Jennifer Lopez: Casperi, vetëm një lodër seksi për mua

8 Dhjetor 2012, 13:56Lifestyle TEMA

Ajo i befasoi të gjithë, kur pas ndarjes me bashkëshortin e saj, Marc Anthony, vendosi që të lidhej me balerinin Casper Smart, 19 vjet më i ri se ajo. Dhe, të shumtë ishin ata që nuk besonin se ekzistonte një dashuri reale mes Jennifer Lopez dhe 24-vjeçarit.

Këtë gjë duket se këngëtarja e njohur ia ka rrëfyer edhe një mikeshës së vet, të cilës i ka thënë se për të Casper është vetëm një lodër seksi. Lopez ka thënë se me Casper është lidhur vetëm për seks.

“Ai shpreson se një ditë do të martohemi dhe do të kemi familje. Është qesharak, por edhe i ëmbël, por për mua ai është vetëm një djalosh i papjekur dhe argëtim i shpejtë”, i ka thënë ajo një mikeshës së vet në koenfidencë, por që në fakt tashmë ka dalë në media.

2 komente në “Jennifer Lopez: Casperi, vetëm një lodër seksi për mua”

  1. pazari i ri says:

    na myten bundrat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje