet e popullit si zyrtar
i shtetit,Nishani eshte bere shkaktar per vdekjet e shume njerezve,
te cilet te shqetesuar dhe ne depresion per hallet madhore te tyre
i jane drejtuar ketij fuksionari te larte shteti me shprese, gjetjen e
te drejtes.
Por ky servil dhe zvaranik,i etur vetem per pasuri,qe gjithmon ka
djekur si zagar Berishen per te marre poste qeveritare, nuk ka
punuar e nuk punon per popullin.
Edhe Lirak Bejko prej tij u vetedogj.