INTERVISTA/ Pëllumbi: Teza e Berishës, “bathorizim”. Me nacionalizma nuk fitohen zgjedhjet

8 Dhjetor 2012, 13:02Politika TEMA
INTERVISTA/ Pëllumbi: Teza e Berishës, “bathorizim”. Me

Anëtari i Këshillit të të Urtëve në PS, Servet Pëllumbi, duke folur në emisionin “Debat”, ka thënë se teza e nacionalizmit e ngritur së fundmi nga Sali Berisha, është më shumë një “bathorizëm” që do të bëjë ai, me qëllim fitimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Profesor ku ishit ju më 28 nëntor, në 100 vjetorin e Pavarësisë? A mund të ishte ky 100 vjetor i identitetit dhe prosperitetit?

Është e vërtetë, 100 vjetori ishte me të vërtetë një ngjarje e madhe për Shqipërinë. Sigurisht që nuk mund ti ndajmë të dyja bashkë, krahas identitetit mund të shkojë dhe ai i prosperitetit, por në këtë 100 vjetor ra në sy një vitalitet i veçantë i popullit tonë, ku patëm një shpërthim iniciativash nga poshtë, dhe sidomos rinia ishte në ballë të këtij 100 vjetori. Gabojnë ata që thojnë që Shqipëria nuk mund të bëhet! Shqipëria është e bërë dhe do të bëhet edhe më e mirë. Dhe kjo festë na e përforcon këtë.

A u vunë re këto dy realitete, një realitet i njerëzve që u vetorganizuan, dhe një realitet tjetër, ai i politikanëve, i medias, e kështu me radhë?

Jo vetëm në ditët e pavarësisë, por dhe më herët u vunë re prirje të dëmshme, për t’i ndarë Vlorën me Tiranën, jugorët me veriorët, etj, të cilat ishin pjesë e kësaj politike të mbrapshtë. Dhe kjo u ndie edhe në Vlorë.

Opozita, si u soll ajo në këto festime? 

Në fushatën përpara 100-vjetorit ajo mund të luante rolin e saj më të madh, sidomos duke aktivizuar intelektualët që e simpatizojnë opozitën, dhe në përgjithësi për të zhvilluar një veprimtari kulturore më të dendur. Në këtë drejtim do thoja që opozita e kishte potencialin për ta bërë një gjë të tillë, por nga mungesa e organizimit nuk arriti që bënte ndonjë veprimtari që të mbahej mend.

Si i konsideroni debatet në lidhje me figurat e rëndësishme të kombit shqiptar, kam parasysh këtu debatin për figurën e Ahmet Zogut, apo dhe Enver Hoxhës, që e nxiti kreu i LSI-së, Ilir Meta?

Kërkoj që të mos spekulohet nga politika sidomos, që sipas preferencave të njërit apo tjetrit të kërkojë ndryshimin e historisë. Në rastin e figurave të caktuara, u vu re që politika ndërhyri për t’i imponuar historisë dhe historianëve pikëpamje të caktuara, siç ndodhi me Ahmet Zogun. Është normale që eshtrat të vinin, por ato të vinin jo me protokoll shtetëror, dhe jo me shpenzimet e taksapaguesve. Një glorifikim i tillë siç filloi të bëhej për Zogun ishte i pajustifikuar.

Sa u shfrytëzua kjo për efekte elektorale? Ka parasysh dhe deklaratën e kreut të LSI, Ilir Meta për figurën e Enver Hoxhës.

Mbase dhe për efekte elektorale, kjo mund të jetë. Unë nuk është se shoh ndonjë efekt të madh elektoral nga kjo gjë. Por, unë këtu shikoj diçka personale. Që ka të bëjë me faktin që të admirosh një figurë për disa tipare për të cilat përpiqesh ta imitosh atë. E kam fjalën këtu për kryeministrin Berisha, pasi ai kërkon një pushtet të dorës së fortë, dhe Zogu është një njeri i pushtetit të dorës fortë. Është një njeri që është i modelit që i ka në dorë të gjitha pushtetet, dhe Berisha është i prirur që ta bëjë këtë. Ndërsa sa i përket deklaratës së Ilir Metës, ajo mund të them që ishte për qëllime elektorale. Por mënyra se si e shtroi Meta këtë çështje ishte diçka e përligjur, pasi ai nuk ka mbetur në rrugë dhe nëse nuk ia dhe atë.

Nacionalizmat nisën një çështje tifozësh që mbështesnin kombëtaren e futbollit, por tani kanë shkuar deri aty sa këto deklarata kanë shqetësuar dhe DASH. Si e shikoni këtë gjë?

Ta ndajë mendjen Berisha dhe kushdo, me nacionalizma nuk fitohen zgjedhjet. Aq më tepër kur populli e ka marrë mesazhin e demokracisë dhe sa më shpejt do t’i dalë kjo lloj narkoze që përhap Berisha, me nacionalizma dhe shpërndarje të pasaportave. Pra indirekt bën ç’popullimin e të tërë krahinave dhe të krijojë Bathore në rreth të Tiranës apo të Durrësit.

Pra, teza e Berishës për dhënien e pasaportave është një tezë për “bathorizimin” e Shqipërisë?

Pse jo. Më shkon mendja plotësisht, sepse është normale. Po ta analizosh, shumë shtete nuk e kanë dyshtetësinë. Prandaj, mua më duket që përveç zhurmës dhe joshjes, dhe përpjekjeve që bën vetë kryeministri për të marrë pamjen e një lideri mbarëkombëtar shqiptar, lider të gjithëpërfshirshëm, lider që të kujtohet si Ismail Qemali, prandaj e bëri dhe mbledhjen e qeverisë dhe u ul në karrigen e Ismail Qemailit. Domethënë ai tani ka maninë që të bëhet jo thjeshtë lider i PD-së, por lider i mbarë shqiptarëve. Dhe mendon që vetë PD-në ta bëjë një parti drejtuese me një opozitë satelitë që të vijë vërdallë dhe të jetë gjithnjë opozitë siç ndodh në Rusi e gjetkë.

Pse tani?

Unë jam vetë dëshmitar se si është kundërshtuar nga vetë Berisha ideja e bashkimit dhe unitetit kombëtar ndër vite. Programin e tij e bënë disa intelektualë me Rexhep Qosen, Krasniqin, Petro Lalajn etj, pasi kryesisht ishte një iniciativë intelektuale. Ishte vetë Berisha që e inicioi dhe më pas e sabotoi. Por nga ana tjetër, përveç kësaj ky është dhe një projekt elektoral i Berishës, dhe unë pikërisht këtu shikoj dhe rrezikun për zgjedhjet e ardhshme, dhe them që ato do të jenë shumë të tensionuara, pikërisht sepse po krijohen shumë probleme.

Si mund ta përdori Berisha këtë çështjen e pasaportave për zgjedhjet e ardhshme?

U tha për mbas zgje-dhjeve, por çështja ka filluar që tani. Mesa di unë radha nëpër ambasadat ka filluar këto ditë për të marrë pasaportat. Sepse duhet vetëm një formular për të marrë pasaportën.
Mesa duket Berisha ka punuar shumë për të krijuar imazhin se ai është epiqendra e shqiptarizmës. Po opozita ç’po bën në këtë drejtim?
Është e vërtetë kjo, dhe duhet thënë që në këtë drejtim opozita ka punuar jo mirë, dhe Berisha është superior.

Kemi hyrë në ditët e fushatës elektorale dhe pse jo zyrtarisht, por ngaqë presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve. Si ju duket kjo datë, kjo periudhë deri në qershor?

Problemi i zgjedhjeve tek ne nuk është zgjidhur si duhet, vetë ligji i zgjedhjeve vazhdon të ketë defektet e veta. Që ka të bëjnë me koalicionet, favorizon partitë e mëdha dhe penalizon të voglat. Do ketë domosdo një polarizim që do tensionojë situatën. Siç ndodh aktualisht që janë përfshirë në koalicion me PD, për të ndarë postet në qeveri dhe institucione. Janë bërë 47 apo 50 zv/ministra, që rinë kot vetëm sa marrin rrogën dhe janë në pushtet. Është një paradoks që në mënyrë të sforcuar të bën aleatë të tillë, me qëllim që të mbahet në jetë mënyra e manipulimit, por ka shumë fiktivitet. Për rrjedhojë të njëjtin model do detyrohet të marrë dhe krahu tjetër. E njëjta gjë dhe për kandidatët. Grupin e kemi dhe prapë këto deputetë do kemi. Por a do kesh konsultime elektoratin? Me këtë elektorat ke korur sukses apo jo? Gjëja kryesore është vajtja tek elektorati, konsultimi me ta qoftë për kandidatët qoftë për të gjitha çështjet. Nuk mund t’iu thuash atyre thjesht unë e ngrita një komision për mbrojtjen e votës. Nuk ka asgjë të sigurt, duhet vetë njerëszit të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se është i domosdoshëm rotacioni. Duke i parashtruar elektoratit të gjitha treguesit që të çojnë domosdoshmërisht tek një rotacion i tillë.

Ka garanci opozita që vota e atyre që e mbështesin do numërohet drejt?

Për këtë garanci asnjëherë nuk ka garanci. Ndaj duhet menduar mirë dhe të meren masa që vota të jetë në kontrollin e përgjithshëm qytetar.

Jeni një figurë me kontribut në PS. Si një alternativë në garë për në pushtet, tre elementë thelbësorë, lidershpi, programi dhe ekipi, si i shikoni, këto elementë e garantojnë synimin?

Në fushatë elektorale duhet të jetë si ti koordinojmë këto hallka që të marrin drejtimin e duhur për të shkuar në fitore. Preokupimi kryesor të jemi sa më koheziv, më të bashkuar, për të arritur objektivin. Duhen lënë mënjanë përplasjet dhe të punohet bashkë. Dhe kjo është e rëndësishme. Në këtë kuadër PS të gjejë rrugët, të gjejë format që të mbështesë lidershipin, anëtarësinë, elektoratin, strukturat t’i dëgjojë dhe t’i mbështesë, jo të krijojë çarje. Nuk duhet të mblivlerësohet një palë e të nënvlerësohet tjetra. Ndërkohë që çështja kryesore është anëtari i partisë, me të fillon dhe statusi i PS, ndaj nëse ato di t’i vësh në lëvizje punët i ke në rregull. Por kur nis pastaj problemi që unë jam këtu, nuk shkoj atje, po u bënë ndarje të tjera me feude të vogla, atëherë që në fillim e ke nisur keq.

Deri më sot si e ka bërë opozita opozitën?

Kam qenë kritik për bojkotin e zgjatur të opozitës, pasi kur shtrihet në kohë bojkoti krijon probleme për partinë dhe demokracinë në vend. Nuk e ka shoqërua mendimin opozita me veprimin. Nëse fjalët janë thënë në kuadër strategjish, ka çaluar në taktika. Në kuadrin e demokracisë në parti, PS është më demokratikja, por nuk ka ditur të gërshetojë mendimin ndryshe me detyrimin. Nëse merr një vendim duhet ta zbatosh, ky është defekti i PS-së. PS-ja duhet të ketë një harmonizim ndryshe me debatin dhe me vendimmarrjen.

Pro apo kundër atyre që pa LSI-në, PS-ja nuk vjen dot në pushtet?

Kundër nuk mund të shtrohet e kushtëzuar, sepse në 2009 ishim me lsi dhe ajo iku e bëri qeverisje me Berishën. Dhe me katër deputetë mori 20 përqind të pushtetit. Çfarë më garanton mua që me gjithë makinacionet që mund të bëhen po kjo LSI apo një tjetër nëse i ofrohet 25 përqind e pushtetit nuk ikën prapë. Ndaj kur ke një përvojë nuk mund ta shtrosh çështjen që pa këtë nuk mund të fitoj.

14 komente në “INTERVISTA/ Pëllumbi: Teza e Berishës, “bathorizim”. Me nacionalizma nuk fitohen zgjedhjet”

  1. erik says:

    Sa më shpejt t’i dalë narkoza Berishes,aq me shpejt do ulet me prapanice ne toke,dhe vetem atehere do e kuptoi se do ti vjelli te gjitha ato qe ka pervetsuar nga djersa dhe gjaku i popullit te vet.Nacionalizmi i tij eshte nje parashute,por qe nuk do ja shpetoi koken.

    http://www.fotohumoristike.com/displayimage.php?album=14&pid=943#top_display_media

  2. tironci says:

    Çar ke mer lal? Pensionin e ke 1 milion e 500 lek ne muj ene te burgosnit politik, e pronaret nuk kane morre pronat e veta. ke ardhe si pushtus i Tirones me Dullen ene tash flet per bathoren. Keni pushtu mer lal qendren e Tirones (tironen e re). Na keni burgos ene vra per 50 vjte ene tash na flet si qytetar tironc. Jazek te qofte!

  3. itan says:

    Ilir Meta te beri milioner duke te bere djalin aksioner tek birra
    Tirana ne 11 social-komunistet qe e moret falas fabriken me te madhe te birrres ne Shqiperi te rikostuktuar ne 96 me 6 milion dollare nga Gjermanet me 2 miliard leke ne banka e 200 mije usd prodhim.Ok Marksist e
    Enverist i perjetshem.

  4. ALEATI says:

    FLISNI KOMUNISTA TALLUNI SI TE DONI SE JU MBRON AMERIKA ”ALEATI JONE”

  5. media e lire says:

    Qy serveti me maske engjelli,realisht nje komunist me mekate familjare ndaj inteligjences shqiptare te kohes se luftes,fsheh ne qelizat e tij shume sekrete qe do ti mare nen dhe.
    Ai shkruan:Shqiperia behet dhe do behet me e mire….
    kjo eshte e vertete per komunistet si puna e Servetit,sa biznese ka servoja dhe farefisi i tij?ku i gjeti? mos i kish trashegim nga prindrit? sa i vate pasuria ne para servos? kjo eshte ideja e tij Shqiperia behet.
    Engjelli servet:200.000 shqiptare kaluan gulaket e komunizmit tuaj,2700 mjerane pa faj jane ende gjalle nga koha kur buckariteshe ne fronin komunist,dosjet s’ke deshire ti hapesh,per keto fakte c’thua?
    S’kemi degjuar sikunder hiqesh ti kerkosh falje popullit si komunist ne krye te tortes komuniste enveriste.Servo beju burre te pakten nje dite dhe nxiri ato sekretet qe ke ne bark,para se te te gjykoje Allau nen dhe.

  6. tironci says:

    “media e lire” ke te drejte mer lal! Serveti me shoke kane pushtu Tironen ne ate kohe ene ne kte kohe. Ishallah osht Zoti i Modh e i gjykon!!!!!

  7. alban4eva says:

    o njerez, Serveti te jet si te doje, i mire, i keq, i poshter, komunist, demokrat, nuk ka fare rendesi, e keqja ne kete vend nuk eshte Serveti.
    e keqja quhet Saleh shpellar Berishovici.

    zjarrin Shqiperise nuk ia ka vene Serveti apo Rama, ia ka vene Salehu. njerezit jane pa buke jo nga Serveti, por nga Saleh kurva.
    detin e Shqiperise nuk e shiti Serveti apo Edi Rama, por e shiti Saleh pedofili.

    njerez rrugeve me duar ne xhepa nuk i vret Serveti, i vret Saleh varkari..
    ju qe doni te shikoni gjurmet dhe jo ujkun, ose jeni te verber dhe te mjere, ose e beni qellimisht, se ashtu ju intereson..

    kurva te ndyra Saliniane, jeni vemje te peshtira, asgje me shume..

    1. Danton says:

      @alban4eva, keni te drejte se e keqja kete kohe eshte Berisha, por nuk duhet te harrojme se zoti Pellumbi ka qene filozofi me i njohur marksist-leninist, e mbase i vetmi,ne Shqiperine totalitare.Si thua ti zoti alban,a mund qe nje marksist-leninist fanatik deri ne budallallek si profesori i nderuar e i respektuar, te jete ne gjendje te jape leksione demokracie??!!Dhe mos harro se u shpreh hapur kunder bashkimit kombetar duke e quajtur “nacionalizem te kaluar kohe”.Ky qyryk e gjytrym e pjerdhur nga trute do t’i orientoje PS-ne dhe Ramen drejt nje qendrimi ‘internacionalist’ krejt pakuptim e jashtekohe tashme

  8. Moçalor + Terùn + Redneck = jugor says:

    Zoti Pellumbi! kokqyteti i shqipnise para vitit 45 kishte 10 mije banor. nga 45 deri ne 90 ne kokqytet erdhen moçaloret e jugut me ne krye moçalorin enver dhe rrezultati ishte; instalimi i diktatures e injorances moçalore.
    nga 90 deri me sot ne kokqytet erdhen verioret me ne krye Zotin Berisha dhe rrezultati asht: demokraci, liri, mirqenie zhvillim e progres
    kjo asht diferenca midis moçalorve dhe veriorve
    kena nje shprehje ne ne veri, moçaloret nuk dalin pa gjak nga injoranca

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Shko tek Lana dhe shif shoket e tu ate progresin tend ti or mik…Si e bete Tiranen ne 92-96..I vishnit cizmet me balt te krahasuara me hunden me qurra nje gjatesi kishin.. Te vinte turp te thoshe jam Tirans..E tregonte vet tabela kur hyje ne qytet…

  9. LORA says:

    Kushedi sa eshte paguar Alfred Peza,natyrisht nga ilir meta,per te na e sjelle edhe njehere ne ekran hijen e mocme servet pellumbi.
    E keni te kote ju gazetare qe doni me rrejt veten tuaj se mund te na mbani ende ne kthetrat e statukuose se gangstereve politike te 22 vjetve te fundit.
    A.Peza,nje gazetar medioker,ska piken e turpit ne kolloqithjen e tij me gerdallat e mafies se nano-kurvave.

  10. Mustafa prej Tropoje says:

    Profesor kater pytje po te beje nga large.1.Nese sote qe po flet a i ke nderuar bebelinat apo jo.2.A e ke me vete teseren e P.P.SH.3.Po dosjen e sigurimit e ke te fotokopjuar apo jo.4.Dhe kur ke fol ne telefon ose je takuar me Sali efendiun,dhe ku,lutem me kthe pergjigje.

  11. psikolog says:

    Moderatori i temes duhet te mos lejoje komente me shpifje per nje figure te nderuar si Servet Pellumbi.patriot dhe i ditur.Ato qe thote nuk i bejne hosana as Berishes as Rames,tifozet e te cileve i neveris per komentet vulgare kane bere ketu per kete intelektual me kontribute ne politiken shqiptare.E njoh pro.Pellumbin si shembull te vlerave ne politike ,familje dhe kudo.Deshperim per gazeten tema e cila pasi piraton shkrime nga gazeta te tjera lejon fyerje banale e denigrim nepermjet komentuesve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje