Ferguson-Mançini, ironi dhe sulm ndaj njëri-tjetrit para derbit të Mançesterit

8 Dhjetor 2012, 20:52Sport TEMA

Derbi i Mançesterit që do të luhet të dielën është ndezur para kohe nga dy trajnerët, Aleks Ferguson dhe Roberto Mançini, të cilët me deklaratat e tyre kanë filluar lojën e famshme psikologjike që zhvillohet zakonisht në këto raste.

I pari ishte Ferguson, i cili sulmoi gjyqtarët që sipas tij japin shumë penallti në favor të Mançester Sitit. “Nëse do të na jepnin ne penalltitë që janë dhënë për Sitin, tani do të kishte një hetim parlamentar ndaj nesh”, tha trajneri skocez.

Por në fakt, kjo deklaratë e tij lë pak për të dëshiruar, pasi në këtë sezon, Junajtid ka fituar më shumë penallti (5) se Siti (4). Edhe në sezonin e kaluar, Mançester Junajtid fitoi 11 penallti ndaj 8 të fituara nga Mançester Siti dhe vetëm po të përfshihen të dhënat që nga sezoni 2010-2011, atëherë të dy skuadrat shkojnë barazim në numrin e penalltive të fituara, me 21 të tilla.

Me deklaratën e tij, edhe pse statistikisht të gabuar, Ferguson u mundua t’i tërhiqte vëmendjen gjyqtarëve, të cilët kanë dhënë 3 penallti në 4 ndeshjet e fundit për Mançester Sitin.

Megjithatë, deklaratat e skocezit nuk kanë shqetësuar shumë Roberto Mançinin, i cili për vete është hedhur në sulm ndaj tij. I pyetur nëse skuadra do të ndjente në derbi peshën e eliminimit nga Liga e Kampioneve, trajneri italian e ka kthyer përgjigjen e tij në një sulm ndaj rivalit.

“Mos harroni se Ferguson ka fituar kampionatin e tij të parë pas 7 viteve në drejtim dhe Ligën e Kampioneve të parë pas 13 sezonesh. Kështu i bie që unë të kem edhe 11 sezone në dispozicion për të fituar Ligën e Kampioneve”, deklaroi Mançini, duke ndezur më shumë atmosferën./lajmeshqip

3 komente në “Ferguson-Mançini, ironi dhe sulm ndaj njëri-tjetrit para derbit të Mançesterit”

  1. aqifi says:

    Fergusonit ju deshen 13 vjet te fitonte Ligen e Kampioneve, por nuk kishte nga nje pus nafte qe paguante cdo lojtar. Kishte ne dispozicion lojtare akademie dhe me kosto te ulet te cilet i permiresonte dhe motivonte…

  2. Marini Londer says:

    O Afiq ik pashe nerin shiko noj futboll turk se sje per premierligen
    Manchester United ishte ne ate kohe klubi me me shume leke… smerr ere nga futbolli po ik o morr

  3. kola says:

    dhe ku eshte akademia e junajtit , na thuaj ke futbollist ka nxerre junajti , ferguson nuk di te nxerri talente , por ai di ti bleje aq sa mundet te paguaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje