Psy kërkon falje pse ka protestuar kundër amerikanëve

8 Dhjetor 2012, 19:24Lifestyle TEMA

Këngëtari nga Koreja e Jugut, Psy, i bërë i famshëm në tërë botën me këngën e tij Gangnam Style, ka kërkuar falje pasi disa vite më parë ka marrë pjesë në protesta anti- amerikane.

Ai ka lëshuar një deklaratë pasi media amerikane raportoi se ai kishte performuar në një koncert kundër prezencës amerikane në Korenë e Jugut dhe në Irak.

Këngëtari tha se ndjehet i keqardhur dhe do jetë gjithmonë i tillë për dhimbjen që ka shkaktuar.

Sipas BBC, Psy do të këndojë në specialen e përvitshme televizive “Christmas in Washington”. Presidenti amerikan dhe familja e tij do jenë të pranishëm në koncert.

Kënga e Psy Gangnam Style ka thyer rekord duke u bërë video më e parë në YouTube me mbi 900 milion klikime që prej korrikut.

5 komente në “Psy kërkon falje pse ka protestuar kundër amerikanëve”

  1. Ben Chicago says:

    Haha,tashti e do Ameriken,normal,pas milionave qe more per nga Amerika nga shitja e kenges.Ska problem “Gango”,Amerika eshte free country,ti fiton prej saj,dhe prape proteston kunder trupave amerikane,qe te mbrojne ty nga veshkuqet e veriut.

    1. Relapso says:

      po ik ore injorant

    2. ceni says:

      Mire ja The Beno, te gjithe keshtu veprojne kur kane nevoje per ndihme.

    3. Argita_B says:

      Ai nuk do as Ameriken, as forcat amerikane ne Irak, ai do dollaret e amerikaneve koketrashe, qe do mbushin sallen per ta pare. Po te ishte free country Amerika si pretendon ti, sot nuk do kishim me dhjetra mijera te pafajshem irakien te vdekur nga nderhyrja amerikane.

  2. edi an albanianjewish livin' in toronto says:

    PARAJA TE HEQ BREKET …POR BENIT NE CIKAGO I KA HEQUR DHE BREKET DHE MENDJEN…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje